“Të vegjlit” e opozitës bëhen bashkë, Fatmir Mediu: Nuk e pyesim më Bashën e Kryemadhin

26 Prill 2019, 17:46Politika TEMA

Një ditë më parë partitë e vogla opozitare zhvilluan një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, për të cilin Fatmir Mediu i ftuar në Top Talk tha se kanë kërkuar një takim dhe krijimin e një tryeze me presidentin Meta.

Kësaj kërkese presidenti Meta i është përgjigjur pozitivisht, duke caktuar të martën e ardhshme takimin me krerët e 5 partive të vogla opozitare.

Por çfarë po kërkojnë me këtë takim me presidentin Meta?

“Kërkojmë një tryezë me presidentin e Republikës. Shikojmë në raport me shqetësimin e OSBE/ODIHR, me çështjet që ka Prokuroria në shqyrtim, a janë standardet për zgjedhje të lira e të ndershme. E dyta është një qeveri që të kujdeset për zgjedhjet.

Brenda një kohe të caktuar duhet përcaktuar plani i implementimin që përcakton standardet zgjedhore.

Ndoshta vendoset përfundimisht në Kushtetutë që të ketë një qeverisje kujdestare që të vendoset 6 muaj para zgjedhjeve. Pastaj të shikojmë elemente të tjera”, tha Mediu.

Fatmir Mediu tregoi edh edisa prej propozimeve që grupi i ri i partive të vogla brenda opozitës do të kërkojë për të ndryshuar Kushtetutën.

Një prej pikave të diskutimit që ata do të hedhin në tryezë është përcaktimi në Kushtetutë që 6 muaj para zgjedhjeve të ketë qeveri kujdestare.

Por siç thotë Mediu kjo marrëveshje s’mund të jetë vetëm për zgjedhjet, por ka nevojë që të diskutohet në thelb funksionimi në thelb i politikës.

“Për t’i kthyer Kushtetutshmërinë Kuvendit, duhet që shqiptarët ta dinë se nga kush përfaqësohen. Një sistem zgjedhor i hapur, qoftë propocional.

Për mua duhet rishikuar i gjithë këndvështrimi Kushtetues i vendit. Duhet të limitojmë në dy mandate, mandatin e kryeministrit, në 3 mandate deputetin. Presidenti i Republikës duhet zgjedhur nga populli”, tha Mediu.

Më tej ai u ndal edhe tek Gjykata Kushtetuese, e cila sipas tij do të ketë kriza pa fund.

“Mund të krijohet Senati, për të krijuar filtrin e nevojshëm legjislativ”, tha Mediu.

Mediu: S’marrim leje nga Basha e Kryemadhi

Mediu bashkë me kryetarët e 4 partive të tjera opozitare kanë krijuar një grup të përbashkët për të kërkuar tryezë të mes palëve politike dhe atyre ndërkombëtare për ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Por, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse propozimet për ndryshimet Kushtetuese vijnë nga PR, apo janë miratuar edhe nga PD e LSI, Mediu u përgjigj se këto propozime vijnë nga 5 partitë e qendrës së djathtë ku bëjnë pjesë PR, LZHK, PAA, PBDNJ dhe PDK.

“Ne këtë diskutim e kemi publik. Ne nuk marrim leje as nga Luzim Basha dhe as nga Monika Kryemadhi. Nuk është për konsum politik, por për reflektim politik.

Ne kemi një deklaratë të përbashkët që i qëndrojmë pikë për pikë. E brenda kësaj deklarate të përbashkët janë alternativat që ne i qëndrojmë”, u shpreh Mediu.

15 komente në ““Të vegjlit” e opozitës bëhen bashkë, Fatmir Mediu: Nuk e pyesim më Bashën e Kryemadhin”

  1. HAJDUTI says:

    oooooo Fatmir e fatkatran….e kush te beson ty o fatzi…keto jane lojra ngriva shkriva…ne djall te veni ju dhe qiie Vangjeli..se n keni care koken ..o korrak e kokrra korrakesh..

    1. Cudia says:

      O loqe Fatmiri qe nuk ke faj qe nuk ke kuptuar gje se si funksionon demokracia. Keto qe po kerkon ti kerkohen ne parlament dhe aty behen dhe ndryshimet me ligj. Ti o plere e le parlamentin dhe zgjedhesit qe te vune aty dhe tani nuk ka me kohe per te ndryshuar ligjet per zgjedhjet pasi tani eshte koha per te votuar. Kete shtet nuk e drejton me Sala me plera si ty nga mbrapa por kushtetuta e Shqiperise. Te siguroj se nqs do vesh emrin tend ne cdo kuti votimi ne Shqiperi ti i humb zgjedhjet. Ti e di shume mire kete gje o URITH i qelbur.

  2. ¬ says:

    Ka vënd për të gjithë në bashki dhe qeveri po ndoqët rregullat.

  3. Fate Mehdiu bir i (kurves) faturinos says:

    O i biri fatorinos, i ngjizur ne halene e trenit tani te erdhi veza te besh propozime. Pse nuk shkuat kur diskutohej Reforma Zgjedhore apo ste linte Nastradini Bashuk??? Tani i rate mutit me kobure dhe ska det qe ju lan cikat e mutit. Bjerini ere deri ne zgjedhjet e tjera pastaj flasim. Te fala Nard Ndokes ideologut suprem te se djathtes se shkerdhyer shqiptare.

  4. Selo Selaj says:

    Mediu te perballet me drejtesine njehere. Kur te jape llogari per Gerdecin atehere te degjojme “xhepin” e vogel te Berishes.

  5. Vlonjati says:

    Ja, edhe kjo na kishte mbetur pa degjuar!
    Zgjedhje çdo 4 vjet, por 6 muajt e fundi me qeveri kujdestare. Edhe 6 muaj pas zgjedhjeve qe te behen konsultimet, tratativat, programi, votbesimi.
    Pra qeveri 3 vjeçare.
    Te pjerdhça mendjen, o Medi Gerdeci!

  6. Wtf says:

    Mediu e ka mire dhe duhet qe mazhoranca:
    1. Te beje nje qeveri te kujdeset per Mediun dhe company.
    2.Ti jape plus nga 1% qe keto te quhen parti.
    3. Ti shtoje PD dhe LSI nga 10% seicilea qe keto te fitojne zgjedhjet.
    4. Biznesi dhe cdo pune te ndalohet sa here ka zgjedhje 6 muaj para dhe 6 muaj mbrapa per te nderuar partite kujdestare si edhe te paguaje shtese per senatin dhe gjithe deshirat e idioteve qe na kane dale.
    Une mendoj se Shqiperia te kete nje kryetar bashkie se aq jemi , jo me keto idiotesira qe i thone dhe si filozofe.

  7. lisi says:

    Akoma kerkon te qendroje deputet ky qelbesiraNga te gjithe legenat ky eshte me plehu.

  8. Komentuesi says:

    Keto qe thot Mediu jane mbroçkulla.Nuk ja mban bytha asnje nga keto parti qe kerkojne tryez me presidentin,por eshte Berisha dhe Basha qe i shtyn te bejne kete veprim.Ata po e shikojne se po u vjen vdekja dhe do telendisen ne sy te popullit dhe te botes se po bojkotuan zgjedhjet ata kane mare fund,do shkaterrohen totalisht.Keto jane forma dredhiet e Berishes per tu futur ne zgjedhje.Edi Rama te mos pranoi asnje nga keto mashtrime,ai do ti fitoi zgjedhjet.

  9. Plaku says:

    Jeni qe te gjithe per te dhene llogari para drejtesise,nuk jeni ne pozicionin per te kerkuar ndryshime dhe aq me teper ndryshime kushtetuese….keni vrare,vjedhur,trafikuar etj. etj…..o Medihoxha mos u lodhe kote ????????

  10. ALI ABDULLAI says:

    MENDIMET I KENI SHUME TE MIRE POR PROBLEMI QENDRON SE PER NDRYSHIMET KUSHTETUESE DUHET TE VOTOJE EDHE OPOZITA.
    ME SA DI UNE OPOZITA ESHTE JASHTE PARLAMENTIT DHE PER TE VOTUAR NDRYSHIMET DUHET TE PRESIN PARLAMENTIN E RI PAS QERSHORIT 2021.
    URIME PER KUSHTETUTEN E RE

  11. emigranti says:

    ky kerkoka senat e te behet senator e te vazhdoj te bej jete lluksoze me parat e shqiptareve

  12. olimpia says:

    Duket e paskan marre paralajmerimin nga DASH…Edhe Mona qe sot ishte shnderruar si Gebelsi kur trupat sovjetike kishin rrethuar Berlinin.Ju lutem prof. te shkencave politike ta perdorin fjalen e Mones si nje leksion skizofrenie ,,politike,,,kur nje drejtues ,,,partie…mund te shnderrohet ne nje hitleruc i gateshem per te shkaterruar shtetin per ruajtjen e pasurise.Dhe nje tufe hajdutesh e degjonin me nje servilizem te neveriteshem.Mona e tha troc…ne do ti mbrojme njerezit tane …pra LSI eshte thjesht nje biznes privat…

  13. Kuq e zi says:

    Ju te peste po te shpallni proteste nuk beni do as 6 vete
    Sabri godo kishte 30 deputete ne kuvend kurse ti nuk del dot as i vetem sepse nuk kalon pragun
    Tani qe kuptuat qe berisha u hodh me planin b (patozin) po kuptoni qe jeni jashte loje dhe thoni nuk pyesim bashen
    Jeni kufoma politike asgje tjeter

  14. Grand says:

    Fate keto ide i dine edhe qytetaret! Problemi eshte se keto jane problematik parlamenti! Mirpo ti s,je ne parlament, as si parti!
    Si ky muhabet yt ne bejme perdite ne kafe.
    Kur ishte koha e komisionit zgjedhor ti e degjoje Bashen dhe s shkove asnjehere. Ndoshta kishe probleme me drejtesine kur bere lojen e famshme me imunitetin. Mirpo qytetaret pas kesaj thane “Biri i kurves i shpetoi drejtesise”se korruptueshme te asaj kohe. Por ky veprim i yti la dhe fiksoi perfundimisht ne memorjen e populliy ose te qytetareve qe ti je fajtor. Pavaresisht se ja hodhe paksa me hile. Sepse nuk u ballafaqove per akuzen e ngritur me drejtesine! Te njejtin problem ka Basha! Biles Basha dhe Saliu kane pergjegjesi qe te futen ne rradhet e Deputeteve Demokrat thjeshte per te mbrojtur, duke influencuar ngadalsimin e procesit ndaj teje dhe pastaj duke te bere Deputet. Sot me duket se pak te intereson permiresim i sistemit. Tani je pergjegjes edhe per shkaterrimin e Opozites dhe te Partise Republikane. Sepse i ke perdorur keto per interes personale. Partia qe ti gjoja drejton nuk egziston dhe efektivisht nuk perfaqeson asgje sot. Prandaj kur thua qe ta di populli kush e perfaqeson te kap gazi dhe e kupton se sa ne hall je.
    Fate shiko se ka nje menyre per te shpetuar: quhet ndershmeri. Per kete s duhet te pyesesh Bashen apo Berishen. Paraqitu vete ne gjykate, mbrohu ndershem dhe pastaj me siguri … do te jeshe i vleresuar. Miqesisht te theme qe qytetaret nuk kane ate mendim qe ke ti pervehte. Gjithsesi duhet te luftosh! Sepse cdo qytetar kur mbaron denimin e drejtesise, jane dhe mbeten te rendesishem per Shqiperine. Shikoje nje here vehten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje