Arrestohet i gjashti i grabitjes së Rinasit, "Daja" nga Kosova

26 Prill 2019, 19:23Politika TEMA

Një tjetër autor i grabitjes së bujshme të Rinasit është arrestuar këtë të premte, i gjashti në total.

I arrestuari është Ragip Hajdini, nga Kosova.

Ai u përshkrua nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.

Hajdini u ndalua tek “Shkëmbi i Kavajës”.

Bengasi e kishte përshkruar atë si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.

Deri më tani, janë arrestuar shtetasit Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli.

Të maskuar dhe të armatosur, ata rrëmbyen thasët me eurot të tre bankave të nivelit të dytë, të cilat po i dërgonin për në Vjenë të Austrisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, informojmë se është kapur dhe ndalur  shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale  te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Ragip Hajdini

5 komente në “Arrestohet i gjashti i grabitjes së Rinasit, “Daja” nga Kosova”

  1. Djemt e saliut nga tropoja.
    Ngrihuni te shpeojme djemt tane

    1. Roberto says:

      Turp te keni.Lironi djemte tane. Polici e krimit. Poshte komunizmi,duam paret tona dhe me ne fitojne te gjithe i juaji Sali Berisha.????????

  2. syri says:

    potani qysh do e pershkrual saliushi kapjen e djemve te popullit te pd ………………………..

  3. Patrioti says:

    Paret po shkonin ne Austri tek nje hajdut tjeter, Fatos e quajne.

  4. rexha 10 says:

    PRISNI SE CFARE DO TE THOTE PROKURORIA E ARTA MARKUT.PO QENE TE TOSIT ,JANE PARATE E GJITHE QEVERITAREVE ,PORE ME NJE DIFERENCE SE NUKE I NDAJNE NE MYNYRE TE BARABARTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje