Gramoz Ruçi mesazh për Pashkët: Traditë e çmuar, në festa fetare gëzojmë bashkë

27 Prill 2019, 13:09Kulturë TEMA

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë shqiptarët në vigjilje të Pashkëve Ortodokse.

Në urimin e tij, Ruci sjell në vëmendje harmoninë fetare në vend, ndërsa shkruan se “ është traditë e çmuar që në festat fetare gëzojmë bashkë.

“Të duam tjetrin siç duam vetveten. Dashuria është vlerë e gjithë qytetërimeve e besimeve. Mesazhi i Pashkëve, është që pasuria e pakicës të mos varfërojë shumicën, drejtësia të mund padrejtësinë dhe e mira të keqen”, shkruan Ruci në urimin e tij.(TemA)

7 komente në “Gramoz Ruçi mesazh për Pashkët: Traditë e çmuar, në festa fetare gëzojmë bashkë”

  1. ME EMER says:

    Shteti eshte i ndare nga feja . Kete deshire apo urim si mund ta quajme e kane te drejten ta bejne kryesite e fese nepermjet drejtuesve te tyre , ne asnje menyre jo kryetari i parlamentit .Punoni qe tu doje populli zoti k/ parlamentar ..! Kur populli nuk ka besim tek ju , i drejtohet dyerve tew kishes apo xhamise , te teqeve apo te zyrave te Jahovave etj etj me shprese per nje jete me te mire , nga ajo qe ju ja u keni nxire ..!GEZUAR PASHKET SHQIPTARE TE NDERSHEM ..!

    1. Alb -Nakba Tepelenistan says:

      Komunisti armik i betuar i fese dhe asaj kristiane, me pafytyresi dhe shemti te pazakonte urron ne menyre hipokrite komunitetin e nderuar kristian shqiptar.

  2. Peço says:

    Më pëlqen shumë shoku Gramoz, është fetar i devotshëm. Lidhjet e tij shpirtërore me fenë kanë rrënjë të thella dhe të vjetra, qysh nga koha kur “feja ishte opium për popullin”. Atëherë shoku Gramoz mburrej se ne ishim i pari vënd ateist në botë, sot po sipas së njëjtës traditë, mburret se ne jemi vëndi me harmoninë fetare më të madhe në botë. Vetëm dy fe e paskan të vështirë bashkjetesën në këtë vënd, ajo komuniste, për të cilën shokun Gramoz e mer herë pas here një mallë dhe mallëngjim i madh dhe ajo sidemokratike e përfaqësuar nga luftëtari sypatrëmbur shoku i lavdishëm Sali Berisha. Të dy fytyrat e këtyre luftëtarëve të paepur për harmoni dhe butësi njerëzore në gjirin e shoqërisë tonë thellësisht fetare, kanë një ngjashmëri të madhe me fytyrën e Jezusit. Fat për ne që jemi bashkohës të tyre dhe kemi mundësinë e artë të dëgjojmë urimin e sinqertë që ata përcjellin me rastin e festave fetare dhe ti shohim pothuaj përnatë në ekran. Lëmë, o Zot, të rroj dhe të kënaqem me këtë mrekulli që na përciell!

  3. Edi says:

    Po ik more zgjebe . Ti para 92 te veje prangat dhe te rrasje brenda vetem po te permendje Zotin. Sot me hipokrizone dhe paturpsine me te madhe na uron pashket. Ptuu plere.

  4. Rromes says:

    Shqipetaret merren me fen ,piesa me e madhe kur ven falen jan te armatosur.kriminel hajdut kurvar .kuptohet ka edhe te ndershm

  5. ....... says:

    Ç’kuptim ka që nuk i botoni komentet? Nuk keni respektin më të vogël për ndjenjat fetare të Kryetarit tonë të Parlamentit shokut Gramoz! Mesazhet e tij me burim hyjnor, prekin çdo zëmër dhe kanë aftësi të zbusin edhe gurët e rrugës!

  6. Samiu says:

    Me këtë popull kush nuk e ka tallur trapin, por të arrinte puna deri këtu, sa ti uroj pashkët Gramoz Ruçi, kjo kalon çdo imagjinatë. Habitem se si vet Zotit nuk i bije damlla nga një fakt i tillë!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje