Vendosja e flamurit kombëtar në Kalanë e Ohrit nga grupi Folklorik Arbëresh nuk është pritur mirë nga një pjesë e opinionit në qytetin e Ohrit.
Strugalajm raporton se ka mësuar se dy pjesëtarë të këtij grupi janë marrë për sqarime në policinë e Ohrit.
Këtë informacion për Strugalajm e konfirmon edhe zëdhënësi i policisë së Ohrit Stefan Dimoski i cili potencon se “Flamuri në Kështjellën e Samoilit në Ohër është vendosur nga një grup i cili është prezantuar si folklorik dhe në një kohë të shkurtër është spostuar nga aty.”
“Janë thirrur në bisedë informative dy persona dhe po punohet në zbardhjen e rastit”, përfundon Dimoski.
Ma pas Strugalajm shkruan: Një grup arbëresh prej dje po qëndrojnë në Strugë dhe Ohër ku morën pjesë në disa aktivitetet kulturore në përkujtim të betejës që Skënderbeu ka zhvilluar në këto anë. Arbëreshët janë pjesë e kombit shqiptar që pavarësisht që jetojnë prej më shumë se 500 vjetësh në Itali kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën e reagimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ohër.
“Ngritja e flamurit Kombëtarë Shqiptarë sipas informacioneve që kemi aspak nuk ka pasur për qëllim provokimin e dikujt por është vendosur për koreografi të grupit të valltarëve nga shoqata kulturore Arbëreshe.
Vendosja e Flamurit Kombëtarë Shqiptarë në Kalanë e Ohrit nuk paraqet as shkelje ligjore e as rrezik për askënd,aq më pakë kur dihet se në Maqedoninë e Veriut,shqiptarët përbëjnë 1/3 e popullatës dhe janë popull autoktonë”, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.
Potencon, spostuar…… Ptuuuuu!!!! Ju q!fsha gjuhën, gazetarë bq-ra. Rracë e ndyrë analfabetësh me rrogë.
eshte llogjike te ngrihet flamuri i Shqiperise ne nje vend ku shqiptaret jane autoktone ..!
Shuqyr qe paskan qen Italian se do ja u kishin thyer brinjet po te ishin Shqiptar. Po do benin not proteste pa do ngriheshin do protestonin. Hahaaaa rrini si muter tani
Qyteti i Ohrit (bashke me keshtjellen e tij e shek III- IV p.e.s) eshte nje qytet shume me i lashte se mbreti bullgar Samuil (qe e pushtoi qytetin ne shek e X-te e.s dhe e beri qender te Perandorise Bullgare). Ohri eshte nje qytet i fisit ilir te enkelejve, dhe ka qene pjese edhe e Mbreterise pellazgo-ilire te Bardhylit edhe e Mbreterise pellazgo-makedonase te Filipit. Qyteti u pushtua nga romaket dhe u be pjese e Perandorise Romake, ndersa ne shek IX – XI e.s ka qene pushtuar nga bullgaret dhe u be kryeqendra e Perandorise Bullgare. Ne shek XI e.s Perandoria Bullgare u shkaterrua dhe Ohri u be perseri pjese e Perandorise Romake (te Lindjes). Ne shek XIII – XIV e.s Ohri ka qene zoterim i princave arber Gropaj (Pal dhe Andrea Gropa), pastaj pushtohet nga turqit dhe behet pjese e Perandorise Otomane.
Qyteti ka qene banuar nga shumice shqiptare deri ne vitet 1950, ku per here te pare popullsia e ardhur sllavo-bullgare, afersisht barazohet me ate shqiptare, per shkak te politikave jugosllave! Popullsia shqiptare pesoi renie (largim dhe emigracion) dhe ajo sllavo-bullgare pesoi rritje. Megjithate edhe sot qyteti i Ohrit ka nje komunitet te madh shqiptaresh qe deklarohen te tille, por ka edhe nje komunitet te madh shqiptaresh ortodokse te cilet deklarohen “makedonas” (te cilet dine te gjithe shqip) dhe po ashtu nje komunitet te rendesishem shqiptaresh myslimane qe deklarohen “turq” (te cilet dine te gjithe shqip)!
Uhahahahaaaa zedhenesi i policise Stefan Dhima (Dimoski), shqiptar ortodoks i Ohrit qe ne shtepi flasin shqip dhe ne publik deklarohen “maqedon” ? ? ?
Me siguri eshte cuditur Stefi kur njeri nga arbereshet i ka thene se edhe ata jane shqiptare ortodokse, por nuk deklarohen “italiane”, c’mutin duan keta qe deklarohen dicka qe nuk ekziston si “maqedonas” ?
Komenti im ku eshte?