Nga Dr. Hasan B.Luçi
Kam ndjekur me vemendje debatin historik të antifashistëve me gjarpërinjtë e vjetër e pinjollët e tyre që kërkojnë të bëhen heronj me bashkëpunimin gjaksor me fashistët italianë e naziztët gjermanë, duke përmbysur historinë fitimtare të aleatëve antifashistë në botë dhe të LANC-it në trojet shqiptare. Për ta bërë më të besuar çështjen fashiste ogurzezë ende sot po përdorin dobiçët e tranzicionit kapitalist çmëndarak në emër të demokracisë me faqezezë të vendosur në Shqipëri si stani i buburrecëve të Agron Tufës e lukuni ballistësh, legalistësh etj, të kallëpit fashist e fashizmit të ri demokrat të legalizuar tashmë qysh nga fitorja e PD-ës me Sali Berishën në krye në 1992, e cila mirëpriti të arratisurit së bashku me pushtuesit fashistë italianë në 1943 dhe gjermanë në 1944 si edhe të tjerët pas çlirimit të vendit si Abaz Ermenjin në vilën e bllokut, terroristin Gjonmarkaj etj. Ngriti përmendore Ahmet Zogut, i ktheu pronat të birit dhe bëri këshilltar të MP Jashtme spurdhjakun princ Leka etj. Ai vijoi dhënien e parave lum si të përndjekur nga taksa paguesit e popullit me demekë si fajtorë pa faj.
Por S.Berisha nuk u dha pushtetin por i tërheq zvarrë për hunde për t’i votuar si garniturë mbeturinash fashiste për të thënë se qeveritë nga 1990 deri sot garantojnë lirinë e të drejtat e e popullit, por në fakt ato të partiklaneve mafioze,me të cilat vijon koalicionin zgjedhor. Në 2010 S.Berisha e plotësoi planin e vet me krijimin e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. PS që hiqet si atdhetare me në krye Edi Ramën e njollosi dhe doli hapur si antikomunist i thekur me kohë si socialdemokraci me organizimin e ceremonisë zyrtare e ngritjen e përmendores së kryebashkëpuntorit të fashistëve, organizatorit e ideologut të Ballit Kombëtar Mith’hat Frashërit në Tiranë më 14 Nëntor 1918 dhe me financimin e rezolutës të një instituti që nuk ka as detyrë të veprojë si i tillë, pa çka se Kuvendi e shtyu për ta miratuar pak më me nge, se ka telashet zgjedhore tashmë, pavarësisht reagimit pas pilafit të hipokrizisë së Taulant Ballës për t’i dhënë titullin “Nderi i Kombit” organizatës së veteranëve, një shaka për të qarë e për të qeshur.
Por të vij si thonë francezët ( veno a no muto) dmth të flasim për hallin tonë që na polli tashmë 30 vjet nga tranzicioni rrëmujë demokrat alla shqiptarçe i memurëve që historia i ka dënuar për gjithmonë pa shpresë rikthimi. Jam dëshmitar i ngjarjeve në fshatin tim Kuçi i Labërisë që nga lufta italo-greke, LANC-i, epoka e socializmit dhe e këtij tranzicioni të shpifur. Gjatë luftës italo-greke shtëpia jonë u ndodh mes dy fronteve dhe mbijetuam në shpellat e malit të Vetëtimave, ku jane ende dëshmitarë transhetë ushtarake. Bagëtitë tona i rrëmbyen ushtritë e dy palëve pa asnjë shpërblim. Lufta antifashiste nacionalçlirimtare në fshat filloi që me kuvendin e 6 prill 1939 kur populli vendosi dhe nisi çetën atdhetare për t’i pritur me pushkë fashistët italianë, por ishte vonë megjithse mjaftë ushtarakë kuçiotë luftuan në Durrës, Shëngjin, Vlorë etj.Lufta e organizuar nga PKSh nisi me traktet e hedhura para postës së milicisë fashiste e karabinerëve më 31 janar 1941.
Pushtuesit italianë, shërbëtorët e spiunët e tyre tashmë kishin filluar luftën e ashpër kundër qëndresës atdhetare në fshat ndaj veprimeve fashiste. Menjëherë u krijuan grupet e para edukative atdhetare dhe më 15 shkurt u krijua KANC-i, u ngrit njësiti i parë partizan, pastaj dy të tjerë dhe dolën ilegalët e parë që i pritëm shpesh në shtëpi. Në maj e korrik 1942 u bënë dy mbledhjet e para në Mrezha të Nake, ku u fol mbi gjendjen dhe organizimin e qëndresës antifashiste. Më 25 qershor 1942 u bë kuvendi i popullit “Ja vdekje ja liri”, që është edhe dita e çlirimit që festohet ende. Në gusht 1942 fashistët bënë arrestimet e para,u vra dëshmori i parë Shate Rrokaj.
Më 10 nëntor 1942 kuçiotët sulmuan postat fashiste pasi u arrestuan dy komunistë, u dogj postëkomanda e milicisë,ku u vra brigadieri italian Mete e dy italianë të tjerë,ndërsa rreth 70 karabinerë që nuk luftuan lanë armët dhe u larguan nga fshati. Ranë dëshmorë Sulo Lalaj e Sali Mirtaj nga 250 luftëtarët kuçiotë që sulmuan e çliruan fshatin,ku fashistët nuk u ngulën më deri në çlirim.Më 28 nënor 1942 u çlirua nënprefektura e Kurveleshit në Gusmar. Në dhjetor 1942 në fshat u krijuan çetat “Avni Rustemi”,”Hajredin Tremishti”,”Sulo Lalaj”,ndërsa në 1943 çeta “Toto Bolena” e batalioni territorial “Ismail Haki Kuçi”.
Kuçi u dogj më 16 prill 1943 nga fashistët italianë.Gjyshen dhe mua na zunë në befasi se ishim në shtëpi, të cilën e dogjën me bidonë me benzinë,ku i sollën spiunët në çdo anë të fshatit. Ata dogjën edhe kasollet e bagëtive e shtrojet e qëne.Ne kishim harruar ta zgjidhnim qenin, të cilit po i afroheshin flakët e zjarrit dhe unë shkova ta zgjidhja, por një fashist më goditi në shpinë me qytën e pushkës dhe rashë për toke, ndërsa gjyshja ia dha kujes, por e kërcënuan të heshtëte. Pasi vunë zjarrin 4 shtëpive të fisit tonë, fashistët u shtruan në arat e mbjella dhe ikën pasi lanë pas shkretëtirë. Në Kuç qëndër stërgjyshja jonë Gjyslime Luçi (Dervishi) 120 vjeçe u doli para fashistëve që po spërkatninë shtëpinë me benzinë por një fashist e shtyu në ferra të përroit në buzë të sheshit të shtëpisë dhe u gjet atje pas dy ditësh në gjendje të mjerë.Po në 1943 filluan kurse e analfabetizmit për popullin edhe në kushtet e luftës antifashiste.
Në korrik 1943 Kuçi bëri kuvendin për demaskimin e Ballit Kombëtar në fshat e Hysni Lepenicës etj.dhe heqjen e eksponentëve kuislingë si beut të fshatit etj.në krahina nga parësitë e pleqësitë se nuk përkrahnin luftën për liri.Në gusht 1943 u bë kuvendi për mobilizimin e vullnetarëve të rinj në LANC.
Fashistët gjermanë u shfaqën në malin e Kuçit në Papadhi më 2 tetor 1943, ku në luftë me ta u vranë 7 partizanë, 6 kuçiotë dhe heroi Themo Vasi nga Zagoria. Në operacionin e dimrit sërish na zunë në befasi gjermanët e ballistët disa familjeve në Katund dhe na futën në një birucë të zahireve familjare, ku mezi merrnim frymë njeri mbi tjetrin. Fashistët therrën bagëti, zien mishin në kazanë në vaj ulliri që ia morën të zotit e shtëpisë.
Natën vonë ata gjuajtën me mitrolozë të rëndë dhe nga tronditja vdiq djali 3 vjeç i Imer Mëhillit. Fashistët gjermanë e dogjën tre herë Kuçin, i cili pësoi 7 operacione ushtarake fashiste deri në qershor 1944. Ne jetuam nëpër pyje e male duke ngrënë qull me hithëra e lakra.Gjermanët masakruan 120 oficerë italianë në Kuç në tetor 1943 pasi iu dorëzuan atyre,ndërsa pjesa tjetër e ushtarëve e oficerëve që nuk iu dorëzuan u mbrojtën së bashku nga populli deri në çlirim kur u riatdheuan, një sjellje fisnike e pa dëgjuar gjetkë për trajtimin e armiqve në kapitullim. Më 2 prill 1944 u vra në pritën e tretë eroi poet Memo Meto oratori nga ballistët. Pas 25 qershorit 1944 fashistët hitlerianë nuk shkelën më atje.
Në 1943 në Kuç u vendos shtypi i PKSh, shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, komanda e vendit etj. Kuçi u quajt “Republika e kuqe” ose Stalingradi nga armiku gjatë LANC-it.Kuçi pati 235 luftëtarë në brigadat e njësit partizane të vendit, përfshi Veriun. 237 luftëtarë kuçiotë, nga të cilët 29 gra e vajza pati batalioni territorial që luftoi kudo në jug të vendit. Mbi 200 vajza e gra ishin veprimtare të luftës partizane, 50 luftëtarë në komandën e vendit. U vranë nga fashistët 145 kuçiotë. U shpallën 94 dëshmorë, tre shoqe dëshmore,të tjerët mbetën viktima. Ranë dëshmorë 7 djem të vetëm, që iu mbyll shtëpia.
Armiku masakroi 34 vetë,burgosi e internoi 58 vetë, 25 në Greqi,8 në kampet e shfarrosjes në masë, 25 brenda vendit. 150 luftëtarë morën pjesë në çlirimin e ish Jugosllavisë. Kuçi pati 103 kuadro komanduese në formacionet partizane,134 anëtarë të PKSh,nga të cilët 13 shoqe. Shumë luftëtarë të vrarë u quajtën viktima,megjithse u vranë më armë në dorë gjatë operacionit të dimrit 1943-1944. 35 vete mbetën invalidë, 29 viktima.Në varrezat e Kuçit janë edhe dy dëshmorë të panjohur. Kuçi u shpall “Fshat martir”nga Unioni Botëror i Vendeve Martire të Paqes në shtator 1999. Pas çlirimit të vendit kanë rënë dëshmorë 6 kuçiotë në përpjekjet me bandat terroristo-diversioniste, veç dy dëshmorëve në provokacionet greke në 1949 dhe dëshmorëve të punës socialiste.
Gjatë LANC-it Kuçi u dëmtua edhe më rëndë ekonomikisht.Vlerësimet e bëra në vitet ’80 të shekullit të kaluar janë: shtëpi të djegura( tërë fshati) me tërë inventarin 4.500.000 lekë; 200 krerë bagëti të trasha 500.000 lekë;10.000 mijë krerë bagëti të imta 2.000.000 lekë;150 kafshë ngarkese 750.000 lekë;5.000 pemë frutore, tërësisht zgjojtë e bletëve 450.000 lekë;shkolla fillore e fshatit e xhamia me tërë pajisjet 250.000 lekë;10 dyqane e kafene me tërë inventarin 1.200.000 lekë; 10 mullinj e dërstila 100.000 lekë; gjithsej dëme 10.250.000 lekë.Këto dëme barbare fashiste ishin më të rënda se ato nga djegia e fshatit në 1914 nga ushtria shovene greke, që shkretoi jugun e vendit si në planin njerëzor edhe të pronës së banorëve.
Këto dëme njerëzore dhe ekonomike kanë qënë genocide të pastër të fashizmit pushtues italian e nazist, por bashkëpuntorët e fashistëve e pinjollët e tyre me kompani as i zënë në gojë se janë turpi e bëmat e tyre.Vepra e rëndësia madhore historike, politike, ushtarake e kulturore e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk do të zbehet kurrë asnjëherë dhe do të shkëlqejë në shekuj, duke verbuar pa dyshim humbësit e asaj kohe dhe pinjollët e tyre e kallam kusurin që i ndjekin nga pas dje, sot e mot.Kanë tashmë 28 vjet që përpiqen ta baltosin e mohojnë gjakun e derdhur të popullit shqiptar e në radhë të parë nga rinia mbarë kombëtare shqiptare.Gjatë çlirimit vërtetë u luftuan me të drejtën e fitimtarit atdhetar, por sa nisi tranzicioni u gjallëruan si mizat e dheut dhe kërkojnë “liri -demokraci” për faqen e zezë të tyre, duke shfrytëzuar mundësitë që iu dha “demokracia” kapitaliste e “botës së lirë”.
Rezoluta e famëkeqit Agron Tufa, i zgjedhuri pa din e iman, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë ka qënë kulmi i tërë përpjekjeve të klikave të djathta fashiste e antikomuniste dje dhe sot në tranzicion për t’i rivrarë edhe në varr “Yjet e Pashuar” të LANC-it e të çdo kohe, të hedhin baltë, shpifin e gënjejnë për
LANC-in e veteranët, të fshijnë historinë e shkruar me gjak dhe rindërtimin e arritjet e mëdha të Shqipërisë së Re nga 1945-1990.Bashkëpuntorët e fashizmit e pinjojtë e tyre dhe dhelparakët demokratë arritën të prishin bustet, pllakat përkujtumore, muzetë, sipas një mëndësie vandalizmi primitiv si dorë e zezë kundër kombëtare,kundërnjerëzore e kundërkulturore, duke mbuluar veten me turp.
Mallkimi popullor do t’i ndjek në histori dhe në varr se synuan e synojnë me anë të shkatërrimit të gjithshkaje të ndërtuar në socializëm të mohojnë historinë, heroizmin, trimërinë e lavdinë e ndritur jo vetëm të “Yjeve të Pa shuar” por edhe të rilindasve e popullit të kombit tonë,të kujdo të rëni për liri e pavarësi në shekuj.
Balli Kombëtar, Legaliteti etj parti e organizata fantazëm kërkojnë t’u hiqet cilësimi bashkëpuntorë të fashistëve pushtues, t’u barazohet statusi i “Dëshmorit të Atdheut” me martirët e Ballit,Legalitetit etj.dhe ish diversantët mish për top, të cilët vranë mbi një mijë luftëtarë të forcave të ndjekjes popullore, vajzat cuca të maleve,pionerë etj. Ata vranë edhe heroin Nuri Luçi në Krujë në 1949, ndërsa vëllai i tij Jashari ra dëshmor në 1944.Kërkojnë të hiqet cilësimi nacionalçlirimtar (07.04.1939-29.11.1944); të hiqen dëshmorët e luftës antifashiste të Spanjës (1936-1939); të shtohet cilësimi “shtetasit shqiptarë që kanë rënë duke luftuar me armë në dorë gjatë rregjimit komunist në periudhën 21.11.1941-22.03.1991 për t’i barazuar me dëshmorët, se paska qënë luftë civile; 5 maji të zëvëndësohet me fjalët 7 prilli të pushtimit fashist musolinian, pra të ndryshohet dita e dëshmorëve të LANC-it; të hiqen cilësimet “vëllezërit e motrat” kur flitet për të afërmit e të rënëvë që përfituan shpërblimin familjar etj.Cilësohet kriminel komandanti legjendar Jaho Gjoligu nga Kuçi,ish komandant çete në luftën e Vlorës më 1920 kundër pushtusve italianë dhe gjatë LANC-it ranë dëshmorë dy bijtë e tij, e gjithë familja partizanë, së kështu ua do qejfi fashistëve të rinj.U arritën ndryshime në statusin e veteranit e të dëshmorëve të LANC-it nga qeverijet PD- me partitë me tituj si bashkëpuntore të fashizmit.
Mjaft ish fashistë e diversantë u shpërblyen me shuma të majme dollarësh nga ShBA si Hamit Matjani etj.Të përndjekurit po bëjnë Auzviç edhe kampin e Tepelenës, ku me të drejtë u internuan familjet e fashistëve, por pushteti nuk u sollë me ta si në kampet hitleriane shfarrosëse, ndërsa “demokracia” shqiptare u jep dëmshpërblime si fashistëve kriminelë lufte dhe pinjollëve të tyre si dhe të dënuarve për krime ordinere.Loja me dosjet e Sigurimit të Shtetit po përdoret si mburojë, por në fakt harrojnë dosjet e kriminelëve fashistë dhe të luftës mes vetë fashistëve e pinjollëve për të lehtësuar fajet e gabimet e tyre në luftë dhe pas çlirimit.
Mund të vijojmë ende me këto njohje të “vlerave fashiste”, por mendoj se janë mjaft të njohura në popullin tonë që i vuajti dhe nuk e meriton të rivuaj sërish nga fashizmi i ri demokrat 24 karatë.Kjo padrejtësi duhet të marri fund dhe populli duhet të veprojë sa nuk do të jetë tepër vonë për ta shbërë këtë kolerë politike të tranzicionit shqiptar, çudia e vetme në botën e sotme, që nuk ndodhi në asnjë vend të ngjashëm me Shqipërinë në luftë kundër fashizmit e bashkëpuntorëve të tyre.
Qëllimi kryesor i kësaj politike miope e armiqësore, tashmë 30 vjeçare, është të zvoglohen sa më shumë vlerat e LANC-it,të ulet sa më shumë numuri i dëshmorëve si treguesi madhor i lavdisë e dinjitetit të LANC-it, t’u hiqet faqja e zezë bashkëpuntorëve të ndryshëm vendas të pushtuesve gjatë luftës dhe të terroristo-diversionistëve të brendshëm e të jashtëm pas çlirimit që synonin përmbysjen e pushtetit popullor.Kërkojnë të mos njihen djegiet masive, masakrat e mëdha, internimet në kampet e vdekjes etj.Ngjyra e kuqe i verbon këto forca të errëta të gëlojnë gjatë këtij tranzicioni djall.Ngjyra e kuqe nuk u përdor vetëm nga komunizmi, e kanë ende në flamuj, në kravata, veshjet e kuqe si fat për vitin e ri etj.
edhe kombe të tjerë.Ngjyra e kuqe ka hyrë në zakonet e traditat tona popullore pasi simbolizon gjakun e derdhur në shekuj për liri e pavarësi.Pra e kuqja i ka tërbuar e i tërbon këta armiq të LANC-it si demat e stadiumeve spanjolle .Këta palo studjues e historianë u mbajnë avazin forcave të errëta që luftojnë kundër lirisë e pavarësisë dhe përparimit njerëzor,kundër të drejtave e lirive të njeriut objektiv atdhetar. Vepra dhe ideali i ”Yjeve të Pashuar” nuk mund të vdes se këta burojnë nga mëkimi i qumështit të nënës dhe frymëzimi i idealit të lirisë e pavarësisë të Atdheut të vet.
“Dëshmorët e Atdheut” e veteranët e LANC-it kanë lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen kombëtare shqiptare dhe atë të përparimit të botës mbarë kundër çdo padrejtësie e dhune të egër fashiste e raciste hitleriane.Parrulla “Vdekje fashizmit- Liri Popullit” është ende sot e kësaj dite thirrje për të dënuar e shkatërruar tranzicionin e tejzgjatur dhe përpjekjet e tij për të ribërë historinë pasi shkatëroi në mënyrë të pakthyeshme gati tërë Shqipërinë, dëmtoi rëndë ekonominë e kulturën e vendit dhe çështjen kombëtare të bashkimit, rrjedhojat e të cilit nuk dihen ende për të ardhmen.
Fashizmi dhe kunjat e tij u dënuan rëndë, megjithse jo të çrrënjësuar,në shumë vende pas luftës nga fitimtarët.Në Francë u vranë bashkëpuntorët e fashizmit edhe me gjyqe të shkurtuara apo pa gjyq, përfshi edhe prostitutat që shkuan me fashistët gjermanë. Në Shqipëri dënohet Mehmet Shehu se vrau ballistët që luftonin partizanët në Lushnjë kur siç thonë francezët në luftë bëhët si në luftë, jetë a vdekje, jo mëshirë! Fashistët e bashkëpuntorët e tyre në Shqipëri nuk treguan asnjë rast mëshire qoftë fetare. Kjo luftë e pamjaftueshme kundër fashistëve në çdo vend ndryshoi me njëherë nga taktika e strategjia anglo-amerikane e përkrahjes dhe e ripërdorimit të t’arratisurve fashistë kundër demokracive popullore socialiste.
Kjo politikë antikomuniste bëri që t’u ngrihen veshët dje e sot, të ringjallen fashistët me damkë me shkrime të bujshme e kujtime si heronj dhe pinjollët e tyre të kalojnë në revansh fashist bashkëkohor, pasi ende në BE aty këtu ka parti të reja fashiste në qeverisje, veç grupeve e organizatave fashistizuese gati kudo që udhëhiqen nga librat e Hitlerit si bestseller në demokracit Perëndomore e Lindore.Këtu është ushqyer xhongleri Agron Tufa i zgjedhur me qiri për institutin e turpit, që financohet nga shteti me paratë e popullit, kurse populli ikën nga sytë këmbët dhe varfërohet çdo ditë e më tepër, pasi qeverisjet mbushin xhepat e veta e nuk i ha meraku se ç’bën populli, si jeton dhe si mërgon nëpër botë si në eksodet biblike.
Populli shqiptar në trojet e veta ende nuk po reagon kundër kësaj murtaje të re fashiste që kërkon të baltos fitimtarët e të mohojë “Dëshmorët e Atdheut” dhe simbolet e tyre.Ky popull ende nuk po reagon ndaj qeverisjeve antikombëtare dhe antipopullore edhe për pronën private të trashëguar që nuk po shkon tek i zoti dhe po përvetësohet nga të fortët e këtyre qeverisjeve.Ky popull nuk po vepron as për të kërkuar minimumin jetik për të mbijetuar të paktën normalisht.Nuk protestojnë as pensionistët që marrin thërrimet nga qeverisjet megjithse kanë derdhur të hollat për pleqëri të bardhë dhe po kërcënohen të mos u jepet as ky pension dreqi, se mungojnë të ardhurat nga papunësia e madhe dhe vjedhjet biblike të vlerave e pasurive kombëtare nga konçensionet e huaja “mike” që pasurojnë edhe oligarkët qeverisës të shtetit pa ligje, të shtetit ende fantazëm, që nxjerr vetëm ligje për hesapet mafioze.
Shkurt është koha që populli, veteranët e gjallë, familjet e dëshmorëve dhe çdo atdhetar shqiptar në trojet brenda e në diasporë të ngrejë zërin, të demostrojë e kërkoj ndalimin e dënimin e çdo organizme të fashistizimit të ri në trojet shqiptare, ku u dëerdh gjaku e mundi i çlirimtarëve e pasardhësve të tyre. Popull ji vigjilent në se do vërtetë jetë të lirë e të pavarur nga murtajat e kohës së some. Ti jepet fund
kësaj politike kobsjellëse sot, ndryshe këto qeverisje do të bëjnë gjëma më të mëdha në të adhmen. Pa Luftën Antifashiste nacionalçlirimtare, pa Frontin Popullor antifashist shqiptar, Shqipëria mëmë do të ishte coptuar më tragjikisht se në 1913 nga Fuqitë e Mëdha dhe miqtë e tyre shovenë, fqinjët tanë, ujq e çakej edhe në ditët tona kundër trojeve shqiptare edhe pas fitores së UCK-ës në Kosovë. Lufta kundër përçarjeve tragjike shqiptare dhe bashkimi shqiptar do të garantojë lirinë e pavarësinë e popullit e trojeve shqiptare, vetvendosja e kombit tonë dhe jo integrimi euroatllantik, që me sa duken bathët janë larg pashkët dhe aq më pak një fitore e fashistizimit në trojet tona sot e në të ardhmen.
*Ish- kuader i zbulimit politik shqiptar, diplomat, historian
Z. Dr. Hasan Luci me falni qe po ju konsideroj si nje plak i matufepsur qe nuk arrin dot te dalloje te bardhen nga e zeza dhe jo me pastaj ngjyrat. Me falni t’ju quaj nje fans te sistemit komunist diktatorial(dhe te tille ka shume ne Shqiperi qe mendojne akoma se me dhune dhe violence mbahet dhe ngrihet nje shtet) por ju jeni akoma ne kohen e baba Qemos. I ashtuquajturi LANC nuk ishte nje lufte tersesisht per te luftuar okupatorin nazist dhe ate italian. Ajo sherbeu nga kush ishte ne krye te saj dmth komunistet kriminele te cileve ju duheshe kjo lufte per te marre pushtetin dhe per te eleminuar teresisht kundershtaret te cfardo lloj ngjyre qe ata te ishin demokrate,socialiste,balliste,katakomuniste e kushdo tjeter.Studenti i deshtuar i Frances “komunisti gjoja i flakte” E.Hoxha e kuptoi shume mire qe kete lufte mund ta perdorte per te marre pushtetin dhe faktikisht ashtu ndodhi. Ai bashke me zagaret e vet gjoja komuniste e moren pushtetin duke eleminuar fizikisht cdo person qe nuk ishte dakord meta. Pra i nderuar prof tashme i matufepsur(me falni) si mund ta quaj LANC vetem nje lufte patriotike per qellime nobile dmth per te cliruar vendin nga okupatoret e huaj kur e verteta eshte se ajo lufte solli nja nga regjimet me te egra te Europes. Prandaj Z.Prof mblidhni mendjen se kush do te shkruaje historine e Shqiperise nuk mund te mos i permende keto fakte.
ndalohet rreptesisht qe ne kete editor te komentojne bijte e tradhetareve,kulaket dhe ballistet,nuk ju takoj juve te flisni per luften LANC,ju u rreshtuat mbas armikut dhe moret denimin kapital nga shumica e popullit shqiptare,ju mund te sperdridheni si te doni,por njolla juaj e tradhetarit nuk do tju hiqet kurres se kurres o kulaker te ndyre dhe verema,mqs ra fjala o REALISTI I KARIT,ju ballistet mund te thoni me data se kur keni luftuar vetem njehere te vetme kunder pushtuesve,me date te sakte,sa fashista vrate,sa u vrate vete,kush e organizoje ofensiven kunder fashisteve etj fakte bindese,nqs nuk ke mbylle halen e qelbet dhe mos kerko virgjerine te plaka jote qe ishte shembullorja e kooperatives bythqim kulak,mire jua beme qe ju shkelem gjithe jeten me kembe plera,greku bashkpuntoret e nazizmit i shfarosi,shembull CAMET,kurse ne ju a falem jeten mor plera ballista dhe sote dilni dhe beni heroin pa luftuar kurren e kurres kunder armikut te atdheut,mbylle halen heren tjeter te qifsha ropt ku ti kesh,duhet te rrish kok ulur ku nuk jua beme sic beri greku me tradhetaret e saj,jeni me fat kopila kulakesh,moter quire je o realist bukshkeles.
@Realisti është një zë afër të vërtetës së hidhur për shumë enveristë e komunistë të kastruar. Kësisoj, kuptohet ai zë nuk mund të përtypet lehtë nga kjo kategori e indoktrinuar deri në palcë. Shohin vetëm bardhë në llogoret e tyre dhe vetëm zi në atë të kundërshtarëve. Por kjo pak rëndësi ka. Gjithsesi, historia e vërtetë, qysh nga themelimi i shtetit shqiptar, përfshirë dhe periudhën 1939-1990, do të shkruhet nga ata që nuk mbajnë në shpinë mëkatatët e së shkuarës, qofshin këta të bardhë, apo të zinj, të kuq apo balashë.
O Realisto me syze dielli mire Hadonit i ka harru pordha brymen po ty te ka ik kosherja!!!! O trapo po Dulla si ta merr radakja yte do luftonte qe ne pushtet te vinte Balli mo???? Po Ballot per cfare po luftonin qe ne pushtet te vinte Dulla mo?? O trapo po Mona sot per ca po lufto qe te rrije Ed palloshi ne pushtet mo? O loqe luften e bejne per pushtet pra mo, per pushtetin e tyre o trangull. Ik tashtina ene futi i dor pilaf ene tasqebap ke Rrema se ka ofru veresie.
realist ti je bir tradhetari, historia shkruhet nga fitimtaret dhe jo nga te vobektet balliste qe kujtuan se ishin ne anen e duhur te historise
mos perdhos historine tone. Se kush erdhi ne krye pas qemal stafes eshte pune tjeter, lufta per pushtet pas luftes se dyte boterore eshte e
me se e qarte qe pati pjese a klane me te forta se njera apo tjetra ane.
Ne PK nuk kishte ideologji te mirfillte komuniste gjate luftes, rendesi kishte te fitoje, aty ishte meshuar me shume.
me pas ndodhi cfare ndodhi dhe kjo duhet diskutuar se si u kthyen njerezit ne ate qe luftonin etj.
lere LANC rehat se ishte per atdhedashuri palle!
@@ “I Nderuari” “Realist”…nuk e di se sa “Realist” jeni, por Komenti juaj..ANASHKALON QELLIMISHT. Temen e Problemit qe Sshkruan Hasan Luci…
1-Nuk na The asgje per Luften e Labeve, dhe z.Hasan Flete me Shifra dhe Fakte per Fshatin Kuce, per Heronjte dhe Deshmoret e saj, per SAKRIFICAT e ketyre Patrioteve te Medhenje, nuk na The asgje per Viktimat e panumerta te Kucit, nuk na the asgje per Vajzat dhe Grate Heroina te Kesaj Krahine te Lavdishme qe LUFTONIN PER LIRIN E SHQIPERISE, nuk na thoni per Shkaterrimin Total te Krahines nga Nazifashistet , por na Permende “Enver Hoxhen”…dhe se si u “Perdore” LNAC-ja….
2-Duket se ti do te jeshe Pinjolle i Familjeve qe Bashkepunuan me Okupatorin ose me Balliste te INKRIMINUAR NE Lufte kunder Njerezve te tyre…
3-Mos harroni i “Nderuar” se ne Luften e dyte Boterore ishte edhe Lufte Ideologjike…Ne nje Familje kishim edhe me Ballin edhe me Partine, cíli do e shikonte Veten edhe sipas Bindjeve te tije Politike, por edhe sipas Interesit..
@@Nuk na u tha ASNJEHERE PER “heroizmat” e Ballit Kombetare, per “Luften” e tyre…na eshte then tani ne Demokraci…se Hysni Lepenica beri “Namin” ne Luften kunder Garnizonit te Gerhotit Gjirokaster(E kame degjuar nga pjestare te kesaj familjeje)…POR NE TE VERTET Hysni Lepenica donte te Plackiste Divizjonin Italjan ne Gerhote te Gjirokastres qe Kerkonte tu Dorzohej Partizaneve…
PRA NUK KEMI ASNJE BETEJ te Ballit Kombetare apo Legalisteve..kunder OKUPATOREVE…kesaj si ti themi????
Ne Mallakaster U dogjen dhe Shkaterruan me 10-tra Fshatra, u dogjen Shtepite dhe u moren Bagetit, nga Fashistet Italjane se bashku me Kriminelin Isa Toska, Theksoj se ne Disa Fshatra nuk kishte Partizane,por thjeshte Luftonin Kunder Fashisteve, per Clirimin e Shqiperise…edhe Gjysherit e mije…Nuk kishin asnje Lidhje me Komunistet apo Partizanet, por Nuk ua Mbyllen Shtepine ketyre Djemeve dhe Vajzave qe Luftonin per Clirimin e Shqiperise …Theksoj CLIRIMIN E SHQIPERISE, (Sepse mbas Clirimit nuk dinte askush se si do te Qeverisej)
@@Realist, qe ose je i Trashe ose je Thjeshte nje “Injorant Realist”-..Heronjte e LDB-Nderohen, ne te gjithe Vendet e Botes, dhe jo Percmohen dhe Denigrohen, sikurse bene nje Grupe, ose Element me nje te Quajturi Agron Tufa, ose edhe nje..ish Pinjoll i nje Familje [email protected] Butka..ect..
Turpe..edhe Njeqinde here Turpe, kur shkoni dhe na beni Simbol te Luftes Enver Hoxhen, ai kishte Rolin e tije..por te Anashkalosh Luften e nje Populli te Tere, ne mbare Vendin KJO ESHTE TRADHETI,….dhe duhet Denuar si e tille…Edhe ky Loloja Agron Tufa..DUHET VARUR PREJ KEMBESH…Kur quan Heronje si Mustafa Matohiti “Kriminel”..eshte per te Uleritur… Nese Mehmet Shehu Vrau disa Balliste..kur Ai vete nuk ishte Dirket ne Vendngjarje… Atyre ju be nje Gjyq..dhe ju kerkua, te mos Bashkepunonin me Okupatoret…dhe ne rastin me te keq ju kerkua te Hynin ne Radhet e Partizaneve..ATA NUK PRANUAN, prandaj u Vrane:Logjika e Kohes te cone Po ti FALIM ATA DO TE ARMATOSEN PERSERI NESER NGA GJERMANO-Ballistet dhe do te na Luftojne..prandaj u Vrane….
@@Realisti…[email protected]@Lufta NACL…Kunder Okupatorit Nazifashist Nuk munde te Barazohet me Sistemin qe u Vendos pas Lufte..more vesh mor Tuaf??????Gjerat shikohen ne dy Drejtime..se C´fare Ngjyrash mor Sistemi ne Shqiperi kjo nuk ka te beje me Luften e Polullit Shqipetare kunder Nazifashizmit..PRANDAL Respekt per te Gjithe ata qe Luftuan k,under Nazifashisteve…..lol
Shkaktari i nxitjes se kesaj furie fashiste eshte vete Edi Rama,prandaj PS-ja qe nuk e ka kritikuar kete ballist ne radhet e saj ka TRADHETUAR idealet e LANC-it!
Ne zgjedhjet e ardhshme Organizata e Veteraneve duhet t’u beje thirrje antareve dhe te gjithe shqiptareve te ndershem,qe te mos e votojne kete parti si tradhetare e gjakut te 28 mije deshmoreve dhe sakrificave te 70 mije partizaneve!
ASNJE VOTE PER PS-ne e Edi Rames,ketij ballisti armik te LANC-it!
Jam me ty Peza. Por në rradhë të parë bë autokritikë që qysh 1991 ke votuar për PS, dmth PPSh e konvertuar. Po shyqyr që të kanë ardhur mendtë. Tash e tutje mos gabo më, voto për Parrinë Komuniste, po jo atë të Hysni Milloshit, që nga gjithë partitë komuniste që ka Shqipëria, pavarësisht emrave që mbajnë, i merrte mbi 1000 vota, më shumë se gjithë të tjerat së bashku, por që dhe ato ua dha ‘ballistëve’ e ‘fashistëve’ në vitin 2011. Ah mor të mjerë. Por bota ka qenë është dhe do të jetë interes, e shumë më pak idealizëm. Ju atij interesi i shërbyet sepse, ata që kanë ideale nuk i shërbejnë të keqes asaj që rëndom quhet murtaja komuniste.
Ore ti historian e diplomat po edhe ti ndoshta ke deri dikund drejt por idealistet qe luftuan per lirin e vertet ju komunistet i tradhtuat dhe jugosllavet e ruset ju udhehoqen prandaj kishte edhe luftevllavrasese dhe kete duhet ta tregoni sepse gjat komunizmit disa veteran kan shtypur ne emer te luftes fukarenjte e popullit shqiptardhe kan jetuar ne kurriz te popullit prandaj kerkoni falje dhe rrefehuni per gabimet.
Ky ligjëron sepse ne jemi ndryshe. Ne kohen e tij fjala e lire pushkatohej. Ky eshte ndryshimi. Shyqyr qe je dretë fundit more spiun.
Ky ligjëron sepse ne jemi ndryshe. Ne kohen e tij fjala e lire pushkatohej. Ky eshte ndryshimi. Shyqyr qe je dretë fundit more spiun.
Eshte me te vertete e turpshme qe ne 2019-en rrojne njerez me te tilla ide.
Ky qe e quan veten dr. na thote se eshte edhe veteran i luftes a thu se ka filluar te luftoje qysh 3 vjeç.
Eshte e turpshme qe nje gazetë ju ben jehone te tille njerëzve me te tilla shkrime
Në gjithe europen jug- lindore jane denuar krimet e komunizmit ndersa ne shqiperi kerkojne qe ti relativizojne.
Ky njeri qe flet ne kete menyre per krimet e komunizmit dhe per demokracine e per te madhin Pr. Dr. Sali Berisha meriton vetem perbuzje.
Vdekje deri në çelizen e fundit te komunistëve
Respekt per Z. Tufa
E fillove mire komentin mor Petrit. Sepse eshte e drejta jote te kesh opinionin tend per diktaturen komuniste. Por pastaj e dhjeve fare.
Se pari kur ngaterron Luften Antifashiste me diktaturen komuniste mbas vitit 1945.
Se dyti, dhe ketu te mori muti shalet, kur fole per Sali Katunarin, me te njejtin veneracion qe flisnin komunistet fanatike per Enverin. Aty e tregove qe je kokrra e trapit dhe nuk do sherohesh dot nga semundja e budallallekut.
Si ballist, jam gati te ulemi bashke ne kafe dhe te debatojme miqesisht, pa problem fare.
Si Berishist, jam gati te te hedh ne grope te halese, megjithese ofendoj gropen kur e bej kete.
Si paranteze them qe Tufi eshte gjytrym me dashje, po me lind pyetja: Po kusuri i shqiperise i ka ra me dore, se i bie qe partizanet, deshmoret, humbur ekonomike, raprezaljet, forumet etj paska Malia e nga Kuci. Ok.Po sa mut njerez paska ky katund ku dhe plakat na rrokan nga 120 vjet e prape nuk vdesin.Precizoj respektin me te madh per LANC, po ma cate trapin me gjoksin grope
Prapa emrit tend “Realist” ,fshihesh ti vemje e ndyre me emrin Agron Tufa. Turp! Ndyresire e shekullit!
“REALIST” MORE Fashist,more ballist,
more nazist te qifsha 100 vjete o ballist muti qe komenton LNCK dhe po na mbron ballistet anti tradhetar,fashistat me te ndyre.Enver Hoxha eshte gati te ngrihet nga varri dhe tu qije nenat, tu vari dhe tu djegi varrur qe tu dali shpirti avash,avash me gjate se nje muaj,e degjove,more kaposh i kotecave te pules qe pseudonon emrin Realist,ju jeni minjet me te urryer dhe te ndyre more ballista,ku keni dhe ju fytyre prej miu.Degjo ketu more “Realist”miu,degjo mire se ju ndyresira,ju zhapinje,ju pordhace,ju zagar,ju pulaxhinje te kotecave te pulave edhe nje 1000 vjet te rroni do te mbeteni ballista te kotecave te pulave dhe zagar, ti dhe ai trimi historian nga Dibra,qe ka kohe qe po pjerdhe ka marr guximin,por do ta shikoje te semes ne valle,se sa trim eshte.
Ky iashtuquajturi Realisti duhet te jete ndonje bir ose nip ballisti a kuislingu qe merr ne mbrojtje bashkepunetoret e fashizmit.
Nga ajo cka shkruan H. Luci ti nuk ke marr gje vesh fare ose qellimisht i shtremberon idete e tij ( dhe kjo mund te jete e verteta )
Ne te gjithe Evropen , dje dhe sot, u denuan te gjithe bashkepunetoret e fashizmit , te cilet Tufa e ti i merrni ne mbrojtje.
Nuk ka turp me ta madh se ky qendrim antikombetar.
Per REALIST-in !
Se pari meqenese ti I pari guxon nisesh nje debat me fyaerje atehere edhe une po e vazhdoj me te njejten monedhe e po te quaj RK.
Keshtu ti I dashur RK, ne te gjithe artikullin e tij Hasan Luci I referohet LANC-it me fakte dhe jo brockulla. Prej 1939 e deri ne 1945 Enver Hoxhen nuk e njihte askush ne Shqiperi e kesisoj askush nuk ka te drejten te fyeje kete lufte si gjoja te udhehequr prej komunisteve. Kjo lufte u udhehoq nga ata qe e quajten te shenjte atdheun e dhane edhe jeten per clirimin e atdheut. Ajo qe ti quan lufte Brenda llojit u zhvillua vertete ndermjet disa individeve por masa e gjere e partizaneve as qe e kishin idene sse cfare gatuhej neper skuta nga nje grusht pisash. Ketu une kam te drejte te te pyes a nuk ndodh keshtu ne cdo lloij levizje popullore ku masa e gjere perdoret nga nje kaste e caktuar ??? Me thuaj nese te ka mbetur sado pak materie gri ne trurin tend se c”ndodhi me levizjen e dhjetorit 1990, a nuk u manipulua ajo nga Sali Berisha ??? Lexo per revolucionin Francez e do shohesh se eshte e njejta histori. Me pak fjale revolucionet I bejne turmat qe me pas manipulohen nga nje kaste e caktuar per te marre pushtetin politik e ate ekonomik. Historine ne c’do kohe e kane bere fitimtaret. Nese nuk e ke kuptuar kete gje fare te thjeshte te keshilloj tu kthehesh dhive ne mal e mos u fut me ne diskutime politike.
Per REALIST-in !
Se pari meqenese ti I pari guxon nisesh nje debat me fyerje atehere edhe une po e vazhdoj me te njejten monedhe e po te quaj RK.
Keshtu ti I dashur RK, ne te gjithe artikullin e tij Hasan Luci I referohet LANC-it me fakte dhe jo brockulla. Prej 1939 e deri ne 1945 Enver Hoxhen nuk e njihte askush ne Shqiperi e kesisoj askush nuk ka te drejten te fyeje kete lufte si gjoja te udhehequr prej komunisteve. Kjo lufte u udhehoq nga ata qe e quajten te shenjte atdheun e dhane edhe jeten per clirimin e atdheut. Ajo qe ti quan lufte brenda llojit u zhvillua vertete ndermjet disa individeve por masa e gjere e partizaneve as qe e kishin idene sse cfare gatuhej neper skuta nga nje grusht pisash. Ketu une kam te drejte te te pyes a nuk ndodh keshtu ne cdo lloij levizje popullore ku masa e gjere perdoret nga nje kaste e caktuar ??? Me thuaj nese te ka mbetur sado pak materie gri ne trurin tend se c”ndodhi me levizjen e dhjetorit 1990, a nuk u manipulua ajo nga Sali Berisha ??? Lexo per revolucionin Francez e do shohesh se eshte e njejta histori. Me pak fjale revolucionet I bejne turmat qe me pas manipulohen nga nje kaste e caktuar per te marre pushtetin politik e ate ekonomik. Historine ne c’do kohe e kane bere fitimtaret. Nese nuk e ke kuptuar kete gje fare te thjeshte te keshilloj tu kthehesh dhive ne mal e mos u fut me ne diskutime politike.
Ky zotnia Hasani se nuk e njof qeka zotni burre se ka dal me emrin e vet .por ti rellist ose zogist qeke nje kurve burre qe se ke shokun se vetem realist nuk je .
hi me vjen sh,keqe qe ke emrin agron. por ju zoti agron pulisht gomari linde GOMAR JE RRITE DHE MUSHKE DO VDESESH IDIOT 30 VJET DEMOKRACI
AGRON TUFA ,NUKE TE NJOHE .PORE MA DO MENDJA SE ME GJITHE KETE KEMBENGULJEN TENDE PER TE DALLUAR TE DREJTEN E TE SHKUARES NUKE ME DUKET E DREJTE. DILE ME MIRE HAPUR SE NE DITET E SOTME NUKE KA ME BURRA ,KU CDO GJE BLIHET DHE RIBEHET SI TA DOJE SHPIRTI TY.PORE NJE PYETJE KAME :KUSHE ESHTE HALLI I SHQIPTAREVE SOTE LUFTA , APO JETESA PER BUKEN E GOJES?
APO DONE ME NA THENE GJE PER BELULIN ,ATHERE THUAJA TROC .DHE MJAFTE ME KETA IDIOTSIRA SE NA BEZDISET .GJYSHIN TIME NUKE DO TA MOHOJ EDHE PSE KA VRARE GJATE LUFTES GJYSHIN TATE .ATY KONSIDEROHESHIN DY GRUPE,KU SEJCILI DUHEJ TE ELIMINONTE NJERIN APO TJETRIN.CFARE KERKON QE TE MERREN ARMET DHE TA FILLOJME NGA E PARA.
SOTE DUHET TE LUFTOHET PER TA BASHKUAR POPULLIN ,DHE JO PER TE BERE THIRRJE NE VLLA _VRASJE PER MUA ESHTE E PA TOLERUSHME QE TIPA TE TILLE TE PAGUHEN ME LEKE TE POPULLIT.TE FALA MATUFA AGRON.
Ky debat madhor per mbrojtjen e emrit dhe vepres se partizaneve fitimtare te Luftes NAC-CL ka nje rendesi historike per te ardhmen e vendit tone Nqse pinjollet e tradhetareve e krimineleve te djeshem do ta fitojne kete beteje- nuk do te kete me te shkuar e as te ardhme per kete vend Dhe rreziku behet akoma me i madh sepse ne komande te armiqve te Luftes Nac-CL eshte vene EDI RAMA bashke me Butkat,Lubonjat,Ngjelat,Kalocet,Godolet e kompani.ASNJE VOTE KURRE ME PER EDI RAMEN Nqse PS-ja kerkon te mbijetoje duhet t’i therrase mendjes-te heq Edi ramen nga koka e saj e te REFORMOHET THELLSISHT Nuk arrin dot nje Bojaxhi te na ngul thiken pas shpine Ka Shqiperia intelektual te zot e te ndershem qe do t’;i tregojne vendin atij e bandes se tijHistorine e ketij vendi e ka bere gjithmone populli e jo KOKOROCET si Edushka..
Lavdi luftes Nac-Clirimtare!
Lavdi Deshmoreve te kombit!
Lavdi Veteraneve te Lancit qe luftuan ,punuan tere jeten me vetmohim per Shqiperine !
Ti intelektual ,vetem intelectual nuk je por nje derr i palare pa din e iamn.
Ti Bureto qe na ligjeron kudo Shqupist I qelbur,96 m=27 mije,na tani edhe per” Yjet e pashuar ”
U shofshi, e pa varr se Deshmoret jane ne PJEDESTAL
Ballistet dhe bashkepuntoret e pushtuesve duan te nderrojne rolet me deshmoret dhe heronjte gje qe eshte e pamundur.
Te humburit dhe te turperuarit te mbyllin gojen me mire.
Me e bukura eshte se Tufa quan kriminel sistemin e kaluar dhe mbeshtetet tek gjykimet e krimineleve , pra pushtettit te kaluar per ti quajtur 265 heronjet deshmoret dhe drejtuesit e luftes kriminele. Sic thote ai vete sistemi i kaluar i ka quajtur keta ne dokumeta arkivore kriminele. Cfare llogjike eshte kjo?
U kane marre miell fshatareve dhe buke, i kane grabitur per te ushqyer partizanet prandaj jane kriiminel, thote tufa Ne lufte kur kalonin neper kosove babai im partizan ne ate kohe thote se ishim te uritur , rrushi na varej mbi koke por nuk guxonim ta zgjasnim doren sepse disiplina ishte e rrepte mund te denohesh vetem per nje vesh rrush.
Kurse ballistet leri ushqimet dhe pulat por u merrnin nga qafa varset e floririt grave e nuseve dhe kjo nuk eshte sajese por ka qene realitet qe e kane deshmuar me dhjetra njerez.
Pa le krimet e tjera rrahje barbare derisa pas nje jave burri vdiste nga plaget sepse i dhe nje thes miell partizaneve qe kaluan neper fshat
Mbylleni gojen ulni koken dhe mbani turpin e historise mbi vete felliqsira.
Pastaj ne 30 vite demokraci si nuk fitoi asnjehere agron tufa me partine e ballit kombetar po mezi kane arritur 3-4 %.
Partizanet e ndershëm ishin ata vete viktima të diktaturës që kishin kontribuar të merrte pushtetin.
Sa komandantë bataljonesh,brigata,antarë të byrosë,komunistë të thjeshtë përfunduan burgjeve dhe internimeve ?
Shumë,dhe ata u penduan dhe kuptuan çfarë përbindshash kishin sjellë në fuqi por ishte vonë,shumë vonë.
Problemi është esenca kriminale,hajdute dhe bastarde e populi shqiptar, në çdo sistem,në çdo kohë ,në çdo epokë.