Ilir Meta: Mos shpresoni kot, me këtë situatë as vitin tjetër nuk na hapen negociatat

30 Prill 2019, 21:20Politika TEMA

Ilir Meta ka qenë mjaft i qartë në përgjigjen e tij lidhur me pyetjen nëse Shqipëria e meriton ose jo hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas tij, pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka çelje negociatash as në vitet që do të vijnë. Gjatë një interviste për “Ora”, Meta tha se pozita dhe opozita duhet të fillojnë dialogun e mirëstrukturuar për të gjitha çështjet kyçe të integrimit në mënyrë që të tregojmë me prova, me rezultate bindëse se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave.

-Zoti Meta si i interpretoni sinjalet e deritanishme nga Samiti i djeshëm i Berlinit? Sidomos sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE. Sinjalet janë që nuk do të marrim dritën jeshile për në qershor, data është shtyrë për në shtator.

Presidenti Meta: Kjo pyetje nuk më habit ose kjo situatë nuk më habit. Është dramatike do të thosha që të bëjmë sikur jemi në rrugën e duhur, kur nuk është kështu. Dhe natyrisht që këtu mendoj që nuk është vetëm përgjegjësia jonë si klasë politike e Shqipërisë, por nuk jam këtu për të bërë gjykime për të tjerët, sepse mendoj që ne duhet t’i nxjerrim përgjegjësitë te vetja jonë.

Unë vitin e kaluar vetëm një ditë pas vendimit të Këshillit për shtyrë marrjen e vendimit pra për një vit më vonë, kam thënë se siç iku nga sot-dje një ditë, kështu do të ikë dhe një vit.

Prandaj, duhet menjëherë të fillojë pozita-opozita dialog të mirëstrukturuar për të gjitha çështjet kyçe të integrimit në mënyrë që të tregojmë me prova, me rezultate bindëse se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave, jo vetëm për t’i dhënë statistika suksesi Europës, por në radhë të parë për të dhënë mesazhe pozitive të forcimit të institucioneve, të rritjes së sigurisë së përgjithshme në vendin tonë.

Sepse kemi parasysh që ende mbetet një shqetësim, jo vetëm krimi i organizuar, por mbetet një shqetësim edhe largimi i të rinjve dhe i forcave krijuese nga vendi.

Gazetarja: Në optikën tuaj, kemi bërë hapa para apo pas? E meritojmë çeljen e negociatave?

Presidenti Meta: Së pari, absolutisht që përgjigja imë në çdo rast është që Shqipëria e meriton integrimin europian, çeljen e negociatave, anëtarësimin në BE për shkak të vokacionit të fortë europian të popullit shqiptar, por edhe të qytetarëve shqiptarë.

Përsa i takon çështjes së standardeve, unë do të dëshiroja që përsëri të isha optimist, por kjo situatë në të cilën ne ndodhemi, absolutisht që na tregon që shumë standarde të funksionimit të institucioneve në vendin tonë nuk janë aty ku duhet të ishin.

Në këtë drejtim çdo vazhdim në këtë rrugë të gabuar pa një reflektim të të dyja palëve në emër dhe të këtij interesi të përbashkët europian, përveç interesit kombëtar, interesit social e qytetar, absolutisht që vetëm sa na largon, jo vetëm muajt e ardhshëm, por edhe në vitet e ardhshme.

Për arsye sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kriter i patjetërsueshëm i procesit të integrimit europian, sepse nga ato burojnë të gjitha institucionet demokratike që garantojnë demokracinë në një vend të besueshëm.

16 komente në “Ilir Meta: Mos shpresoni kot, me këtë situatë as vitin tjetër nuk na hapen negociatat”

  1. From Berlin with love... says:

    I vetmi qe nuk ishte i ftuar ne Berlin nga presidentet e rajonit ishte ky hajduti. Dhe po ke te drejte,pa te futur ty ne burg nuk na hapen negociatat mos te shpresojme kot.

  2. Kurva e skraparit says:

    Po te shkosh ti dhe bundrra jot shoqe neser vullnetarisht ne burg Like floriri negociatat hapen per 10 minuta

  3. Doni says:

    He i poshter ha. Ti spiun i Grekeve dhe Sali Serbi mendoni qe taktika e vjeter e “perçaj e sundo” funksionon prap me Shqipetaret. Jo more katunar skrapari jo, nuk jane me naive Shqipetaret. Harroje. Negociatat do hapen k’te vit me 100%. Shqipetaret e dine k’te. Llap sa te dush ti. Ate pune ke. Se President nuk je.

  4. Agimli says:

    Me duket se ketij nuk ja le me e shoqja dhe per kete fajin ja ka POZITA.

  5. faikonica says:

    Ka marr zemer prej Monikes,api i duket vetja si Ramushi

  6. Detari says:

    perse nuk e shkarkojne kete hajdut?

  7. Lani says:

    Faleminderti edi palles per ket president qe e kemi ne ,ska me te mire se ky hajdut i poshter njeri hakdut ka nji grua baxhelle .kalamajt i ka ne angli duke studjuar me parate e shqiptareve

  8. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

  9. Veshgues says:

    O zoti Meta! Situata eshte si ne Kroaci para se te futej ne BE.
    Situata qe ti pershkruan duhet pare e lidhur me finalizimin e Reformes ne drejtesi, dmth fillimi i punes se SPAK minimalisht ne Qershor!
    Dosjet jane gati dhe thone edhe te kopsitura! Paskesaj jane te gjitha kushtet qe brenda shtatorit te arrestohen nja dy peshq te medheenje! Si psh te standartit tend, te Fat Mehdi hoxhes, te Sb ose te …
    Ne shtator sigurishte negociatat hapen! Te vjen keq, mesa kuptoj Shqiperise i kerkohet ky kusht… Gjithcka qe po bene opozita… ka te beje md kundershtimin e Reformes! Ne kete kuptim ca te inkriminuar duhet te arrestohen dhe kjo zhgjidh edhe krizen politike.

  10. prill says:

    Presidentet me te keqinj jane Sali Berisha Bujar Nishane dhe Ilir Meta. Te tre opozite te tre te nje gernete te tre hajdute dhe vrases.

  11. Orli says:

    Gazetarja!!!!!!! Perse nuk e pyet:”perse nuk ishe i ftuar ne samitin e Berlinit” por i kerkon opinion per rezultatet e samitit qe nuk e kane lene as ti marri ere.

  12. h says:

    E njeh gjithë Evropa që eshtë hajdut por vetëm oportuniteti dipllomatik nuk lejon ta demaskojnë.
    Kurse ky loqja,kujton se ja hodhi të gjithëve.
    Imagjinoni të pranojë Evropa një shtet me president hajdut me damkë.

  13. fatmiri says:

    Sigurisht kur ke kryetar shteti hajdute dhe kriminele eurpoa nuk do ti hape negociatat. Shiko sa te futeni ju ne burg menjehere do te hapen negociatat. Merrni shembullin e Kroacise, Rumanise apo Bullgarise. Pra ne burg hajdutet e kriminelet, ne be shqiptaret.

  14. Koba says:

    E dini qe ka te drejte !!!???.Nuk hapen Negociatat po nuk u futen ne Hale Like Floriri ,Sale krimineli dhe te gjithe zagaret hajdute dhe tradhetare qe kane grabitur Pasurite publike dhe tradhetuar ceshtjen shqiptare ,duke u lidhur me armiqte e Shqiperise.

  15. Eri says:

    Sa te futet ne burg ky bythqiri dhe Moni transgjinori Shqiperia do te beje bashkimin Kombetar,dhe do te jete vete Be qe do te na beje ftese.

  16. FREEMAN says:

    Po pune e madhe qe s’ hapen negociatat! Fajin e ka vete Europa qe s’di ku eshte per vete dhe jo ne. Ne i kemi plotesuar te gjitha kushtet. Ka mbetur vetem nje gje qe ne nuk e kemi plotesuar akoma. Cuarjen para drejtesise te vjedhesve te floririt, vrasesve te Gerdecit, te 21 janarit dhe terrorizueseve te rruges!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje