Ministri gjerman thirrje BE-së: Mbani fjalën, zbatimi i reformave në Ballkanin Perëndimor hap rrugën për anëtarësim

30 Prill 2019, 16:19Politika TEMA

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet ta mbajë fjalën dhe të sigurojë që zbatimi i reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor, u hap rrugën atyre për anëtarësim në BE.

“BE-ja mund të mbetet e sigurt dhe e qëndrueshme vetëm nëse Ballkani Perëndimor bëhet i sigurt dhe i qëndrueshëm”, është shprehur ai.

“Problemet e brendshme të BE-së nuk zgjidhen duke neglizhuar mundësitë në vendet fqinje me ne dhe që hapin rrugën për në BE”, ka theksuar Roth.

“Duhet ta mbajmë fjalën: Zbatimi i reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor i hap rrugën për anëtarësim në BE”, është shprehur ai.

1 komente në “Ministri gjerman thirrje BE-së: Mbani fjalën, zbatimi i reformave në Ballkanin Perëndimor hap rrugën për anëtarësim”

  1. Gri says:

    Mire thu ti ore mik! Te mbajne fjalen, tradite mjafte e vlerresuar ne Ballkan! Por edhe s’kane faj!
    GRIDA D. ka fshehur celsin e portes se Ke qe dje dhe nuk tregon! Cfare te bejme!?
    Asgje ja do presim sa ti mbushet ….Grides!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje