Mungesa në samitin e Berlinit, Baton Haxhiu: Besueshmëria e Metës ka rënë dukshëm, të rishikojë pozicionin

30 Prill 2019, 18:38Politika TEMA

Samiti i Berlinit nuk përfundoi me ato rezultate që prisnin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit është diskutuar perspektiva e rajonit të Ballkanit perëndimor, me theks të veçantë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Gazetari Baton Haxhiu që ka ndjekur nga afër punimet e këtij samiti tha se është ndryshuar formati – nga prezantimi i një lideri në dy liderë – për shkak të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

“Ky takim është një nderim që i është bërë kryeministrit Ramush Haradinaj për arsye se e ka mbajtur peshën e situatës dhe e ka mbajtur premtimin që taksa do të mbetet, gjë për të cilën Gjermania ka qenë shumë e interesuar”.

Haxhiu në Info Magazine të Klan Kosovës ka komentuar dhe mospjesëmarrjen e presidentit shqiptar, Ilir Meta.

Sipas tij kjo ndodhi për shkak të rënies së besueshmërisë së tij.

“Besueshmëria e Metës ka rënë dukshëm dhe kjo tregon se ai duhet të rishikojë pozicionin e vet.

Kjo e bën atë me status të presidentit të pafuqishëm dhe të pandikueshëm në këso konferenca ku mund të vendoset e ardhmja e regjionit”, tha Baton Haxhiu.

11 komente në “Mungesa në samitin e Berlinit, Baton Haxhiu: Besueshmëria e Metës ka rënë dukshëm, të rishikojë pozicionin”

  1. student i vjeter says:

    dha nje mendim dhe ky spiuni i stanishicit.

    sikur nuk kemi pak ata plehrat atje ne shqiperi. u dashka te importojme dhe nga kosova.

    1. s.g. says:

      Nëse ky është spiun i Stanišičit atëhere edhe Mahmut Bakalli Ibrahim Rugova Fehmi Agani dhe Veton Surroi janë spiunë të serbëve pasi kanë pranu koordinimin e takimit të tyre me kriminelin Millosheviq në Beograd mos Batoni u ka imponu takimin jo ata kurr nuk janë deklaru Surroi ende i gjallë është bile po e mpreh për president

  2. Korabi says:

    Po. Meta nuk gezon as 20 % te respektit si president. Mendoj se eshte me i ulet se performanca e Bujar Nishanit . Bejeni nje sondash e do te shikoni se gezon jo me shume se 20% respektin e shqiptareve .

  3. Timi says:

    Nuk ftohet perkrah Merkel-it nje cope hajdut…

  4. lesh e li says:

    Metes I pelqen bajraktarizmi. I pelqen te kete presidencen po dhe partine. Ti kete te gjitha, si familje. Ndersa te tjeret ti perulen, si bajraktarit. Demokracia eshte ndryshe.

  5. Vatra says:

    Për neve kurrë nuk po venë ajo fjalia e menqme se ku thonë ka shum dredhëza mere shporten e pritni se Eurpa do na rregullon

  6. Vatra says:

    Për neve kurrë nuk po venë ajo fjalia e menqme se ku thonë ka shum dredhëza mere shporten e vogël dhepritni se Eurpa do na rregullon

  7. XY says:

    Tani ma u dëshmu se Meta pa Berishen është zero u fundos Berisha ra edhe Meta këta të dy hesapet mes tyre i kanë pasur identike qoftë si rival politik të rrejshëm qoftë si ortakë të besushëm

  8. Bexhua re Bexhua says:

    e ku e gjeti edukaten per demokraci Ilir M..ta? apo fill pas floririt?

  9. Barshyli ish ushtar i UCK - se says:

    Baton Haxhiu eshye njeriu me kombetar prej te gjithe keture qe shiten si shqiptare. Akuzat ndaj tij jane keqdashesit qe nuk kane mumdur ti arrijne te ariturat e tij. Takimin me Stanishiqin qe eshte bere nje histori koti ku i nderuari e ka publikuar vet ne intervisten e ti se perndryshw nuk iahte kuptuar asnjehere si takimet w plot lidereve ahqiptare me perfaqeaues te agresorit serb. Takimini tij nuk ka qene koke ne vete ai ka qene i ri ne moshe dhe ka qene ne percjellje te Mahmut Bakallit dhe normalisht me dijenine e krereve te shtwtit te Kosoves ne ate kohe. Eshte me i ndershmi i plot te tjereve qe paraqiten si te ndershem.
    Reapekt i nderuar

  10. Zana says:

    Meta ka dale burr i keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje