Data 30 prill është një datë historike për skuadrën e Teutës së Durrësit.
Më 30 prill 1994 klubi durrsak arriti që për herë të parë në histori të fitonte titullin kampion të Shqipërisë.
Ky moment është kujtuar nga gazetari durrsak Bujar Qesja i cili ka publikuar dhe disa fotografi të lojtarëve që kanë qenë pjesë e Teutës kur u shpall kampione e Shqipërisë.
“Teuta kampione e Shqiperise.
-Disa nga kampionet e Teutes se famshme te Edmond Mihas dhe Bashkim Kokes, por qe u finalizua nga Haxhi Ballgjini dhe Stavri Nica
Mienjohje per nderin qe na dhane!
Ne kujtime te paçmuara per ta”, shkruan Qesja në profilin e tij në facebook. (TemA)
Cfare kujtimesh.. edhe pse kam qene ne tetevjecare sdo ti harroj kurre ato emra.
Shtama–Abazi–Furrxhi–Dashi–Takja–Fraholli–Aliaj–Zalla–Mehmeti–Koca–Xhakolli–Kapllani–Begeja etj..
Vitet kur Durrsi mblidhte 15000 vete ne stadium.