Për krizën politike që e ka emrin: "Opozita e Bashkuar"!

26 Prill 2019, 15:39Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Dështimi i protestës së radhës së “Opozitës së Bashkuar” nëpërmjet bllokimit të 5 akseve rrugore të vendit, shënoi edhe zyrtarizimin e krizës së saj politike.

Ka disa prova të qenësishme që e dëshmojnë këtë:

1.- Pas dështimit të asaj që dy muaj më parë cilësohej si “revolucion popullor”, u kalua tek termi i ri “mosbindje civile”. Edhe në këtë rast dështimi është i sigurtë, sepse si në rastin e parë ashtu edhe dje, është e qartë për të gjithë se edhe revolucionet edhe mosbindjen civile i bëjnë qytetarët. I bëjnë qytetarët e udhëhequr jo nga ish pushtetarët në hall, e as nga elitat politike të korruptuara e të kriminalizuara, por nga nevoja dhe revolta e tyre e brendshme, kundër pushtetarëve dhe klasës politike. Ndërsa dje ishte thjeshtë një lëvizje e opozitës kundër qytetarëve shqiptarë. Kundë atyre qytetarëve që ishin duke udhëtuar nëpër rrugët e bllokuara për hallin, qejfin, punën dhe biznesin e vet.

2.- PD është në krizë sepse sot, përveç të tjerash, ajo është më e përçarë se kurrë. Sot kemi një grup të ri parlamentar me deputetë të kësaj Partie në Parlament, ndërkohë që pjesa tjetër i dogji mandatet dhe ndodhet jashtë sistemit. Sot kemi një PD të re, me emrin Bindja Demokratike, me kryetar ish Nr. 2 të PD që ka qenë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie dhe rivali i Lulzim Bashës për kreu e saj. Sot kemi të tjerë deputetë nga listat e PD që janë futur e do futen në Parlament, ndërkohë që kjo parti doli edhe jashtë procesit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Sot kemi kryetar bashkish të kësaj partie që pritet të kandidojnë në këto zgjedhje apo ish deputetë të saj që janë regjistruar si kandidatë të pavarur për kryetar bashkie.

3.-Sot kemi një parti si LSI që iu plotësuan të gjitha vendet e lëna bosh në Parlament nga deputetë të listave zyrtare të kësaj partie. Sot kemi një LSI të demoralizuar totalisht. E pranuar kjo edhe me gojën e vetë Kryetares Monika Kryemadhi e cila deklaroi se “njerëzit e LSI duhet të zgjohen nga gjumi, jo duke ndejur me njëri-tjetrin… Duhet të takojmë njerëzit që kanë qenë viktima të makinerisë së propagandës së Edi Ramës”

4.- Sot kemi një “Opozitë të Bashkuar”, me 4 parti të tjera vetëm me kryetarë por pa anëtarë, që kërkojnë shpëtim herë duke kërcënuar me një 1997 të re dhe herë duke kërkuar tryeza nga Presidenti tani që u dogj afati i regjistrimit të tyre në KQZ.

Pas protestës së djeshme, aq pak interes publik kishte aksioni më i rëndësishëm i opozitës për këtë javë, sa asnjë prej emisioneve të debateve politikë televizive nuk u mor me të.

Kaq mjafton për të kuptuar se kriza politike e “Opozitës së Bashkuar” këtë radhës është jo vetëm e thellë, por edhe e pa shpresë.

 

4 komente në “Për krizën politike që e ka emrin: “Opozita e Bashkuar”!”

  1. Raul says:

    I perjetshem kujtimi i sharebajgave te haremit famekeq te Jales, kejdi dhembcakallja dhe Nora bythderrja, i humbte vula pergjithmone Nafije fallxhores te leshitdhise

  2. goni says:

    SHOH NE FOTO 3 MUTRAT E KOMBIT PLEHERAT E SHQIPERISE QE PO E NGATERROJNE DHE PO E BEJNE LEMSH VENDIN QE ZOTI I BEFTE LEMSHE E MOS I ZGIDHTE ,FUNDRRINA TE FLLIQUR ,,,,,,

  3. Ce says:

    Ne cilin vend te botes, del gruaja e presidentit ne rruge me burgaxhinj, drogmene, hajdute, kriminele, njerez te hurit dhe litarit, dhe bllokon rruget kombetare se do pushtet, se pushteti presidencial nuk i mjafton por do pushtet perandorak se ka biseduar me zotin si fallxhore dhe zoti e ka udhezuar te bllokoje rruget. Kjo nuk ndodh as ne Ruanda, KONGO, CAD, SUDAN, AFganistan, ku behet lufte civile por ndodh ne Europe. Kjo Nafija o popull ja kaloi 100 here Nafijes se xha Brahos kjo eshte njeriu me i urryer ne planet per popullin shqiptar, mori ne qafe 40 deputet me shprese se do vinte ne pushtet. Por ka shkuar ne te semes bashke me shrebajgat e leshilikes. I humbte fara, se paska qene fare e keqe kjo leshelija e likes, mallkuar qofte dita qe ka lindur kjo e cmendur qe po cmend dhe partine demokratike qe shkon pas qerres se leshelise,

  4. Bureto says:

    Ce! Një korregjim të vogël. Nuk shkon asnjë parti pas LSI. Ka qenë dhe është kjo që u ngjitet dhe s’u shqitet atyre si muti në këpucë. Dhe ato e pranojnë, jo se ia pëlqejnë erën, por se ju duhet ngaqë s’mund të ecin zbathur. Gjithsesi vjen një ditë që ato hidhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje