Nga Altin Ketro
Shpresa e fundit për mbijetesë e opozitës jashtë parlamentare, mbetet shkatërrimi i procesit zgjedhor të datës 30 qershor. Në këtë datë kushtetuese të caktuar për t’i dhënë sovranit popull mundësinë që të vendosë për qeverisësit vendorë të tij, kjo opozitë e çartur ka deklaruar se do shkaktojë rrëmuja të cilat, sipas pas, do pamundësojnë shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar vullnetin e tyre të lirë.
Këta parashikues ogurzi të gjëmave që na presin, e dinë edhe vetë që me këto lloj përbetimesh nuk motivojnë dot as familjarët e tyre, e jo më të gjejnë aq të marrë sa të bëhen mish për top për ambicien e sëmurë kryeministrore të Lulzim Bashës. Kur them “aq të marrë” kam parasysh një numër të atillë që do t’i bëjë ballë lumit të votuesve, e jo atij grushti militantësh që e kanë ndarë mendjen të marrin rol “kamikazi” politik më 30 qershor.
Gjithsesi, nisur nga proklamata e opozitës, m’u desh të hyja në imagjinatë dhe të udhëtoja para në kohë për të parë se ç’do të më ndodhë ditën e votimit. Atë ditë, unë, ashtu si qindra mijë të tjerë, do të shkojmë të kryejmë detyrën sublime të ushtrimit të vullnetit për të votuar. Imagjinata ma thotë se, diku përpara qendrës së votimit, do më dalin nja 2-3 persona dhe do të më kërkojnë të kthehem mbrapsht.
Le të supozoj se nuk do të ketë fare shërbim policor që do ofroj mbrojtje për mua (dhe të tjerë si unë). Nëse unë nuk iu bindem atyre personave, duke vijuar rrugën për tek qendra e votimit, çfarë do të më bëjnë ata? Pyetjet i kam për Lulin e për Monën meqë këta horra i bie që të jenë rekrutuar prej kësaj dyshe:
Do të më qëllojnë për të më vrarë?
Do të më qëllojnë për të më plagosur?
Do të më godasin për të më lënduar fizikisht?
Do të më kërcënojnë për pasoja të mëvonshme?
Ja më qëlloi mua fati i keq të pësoj ndonjërën prej pyetjeve më lart. Ja kështu si unë mund ta pësojnë edhe ca të tjerë. Po mirë, kaq gangstera do jenë këta tuajt që me këto forma kriminale do veprojnë me të paktën 800 mijë shqiptarë?! Apo shpresoni se po e pësuan disa syresh, armata e së paku 800 mijë shqiptarëve do frikësohen e do ndrydhen në shtëpi?!
O të mjerët ju politikanë dritëshkurtër që thurrni dhe ëndërroni skenarë të tillë primitivë. Po si ua nxë edhe goja dhe e thoni publikisht pa ju skuqur faqja, o të paturp faqezinj. Unë, tjetri e tjetri, nuk shkojmë të votojmë se na e kërkon qeveria, por se e kemi në ndërgjegje qytetare e civile për ta ushtruar këtë të drejtë kushtetuese.
Ne e respektojmë në maksimum të drejtën tuaj për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ne as po u kërkojmë më dhunë që ju të votoni, e as po përkrahim përdorimin e forcës që ju ta bëni diçka të tillë. Atëherë, çfarë dreqin keni që nuk tregoheni të arsyeshëm dhe të na lini në paqe ne të tjerëve për të vepruar sipas ndërgjegjes sonë?!
E keni ndarë mendjen që ta pengoni popullin? Epo, çfarëdolloj skenari halucinant të keni sajuar ju djallëzorë, një gjë është e sigurt si drita e diellit dhe këtë nguliteni fort në mendje, Lulzim e Monika. Më 30 qershor, në Shqipëri, do të zhvillohen zgjedhje vendore, doni apo s’doni ju! Dhe ju do humbni thellë, merrni apo nuk merrni pjesë në to!
Bravo Ketro!
Të lumtë dora dhe një përgjigje e merituar për këta të marrë që mendojnë se Shqipëria është pronë etyre. Luli dhe Monika do jenë brenda në 30 qershor në freskun e Reçit duke bere dashuri me gjynajet që i kanë bëre keti populli. Kriminelat nuk e duan Shqipërinë
??BRAVO !
Sakte, bukur, shkurt dhe drejtperdrejt!.
Cdo shqiptar qe ka dy pare mend duhet ta lexoje kete artikull brilant. Bravo, exelent , nuk ka bir kurve , e klysh keerici i Faros , e Flamur Geringu, apo lristat naziskine te Nafije Dybekut qe do me pengojne mua dhe cdo shqiptar per te votuar me 30 Qershor qente qe lehin rrugeve, rrugeve i pafshim, neper cadra, me fitila ne duar, votimet do behen me bukur se asnje here tjeter.
O Mero mavria, nuk u mbarohen parate musabit,po ti po ben ate me te lehten tradhetine tradicionale shqiptare qe nga koha e Skender beutt e deri te Nexhmije Xhudlini e Kadare kufoma.
nje BRAVO gjigande!
As edhe nje nuk ka te drejte ne rast se eshte brenda ligjit te ndalohet ,jonga halabaket por as nga policia.
Se ku shkoi une dhe cfare bej une dhe per ke votoj une ,eshte puna ime dhe jo e halabakeve te saliut dhe ilirit.
Ligji dhe shteti duhet te veproj ndaj ketyre antishqiptareve
Keta jane uje i qelbur dhe duan ta kthejne vendiin ne nje kenetë.
Une me ps nuk jam as kam qene ndonjehere po me kte kurven e lsi kurren e kurres .
Kur te bien këta hajdutë të korruptuar populli do të gëzohet siç gëzonte
për m.shehun,k.xoxen,b.spahiun,f.shehun,k.hazbiun etj,etj.
Po presim të gëzohemi për metën,berishën,kryemadhin,etj,etj.
Nuk ka rendësi nga vjen ndëshkimi,rëndësi ka të vijë.
TI KE SHUME TE DREJTE,VOTIMET DO BEHEN,PO MOS TI SHKOJE MENDJA KUJT SE TREMB KEN,TE GJITHE TI BAJNE LLOGARITE MIRE DHE TA PYSIN MIRE BYTHEN,NQF-SE JU SHKON MENDJA PER NDONJE TENTATIVE TE TILLE,SE NE RRDHE TE PARE KANE TE BEJNE ME INDIVID TE CAKTUAR,QE KANE EMER,MBIEMER RRETH FAMILJAR DHE SHOQEROR,E PARA,EDYTA ESHTE SE CDO VEPRIM I TYRE DO BALLAFAQOHET ME LIGJIN DHE NUK ME SHKON NE MEND QE MUND TE KETE INDIVID KAQ TE PREDISPOZUAR PER VEPRIME TE TILLA,KETU DO VOTOHET DHE ME VOTE DO TE PERCAKTOHEN FITUSIT,IKU KOHA KUR KUTI TE E VOTIMIT,MBUSHESHIN,NGA SHIKSIT DHE ISHINATA QE PERCAKTONIN FITUSIT,PRANDAJ KUJDES
Bukur Altin.
Kush do qe te votoje te marre edhe nje tulle me vete ose nje shkop te trashe dhe do ta shikoni se si do zhduken maloket. Raporti do te jete 10 me 1. Prandaj asnje problem apo shqetesim. Disa bandite nuk kane asnje fuqi te pengojne zgjedhjet. Ndofta ka ardhur koha tu tregohet vendi nje here e mire. Vend qe ballisti dhe frikacaku Rama nuk ka guxim tua tregoje.
MONIKA THOTE ME DAL NE RRUGE SI AJO !
ME GODIT ME ÇIZME SI AJO!!
ME I HJEK BREKET SI AJO !
POR MOS ME U PASURU ME FLORI SI MONIKA! !
Shqiptar i shkerdhyer , meqenese je i zhgenjyer,shko gjekundi te gjesh kar-ar se per ty nuk mjafton ai shqiptar !
Me vjen keq t’ju zhgenjej, te dashur komentues.
Sigurisht qe zoti Katro ka shkruar nje artikull emocional, artikull qe ka me vete te drejten morale dhe ligjore, te drejten qytetare dhe demokratike por qe ka pak, shume pak, vlera praktike apo zbatime pragmatiste dhe qe nuk e pershkruan realisht skenarin qe kercenon te zbatoje opozita.
Dhjetra qindra mijerat e votuesve per te cilet na flet Katro, qe jane te ndergjegjshem, te vullnetshem dhe te gatshem te shkojne ne qendrat e votimit ne 30 Qershor dhe te votojne alternativen e tyre, nuk do te ishin gjithesesi te gatshem te rrezikonin dhe te perballeshin me alabaket e PD-LSI- se, te kercenoheshin dhe te fyheshin prej tyre apo, edhe me keq te sulmohshin, te goditeshin dhe te rriheshin prej tyre.
Sapo te perhapet lajmi se Salianji me nje grup zuzaresh, apo FLamur Noka me nje grup kapuconesh, apo Luciano Boci me nje tufe zagaresh, apo Alibeaj me nje bande paramilitaresh, apo Mona Baxhella, e shoqja e Presidentit me qetesi e dashuri, me nje hordhi kamikazesh, apo Lul Basha, duarpergjakuri direkt i 21 Janarit me nje ushtri mercenaresh me komandante te tipit si genjeshtari i lindur Gaz Bardhi, dhe ju mund te vazhdoni sipas deshires dhe njohjes qe keni te shtoni kete liste, pra sapo te perhapet lajmi me te gjitha mjetet gojore dhe te medjas, se keta puciste te vetedale jashte ligjit, kane bllokuar akset rrugore kombetare dhe rruget kryesore te qyteteve, kane zene hyrjet e qendrave te votimit me hunj e molotove, me altoparlande dhe me maska dhe jane duke intimiduar, sulmuar dhe penguar qytetaret per te hyre ne qendrat e votimit, te jini te sigurte te dashur komentues dhe ti vete zoti Katro, se shumica dermuese e ketyre votuesve, nuk kane per te levizur nga shtepite e tyre, do te ngulen para televizoreve per te pare dhe degjuar ideologet e ketij bojkoti dhe kesaj raprezaljeje qe do te therrasin dhe cirren: fitore, fitore, e shihni e thame ne, populli nuk e voton kete qeveri te krimit dhe te korrupsionit, se populli i revoltuar ka dale ne rruge dhe po ushtron te drejten e vet per te protestuar dhe te mosbindjes civile, se farsa e votimeve te blera nga Rama me milionat e droges deshtoi dhe se kjo qeveri eshte e rrezuar, prandaj rrini neper shtepia rehat dhe mos u beni vegla te qeverise, se mund fare kollaj te jeni edhe viktima te rradhes nga populli i revoltuar.
Duke ditur se, edhe ne kushte dhe situata normale politike dhe elektorale, ne zgjedhjet lokale dalin zakonisht shume me pak votues se sa ne zgjedhjet parlamentare, athere perfytyroni se si do te ishte pjesmarrja ne votime ne keto zgjedhje te nje situate tejet te tensionuar politike, duke pasur ne aksion nje opozite destruktive, qe me retorike dhe me aksione e ka provuar se nuk e njeh dhe nuk e respekton as ligjin, as policine dhe madje as thirrjet e faktorit nderkombetar.
Ky eshte edhe skenari Berisha-Basha, Meta-Mona & Co: Keto zgjedhje lokale pa pjesmarrjen e opozites “reale” te vendit dhe me nje pjesmarrje te paperfillshme te zgjedhesve jane jo legjitime, tregojne se qeveria ka humbur numrat dhe duhen zgjedhje politike te parakoheshme per te normalizuar situaten dhe rivendosur sistemin.
Atehere cfare duhet bere?
A duhet te presim, sic na sugjeron zoti Katro, qe qytetaret dhe votuesit normale te perballen me intimidimin dhe sulmet e paramilitareve te opozites, t’i dekurajojne ata me vullnetin dhe sjelljen e tyre te civilizuar dhe te kryejne nje proces normal votimi?
Qe te kemi nje pergjigje sa me afer realitetit per kete pyetje, duhet me pare te pyesim:
A e keni pare se cfare ndodh kur opozita bllokon akset kombetare, dmth bllokon levizjen normale te popullates shpesh jetike edhe per nevoja familjare a personale te domosdoshme?
A ju imponohen qytetaret tane alabakeve me hunj e molotove qe kane bllokuar rruget?
Sic e kemi pare ne ekranet tona: Jo, aspak!
Ata hapin krahun dhe presin te perulur dhe me durim qe opozita te mbaroje misionin e saj dhe te hapi rrugen kur t’i doje trapi, bashke me policet qe rrine me duar prapa dhe bejne sehir te fortet e opozites.
Po pse keshtu?
Pse keta qytetare rrine si murgj te pervuajtur ne rradhe, ne pritje te mbarimit te skenarit?
Sepse qytetaret ne fakt, me shume te drejte presin qe, qeverina te zbatoje ligjin dhe rregullin, te cbllokje rruget dhe te coje ne galerat e ordinereve halabaket me molotove e kapucone si edhe te rrase ne galerat politike, halabaket me kollaro, qe proklamojne dhunen dhe bllokimin pa pasur frike nga ndeshkimi.
Sepse pikerisht per kete, qytetaret kane zgjedhur qeverine te veproje dhe te zbatoje shtetin ligjor.
Sepse pikerisht per kete, qytetaret paguajne taksat per te mbajtur nje polici efektive qe vendos rregullin dhe rendin, qe nuk kthen faqe tjeter kur goditet nga rrugaci, qe i hap rrugen qytetarit kur halabaku, sidomos zuzari politik, bllokon jeten normale civile ne cdo drejtim qofte.
Qe qytetari te dale pa frike ne votime, ai duhet te shohe se qeveria dhe policia e saj, zbatojne pa hezitim dhe, sodomos pa frike, detyren e tyre te garantimit te votimit te lire, jashte cdo intimidimi.
Qe qytetari te kete garanci nga qeveria dhe policia e saj per te dale pa frike ne votimet e 30 Qershorit, qytetari duhet ta shohe kete qe tani, tek bllokimi skandaloz i akseve rrugore, dmthe duhet te shohin qe tani ne praktike faktin se:
Nese bllokuesit e rrugev nuk kane marre leje per protesten bllokuese, ose nese tejkalojne kohen
e lejuar nga policia per bllokimin e rruges, kohe e gjykuar sipas rendesise se aksit rrugor per te
mbajtur trafukun vital te vendit ne parametra normale, atehere policia duhet te fshije me rruspe
menjehere postbllokun e vene dhe ne rast rezistence duhet te ndaloje rezistuesit dhe te filloje
procedimin real te urdheruesve politike dhe organizues te protestes.
Nese votuesit e shohin kete vendosmeri te shtetit dhe te policise, atehere ata mund te kene edhe garancite e novojshme qe te dalin dhe ushtrojne te drejten kushtetuese dhe detyren civile te pjesemarrjes ne votime.
Cdo obsion tjeter, perfshire predikimet morale te Katros, nuk kane asnje lloj vlere praktike.
Nese nuk zbatohet ne menyre te hekurt dhe pa asnje leshim ligji dhe rregulli per te garantuar per qytetaret te drejten e votimit, atehere ne 30 Qershor, pas djegies pa precedent, per fat te deshtuar tashme, te mandateve parlamentare nga nje opozite destruktive, Evropa do te shohe precedentin tjeter, po aq skandaloz, te bllokimit me dhune te votimeve kombetare per administraten lokale te nje vendi evropian, gje qe po te realozohet, do te jete edhe fitorja e pare reale e destruktivizmit te Berishes se Beogradit dhe pionit te tij te qetesise e dashurise, Like Floririt me bashkeshorten e tij te varfer, e cila nuk ka buke per femijet e saj qe jane strehuar ne kolegjet me te shtrenjta te Evropes, per t’ju fshehur kercenimeve alucinative per jetet e femijeve, qe merr kjo laraske me tru harabeli sa here ben debilen neper studjot televizive.
Ano Nimi! Nuk e di kush je, por mendoj se ju jo vetem keni bere parashikimin real ogurzi, por po i jepni edhe nje mesim qeverise diabolike qe ben sehir, te ciles jo vetem ia kane pire lengun opozitaret por po ia pi lengun edhe populli. Fatkeqesisht Shqiperia nuk ka qeveri, populli e di kete dhe po e shikon perdite kur nje tufe alabakesh pisanjoze po tallen me te. Dhe eshte ashtu sic e parashikoni ju: shumica nuk do te shkoje te votoje dhe opozita do te deklaroje se populli eshte me ne dhe per kete duhen zgjedhje te parakoheshme e tjere ashtu sic e pershkruani ju ne kete koment. Persa me petrket mua, jo vetem qe jam plotesisht dakort me ato qe thoni ju, por une do te shtoja qe alabaket atje ku do te shikojne qe ka votues do te sulmojne qendrat e votimit dhe cfare pasojash vjen nga kjo i kupton cdo njeri. Ata do te prishin fletet e votimit dhe do te futin kuti te gateshme me fleta votimi fitues per kandidatet e “Bindjes Demokratike” qe jane realisht militante te vertete te PD dhe keshtu ne zgjedhjet vendore pothuajse te gjithe fituesit do te jene realisht te PD-se. Cdo njeri e di qe kjo eshte skema numer dy e Opozites ne se njerezit shkojne te votojne dhe besoj se kjo eshte me e preferuara. Atehere ata jo vetem qe do te marin pushtetin lokal, por do te kerkojne zgjedhje te pergjitheshme mbasi tani kane te drejte te pratetendojne qe shumica eshte me ta. Ky eshte plani i Berishes i cili do te zevendesoje edhe Lulin me djalin tjeter te tij Astritin. Keto gjera nuk do te kishim kurajon ne ti parashikonim ne se do te shikonim nje qeveri serioze, por sic duken bathet keto kane per te ndodhur ne te vertete. Pershendetje per komentin tuaj.
Moderator, ku eshte komenti im?
NE JEMI POPULL LESHI QE SHKOJM DHE VOTOJM PER KETA PLERA ,KETA JAN PROVUAR DISA HER DHE PO TE NJEJTET MBETEN ,KAN 30 VJET QE THON TE NJEJTA FJALE DHE PREMTIME QOFT PD QOFT PS ,KETYRE DO SHKERDHYER ROBTE QE TJU FUTESH PLUMBIN NE KOKE,ESHTE ÇMENDURI TE MBASH DHE TE VOTOSH PER 30 VJET TE NJEJTIT NJERZ ,SALIU. ILIRI , EDI ,LULI, MONIKA POPULLI DUHET TJU BEJ GJYQIN DHE JO TI VOTOJ ,PRANDAJ MBLIDH MENDJEN O POPULL SE PRAP DO TA FUSIN ME KEQ