PD: Mos u bëni merak, kemi besim tek Klement Zguri se nuk do ta rregjistrojë në zgjedhje partinë e Astrit Patozit

26 Prill 2019, 09:15Politika TEMA

Sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi, thotë se “Bindja Demokratike” e Astrit Patozit nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai thotë se ka bindje, që kryetari demokrat i KQZ-së, Klement Zguri, nuk do ta rregjistrojë partinë e Patozit në zgjedhje.

“Në përputhje me ligjin, edhe pse ndonëse është regjistruar nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, nëse zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Sepse në përputhje me ligjin konsiderohet e paregjistruar. Sepse vendimi për regjistrimin e një partie merr formë të prerë vetëm pasi kalon afati i ankimimit që është 15 ditë.

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të shprehet brenda 5 ditëve, pra brenda 5 ditëve duhet të marrë vendim.

Ka një veprimtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vitet e shkuara, në vitin 2015. Pra ka precendent ku parti nuk janë regjistruar edhe pse kanë qenë në një hap më të avancuar se partia Bindja Demokratike.

Në mos gaboj ka qenë partia “Shkodra 2015” në zgjedhjet lokale. Me sa mbaj mend vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhej fjalë për një parti që ishte regjistruar në gjykatë më datën 8 prill të 2015, afati i fundit për regjistrim ishte 10 prill 2015, pra ishte në një fazë më të avancuar se partia e Patozit dhe KQZ diku më 16 prill ka vendosur që sa kohë nuk ka marrë formë të prerë vendimi i regjistrimit, kjo parti nuk mund të regjistrohet. Votimi i KQZ ka qenë 7 me 0.

Mund të jepen gjithashtu fakte ne lidhje me firmat. Ju nxis ju gazetërve të verifikoni kush ka firmosur për krijimin e kësaj partie.

Ligjërisht kjo parti nuk regjistrohet dot në zgjedhje.

Unë kam besim të plotë te KQZ jo vetëm te Klement Zguri që është kryetar dhe te cilido anëtar që vendos ligjin mbi interesin apo urdhrin partiak të Edi Ramës”, ka thënë ai në emisionin “Debati” në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku.(TemA)

4 komente në “PD: Mos u bëni merak, kemi besim tek Klement Zguri se nuk do ta rregjistrojë në zgjedhje partinë e Astrit Patozit”

  1. 19 says:

    bravo bardha sa mir i njef ligjet

  2. Flutura says:

    Po mbaheni per lesh te kokes ?

  3. Komentuesi says:

    Ti Gazmend Qorri,nqs i ke dhene Klement Zgurit ndonje valiçe me euro si dikur Arben Ristanit,mund te mos e regjistroi partine e Patozit.Ti Gazmend Qorri,po te bejne xhoko syt dhe nuk i di me mire ligjet se gjykata ku eshte regjistruar partia e Patozit. Klement Zguri nuk eshte gur shahu qe mund ta levizesh ku te do qejfi ty.Ai e ka treguar vehten se eshte nje kryetar i paanshem.Nuk eshte maskara si ty dhe Luli yt shalngjituri.

  4. Zagali says:

    Me sa duket pd-ke i ka mbaruar karburanti dhe i ka hyre tartakuti ne bark.Berisha,Basha,Meta dhe Monika po e shikojne te semes nga kane dale,por nuk hyjn dot me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje