Kryetarti i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se BD do të ketë kandidatë në çdo bashki për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por nuk do të garojë në bashkitë e djathta ku ka kandidatë të pavarur, por do t’i mbështesë ata.
Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Patozi tha se ky vendim është marrë sepse bashkimi i forcave opozitare do të rrëzonte Ramën.
Më tej ai tha se Bindja Demokratike do të bëjë një betejë frontale duke u përballur me të gjithë kandidatët e mazhorancës në çdo bashki.
Gjithashtu Patozi tha se rruga e vetme për ta rrëzuar dhe ndryshuar qeverinë është pjesëmarrja në zgjedhje dhe jo braktisja e tyre.
“BINDJA DEMOKRATIKE është e vendosur që në zgjedhjet e 30 qershorit të bëjë betejën e saj frontale në të gjithë territorrin e vendit, duke u përballur me të gjithë kandidatët të Partisë Socialiste, pa asnjë dallim.
Në këtë sfidë të vështirë ne do të kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari, që e refuzon këtë maxhorancë dhe mendon se Shqipëria po qeveriset keq e mos më keq për shkak të Edi Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar.
Kjo do të thotë se BINDJA DEMOKRATIKE ka objektivin e vet kryesor që në në këto zgjedhje të përfaqësohet nga kandidatët e saj në çdo bashki të Shqipërisë.
Nga ky rregull i përgjithshëm do të përjashtohen vetëm këto dy raste: kadidatët e pavarur dhe ish-kryetarët e bashkive të djathta.
1-Ne shprehim vlerësimin tonë për çdo kandidat të pavarur, që është regjistruar në zgjedhje si kundërshtar i qeverisë, duke i konsideruar cilindo prej tyre si aleatin tonë të natyrshëm për një kauzë të përbashkët.
Vendimi i tyre për të garuar më 30 qershor përputhet plotësisht me bindjen tonë se rruga e vetme për ta rrëzuar dhe ndryshuar qeverinë është pjesëmarrja në zgjedhje dhe jo braktisja e tyre.
Në këto kushte, ne zotohemi se nuk do të nxjerrim kandidat për kryetar në bashkitë, ku ata janë regjistruar, por do t’i mbështesim ata, pavarësisht raportit që secili prej tyre mund të kenë me BINDJEN DEMOKRATIKE.
Arsyeja është një dhe e vetme, që votat e kundështarëve të qeverisë të mos çahen dhe që ne të arrijmë qëllimin e përbashkët, fitoren tonë ndaj çdo përfaqëuesi të “Rilindjes”.
2-Ne angazhohemi gjithashtu se do të mbështesim dhe nuk do të rivalizojmë edhe kandidatë të mundshëm nga radhët e kryetarëve të bashkive të djathta, të cilët mund të vendosin të kandidojnë në të ardhmen përballë përfaqësuesve të qeverisë.
Ne do të konsiderojmë ata njësoj si përfaqësuesit tanë, sepse mendojmë që vetëm bashkimi i çdo force opozitare mund të sjellë një rezultat fitues përballë kandidatëve të Partisë Socialiste.
Ne do t’i mbështesim ata pa asnjë mëdyshje, duke deklaruar paraprakisht që askush prej tyre nuk do t’i ketë ndonjë detyrim BINDJES DEMOKRATIKE.
Që në aktin e saj të themelimit BINDJA DEMOKRATIKE ka identifikuar si kundërshtarin e vetëm në këto zgjedhje dhe në vazhdim “Rilindjen” dhe qeverinë e Edi Ramës si përgjegjësen kryesore për krizën politike në Shqipëri dhe qeverisjen e keqe të vendit.”, u shpreh Patozi. (TemA)
Bindja Demokratike?! apo “Bindja Delirike”?!
Rrnofte Pede-ja
Lakmiqar i madh per karike, karjera jote ka qene e felliqur dhe me turp, nuk bere dot leket sa parashikove dhe tani the Yxhym mamluk BD leshi.
Astrit te pakten nuk je por je Kar.
Parosi dhe kollozi bixhozxhi te humbur qe sshesin dhe grat ne bixhoz ! Kaq
Ska Mjero qe I riciklon ! TURP te merresh me ta !!
Mir qe na i tregove se ishim duke votuar gabim o bole kush te voton ty mor qyrranjis i sali kermes
o Astrit Patozi….Ore “Karabush”!!!!!!!!!!!!!Je aktiv edhe ne “Politiken” Shqipetare shume Vite por duket SE NUK KE MESUAR ASGJE Jo vetem nga Politika, por ju nuk dini ne Thelbe, Rolin e Nje Grupi Politike,ose edhe te nje Partie Politike…
Citoj sa Thoni me siper”””RRUGA e veteme per te Rrezuar dhe Ndryshuar Qeverine””””….o Legen ke mbetur ne Mentalitetin e Sali Berishes…Qeveria eshte Legjitime, dhe Zgjedhur me Shumice Votash….
1-Nuk na thoni..OBJEKTIVI I Partise suaj eshte Rrezimi i Qeverive???????????????????????????????IK O Pirdhu….
2-Te gjithe ata qe jane te Angazhuar ne Politike ne nje Menyre apo Tjeter jane “Pjese e Pushtetit”..si Figura Politike ose si Pretendues te Politikes Udheheqes ose edhe vetem si Pjesmarres te saj…
3-Ja Befsha nene…si nuk degjova ne Gjermani…per Rrezime dhe le Pastaj per Heqje Zvarre…per Kercenime apo Shantazhe…jo vetem, te Politikaneve te Rangjeve te Larta por ..fare thjeshte edhe midis DISKUTIMEVE te Thjeshta !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
@@aSTRIT Patozi..kur te Drejtohem ty..lere pastaj se per Bishat Berisha-Basha..Monika Karabuca nuk Flitet Fare…
Me Partine tuaj ne Funde “Do te Bindni Shqipetaret”….sikure se Partia e Ilir Floririt qe C´integroj Shqiperine…dhe po e fute ne Vendet jo stabile Afrikane….ik o Patozi..ik per Koken tende dhe beje se paku nja Dy tre Seminare per Politiken dhe Etiken e te Shprehurit ..Rekomandoj ose Gjermanin ose Austrine….(Nuk kame asgje personale me dhe nuk i perkase anje Grupi Gjurravecesh qe merren me Politike ne Shqiperi)
Bash na rrofsh per vere!
Riciklim i Sali kriminelit… ketyre akoma nuk ja ka mesuar Saliu qe qeveria e zgjedhur me vota ne democraci nuk rrezohet….u ka folur vetem per kapitullin e komunizmit Saliu oer revolucionet
BD ngaterrohet lehte me PD!!!!
Po pse edhe ti Patozi rrezimin e Edi Rames ke si kauz tenden ?!???
Vk….parti e lindur e vdekur….pas zgjedhjeve fillo pune tek qeveria Rama si zv.minister… se nuk je gje tjeter se nje politikan ne dekompozim
E futi ne fushe palacon e radhes Salih Qenefi.E futi ne perforcim te Lul Shalngjiturit se ka dhene shenja lodhjeje.
Rri i qete o shqiptari-gjermani sepse Patozi keshtu eshte urdheruar nga Rama te flase sepse aiekrijoi dhe jo Berisha.
Thoni pastaj se ja fut kot Rama kur thote se Bindjen e ka krijuar Saliu.
Ka plot karabusha Shqiperia si pua e ketij dhe aletaeve trapa te Bashes qe u duket vetja se kane parti, por ne fakt as grate e tyre nuk i votojne. Sa fiton Koqedhima bashkine e Tiranes, aq do te fitoje Patoku ndonje vote.
Po pe ” armikun” dhe kundershtarin vetem tek E Rama dhe jo te S Berisha, as votat e familjes tende nuk ke per te mare. Ti servil ke qene, dhe i tille do ngelesh.
“Nderroj emrin e Partise
Per te miren e Salise!… ? ? ?
Nderroj “lekuren”,jo zakonin-
Se Salen e kemi tonin!…” ? ? ?