Taulant Balla: Ishte mbledhur Luçi, Aureli dhe Mondi për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit

27 Prill 2019, 15:47Politika TEMA

Takimi i radhës i ciklit kombëtar “Bashkia Që Duam” u ndal sot në Elbasan, ku u prezantua kanditadi i PS për bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja.

Në fjalën e tij, Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla deklaroi se në 6 vitet e fundit në Elbasan është bërë më shumë punë se në 23 vitet e klaura.

Duke folur për protestën e Partisë Demokratike në Elbasan dhe bllokimin e rrugës, Balla theksoi se ishin mbledhur 4 persona për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit.

“Dua të them dy fjalë për ata që u munduan të bllokonin sado pak rrugën. Ishte Luçi, Aureli, Mondi dhe çuni i këtij Hasës që nuk i di as emrin. 4 veta gjithsej, 4 veta për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit. Nuk ka për tja arritur dot, sikur nuk ia arritën dot të pengonin Parlamentin legjitim, qeverinë legjitime, nuk do të arrijnë të pengojnë dot Elbasanin”, tha Balla

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Në këto gjashtë vite nuk ka pasur krahasim me gjithçka është bërë në 23 vitet e shkuara në Elbasan. 

Edhe ky shi tregon se sa bereqetli ka qenë kryeministri Edi Rama me Elbasanin. 

Unë dua tju them se gjithçka kemi bërë deri tani është fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm, i një transformimi të plotë të Elbasanit.

 Ne kemi bërë, dhe e themi shpesh që nuk keni parë gjë akoma dhe realisht në shumë pjesë të Elbasanit ne jemi vetëm në fillim të punëve.

 Kemi mbarura gjithë pjesën kryesore, atë të shesheve qëndrore të qytetit, por shumë punë të rëndësishme vijojnë, sikurse është edhe angazhimi ynë i para 4 viteve për furnizimi me 24 orë ujë të çdo cepi të Elbasanit. 

Dua të them dy fjalë për ata që u munduan të bllokonin sado pak rrugën sot. Ishte Luçi, Aureli, Mondi dhe çuni i këtij Hasës që nuk i di as emrin. 4 veta gjithsej, 4 veta për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit. 

Nuk kanë për tja arritur dot, sikur nuk ia arritën dot të pengonin Parlamentin legjitim, qeverinë legjitime, nuk do të arrijnë të pengojnë dot Elbasanin. 

Ne më 30 Qershor do të zgjedhim kryetarin e ri të bashkisë, i cili ka për detyrë të vazhdojë punët e nisura nga Qazimi dhe sigurisht me energji të reja të punojë për ta transormuar tërësisht Elbasanin”, u shpreh Balla. (TemA)

2 komente në “Taulant Balla: Ishte mbledhur Luçi, Aureli dhe Mondi për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit”

  1. Raul says:

    Luci boci eshte shoku j ngushte i kryefunderrines se Shqiperise Elmaz Hamuti, kryetari i pd Gramsh qe fyeu rende policine e shtetit, kjo eshte fytyra e bandes rrugore pd – leshilikes, Nafije fallxhorja

  2. Titi says:

    Kur mbeti ky vend ti jape mend nje derr i kenaqun si Tao Balla te ze te dhjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje