Përmes një konference të përbashkët për mediat në Tiranë me ministrin e Drejtësisë së Austrisë, Josef Moser, ministrja Etilda Gjonaj tha se intensifikimi i luftës kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar do t’u japë shqiptarëve një qeverisje më të denjë.
Ajo tha mes tjerash se Austria ka treguar vendosmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj në anëtarësimin në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
“Me reformën në drejtësi e luftën kundër korrupsionit dhe krimit do t’u japin mundësinë qytetarëve për të pasur një qeverisje me të mirë.
Jam e lumtur të dëgjoj nga kolegu im austriak Josef Moser, se Austria do të vijojë të jetë një mbështetëse e fortë për rrugën e Shqipërisë drejt BE”-tha Gjonaj.
Ministrja Gjonaj konference per shtyp me homologun austriak Josef Moser tha se “Reforma ne drejtesi ka hyre ne fazen e saj perfundimtare. Shume shpejt funksionimi i SPAK. Mazhoranca e vendosur ne reformen ne drejtesi.
Korrupsioni eshte nje sfide kyce per qeverine edhe per mua personalisht. Kemi versionin e duhur per kete fenomen. jemi te vetedijshem qe korrupsioni nuk iken me nje dite, por kemi marre masat e duhura.
Nuk eshte rastesi dhe as mision i lehte qe pothuajse ne cdo jave te prezantojme rezultatet e masave kunder korrupsionit. Kmei zgjedhur ti ndajme masat me ju si pjese kyce e qeverise shqiptare.
Jemi te vetedijshem qe ka akoma shume pune per te bere per te krijuar nje shtet te se drejtes dhe me standarte europiane.
Jam e lumtur te degjoja nga homologu im se Austria mbetet nje partner i vyer edhe ne arenen nderkombetare per qeverine shqiptare”.
Ministri Josef Moster nenvizoi “Eshte vizita ime e dyte per 6 muaj. Kemi nje shoqeri shume vjecare me Shqiperine dhe jemi te gatshem ta vazhdojme me tej forcimin e bashkepunimit.
Ne sot kemi mundesine qe ne kuader te ketij bashkepunimi te kemi permbylljen e nje projekti binjakezimi kunder korrupsionit.
Eshte nje projekt i parashikuar te vazhdoje minimalisht dri ne 2020 dhe ky projekt do te rrise besimin tek drejtesia. ne 1 prill 2018 ne nisem nje projekt te ri “EURALIUS”, ishte nje projekt qe con ne forcimin e shtetit te se drejtes ligjore, luftes kunder korrupsionit si dhe pastrimit te parave.
Deshiroj te falenderoj te gjithe partnweret, anetaret e projektit si dhe vet ministren e cila ne fazen e fundit ka qene drejtuesja e projektit e cila tregon vendosmerine tende per te rritur shtetin e se drejtes dhe besimin e qytetareve.
Jemi duke finalizuar nje projekt tjeter per te shkembyer eksperianca si dhe informacione”.(TemA)