Rama në Shkodër: PD kaloi nga Topalli te Flamuri. Kur përballesh me Nokën ke një hu që s’ka fermer që e përdor se i rrëzon gardhin

26 Prill 2019, 17:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’ është ndalur në Shkodër.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e këtij qytetari, Rama ironizoi protestën e PD për bllokimin e rrugëve të Shkodrës me në krye Falmur Nokën.

Shefi i qeverisë tha se kur përballesh me Nokën ke një hu që nuk ka fermer që e përdor, as hu për gardhin se ia rrëzon atë.

“Në Shkodër ka njerëz të mirë, por e kanë syrin e mbyllur. Ata që kanë kaluar nga Topalli te Noka.

Topallin e kemi pasur kundërshtare, nuk i ka kursyer fjalët në drejtimin tim, por kur përballesh me atë ke të paktën kundërshtarë, por kur përballesh me Nokën ke një hu që nuk ka fermer që e përdor.

Nuk e merr njeri as hu për gardhin se i rrëzon gardhin.

Si mundet që PD në Shkodër ka marrë besimin qyl, edhe kur s’ka bërë punë, se në fakt ndonjë e ka bërë. Si mund t’u vihet demokratëve në ballë Flamur Noka?!” tha Rama.  (TemA)

1 komente në “Rama në Shkodër: PD kaloi nga Topalli te Flamuri. Kur përballesh me Nokën ke një hu që s’ka fermer që e përdor se i rrëzon gardhin”

  1. ¬ says:

    Vetëm Basha nuk e do Kryeministrin Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje