Gjermania dhe Franca duan të forcojnë bashkëpunimin e tyre për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet një agjende rajonale në sektorin e zhvillimit social, të sigurisë, të mbrojtjes dhe drejtësisë.
Nga Anila Shuka
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do ta forcojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. “Ndjehemi përgjegjës për perspektivën evropiane të këtyre vendeve”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel në Berlin në një konferencë të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, në prag të takimit të nivelit të lartë mes krerëve të Gjermanisë, Francës, të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë dhe Kroacisë, si dhe përfaqësuesen e Komisionit të BE-së për çështje të jashtme, Federica Moghierini.
Të dy theksuan se samiti nuk kishte si synim të gjente një zgjidhje për problemet e hapura, por thjesht të fliste hapur për problemet në rajon. “Duam të arrijmë që problemet të mos jenë aq të pazgjidhshme sa ç’duken”, tha kancelarja. Ajo përmendi çështjen e doganave të Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës si një “zhvillim jo në drejtimin e duhur.
Sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, të dy thanë se nuk donin të ofronin zgjidhje konkrete, por Merkel theksoi se zgjidhja duhet të jetë në të mirë të gjithë rajonit: “Nuk mund të ketë marrëveshje pasojat e të cilës mund t’i vuajnë vendet e tjera”, tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut si shembull pozitiv.
Macron paralajmëroi kthim të angazhimit francez në Ballkan, si në vitet ’90, Macron u shpreh për një agjendë rajonale, pavarësisht nga ajo e zgjerimit, dhe tha se agjenda përbëhet nga katër sektorë: Zhvillimi social, siguria, ku hyn lufta kundër trafikut ilegal të armëve, kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të parregullt, mbrojtja, ku hyn misioni evropian paqeruajtës në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe sektori i drejtësisë dhe i forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit ekonomik. Macron tha se është i bindur se “stabiliteti realizohet me një agjendë rajonale”.
Merkel dhe Macron theksuan se samiti i Berlinit nuk e zëvendëson as “Procesin e Berlinit” e as negociatat e zgjerimit të BE-së. Më parë kancelarja gjermane kishte pasur biseda bilaterale me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.
Une e kuptoj fare mire cdo te thote Merkel per zgjidhjen e problemit midis Kosoves dhe Serbise. Ne shqiptaret dhe Serbet jemi sheqeri i bakllavase. Merkel do na perdori per te embelsuar bakllavane e Ballkanit Perendimor. Ose jemi kripe per te konservuar situaten ku zotnia do jete zotni dhe rajaja raja. Ndryshe Gjermania do qelbej nga muti i quajtur mut rus…
Po pse moj zonje e madhe: ne na gjete ti te punojme per te miren e rajonit? Ne skemi bythe ne breke dhe Merkeli thote te vazhdojme ne shqiptaret dhe serbet te zihemi me njeri tjetrin qe te mos destabilizouhet Bosnja. Mire e mendon per vehte, se ke hallin e Rusit. Po per ne kush do mendoje? Saliu qe nuk priti por me vrap shpalli armiqte sepse keshtu i thane padrinot e veriut. Ilir floriri apo baxhella. Basha hollandezi apo Jari austriaku. Te gjithe ja kane bere tecin Shqiptareve. Ky teci i fundit ishte dhe teci amerikan me ngjyra gjermane. Nuk na e ka asnje fajin. Jemi popull qe nuk dime se cduam.
Shqiperia nuk ka patur hajr nga keta pisat , qe nder shekuj kane patur detyre primare vetem ta copetojne Shqiperine , sillini Kinezet ne portet e Adriatikut tu shkerdhejne robt ku ti kene , e vetmja shprese e Shqiperise eshte ljdhja e nderprere padrejtesisht me Kinen , sillini kinezet ashtu sic vepruan gjitonet tane qe dhane portin e Pireut tek kompania e famshme kineze dhe pane hair, te qe per europianet …….ekoma co kishin negociata se cila kompani europiane do ta merte bla bla bla te tille jane europianet , kurse kinezet e thane , dhe e bene kaq thjeshte………rasti me i volitshem , sillni kinezet , futini sa me thelle , Shqiperise nuk ivjen absolutisht asnje e keqe nga Kina, jo ariun e serbise , por Kinen…….