Grabitja në Rinas, qeveria kërkon konsulencë të huaj për problemet me kompaninë 'TIA'

26 Prill 2019, 16:03Politika TEMA

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që autorizon Avokaturën e Shtetit që të përzgjedhë një kompani të huaj juridike që të konsultojë qeverinë shqiptare për problemet e marrëveshjes koncesionare që ka me kompaninë ‘TIA’, që duhet të garantojë sigurinë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Avokatura e Shtetit do të ngrejë një komision për procedurën e përzgjedhjes së zyrës. Komisioni iu ka bërë ftesë zyrtare zyrave më të njohura për ofertën. Kostot financiare për konsulencën do të mbulohen nga buxheti i sfhtetit.

Ndërsa kontraktimi i zyrës së avokatisë së huaj do të bëhet përmes konkurrimit. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.

Vendimi i datës 19 prill erdhi 10 ditë pas super grabitjes në Rinas, kur banda e drejtuar nga Admir Murataj që u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë arriti që të merrte miliona euro. Deri tani për grabitjen janë arrestuar pesë persona, mes tyre dy nga grupi që ishin brenda në aeroport dhe tre bashkëpunëtorë, ndërsa shtatë janë ende në kërkim.

1 komente në “Grabitja në Rinas, qeveria kërkon konsulencë të huaj për problemet me kompaninë ‘TIA’”

  1. Don says:

    Mos jepni Aeroportin e vetem me koncesion o qeveritare kriminele. Mos u ngopshi te ngopeni por u ngecte ne fyt gjynahu qe i keni bere ketij populli. Une vete udhetoj nga aeroporti i Shkupit sepse cmimi i biletes eshte sa gjysma e aeroportit te Rinasit. Te anullohet koncessioni me cdo cmim dhe te ndalohet me vendim parlamenti koncesioni mbi kete objekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje