“Italia, mbështetësi kryesor i rrugës evropiane të Shqipërisë”

30 Prill 2019, 16:45Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Senatorin italian Luciano D’Alfonso, anëtar i Komisionit parlamentar të Çështjeve Rajonale, njëherazi President i seksionit dy palësh të Grupit të Miqësisë Itali dhe vendet e Ballkanit.

Në fokus të takimit ishte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për këtë proces. Italia mbetet një prej mbështetësve kryesorë të këtij procesi dhe pozicioni i saj ka qenë i qartë në favor të hapjes sa më parë të negociatave.

Gjatë takimit, Balla theksoi se Italia mbetet mbështetësi kryesor i rrugës evropiane të Shqipërisë.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se Italia mbetet një mbështetës kryesor i rrugës evropiane të Shqipërisë. Pozicioni i Italisë është shumë i qartë në favor të hapjes sa më shpejt të negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit Europian nga ana tjetër”, tha Balla..

Nga ana e tij Senatori D’Alfonso u shpreh se Shqipëria ka ndërmarrë hapa seriozë dhe po punon në drejtim të agjendës evropiane dhe të integrimit drejt BE-së dhe shprehu keqardhjen që disa subjekte politike nw Shqipwri kanë vendosur që të ndërpresin bashkwpunimin me Parlamentin.

“Më  vjen keq që bën lajm fakti që disa subjekte politike kanë vendosur që të ndërpresin këtë vullnet bashkëpunimi ashtu siç e kërkon demokracia.

Duket sikur nuk ka një proporcionalitet midis sjelljes së zgjedhur dhe rëndësisë dhe sasisë së çështjeve.

Në politikë, në institucione, në demokraci duhet të jemi gjithmonë në proporcionalitet. Në qoftë se ka një problem, merren masat dhe gjendet një zgjidhje. Italia shikon me shumë me vëmendje dhe me konsideratë të lartë punën që bën kjo elitë drejtuese kombëtare në drejtim të Evropës.

Na intereson ky realitet i bashkëpunimit për të ndihmuar Evropën që të bëjë shumë më tepër se ajo çka është bërë deri më tani, mbi të gjitha mbas Brexit, e cila përfaqëson për ne një pikënisje të rëndësishme”, u shpreh senatori D’Alfonso.

3 komente në ““Italia, mbështetësi kryesor i rrugës evropiane të Shqipërisë””

  1. Adam says:

    Fuck Pipino filoruse!!!!!!!

  2. Erion says:

    A u pjerdhshi ne te juve.Italia nuk e di ku eshte per vete.

  3. Berti says:

    Ça ke o adam, “pepino” po te ndihmon, te ka punesuar dhe gati 1 miljon shqiptare, ça do me? !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje