FOTOT tronditëse nga grushti i shtetit në Venezuelë

30 Prill 2019, 22:30Politika TEMA
FOTOT tronditëse nga grushti i shtetit në Venezuelë

Pas videove ku dukeshin autoblindat qeveritare që shtypnin protestues, pamje të tjera tronditëse vijnë nga Venezuela, ku situata duket se ka përshkallëzuar në një grusht të vërtetë shteti.

Kryeopozitari Guaido nisi një protestë në lagjen “bastion”, në Karakas, ku u shfaq i rrethuar nga forca me uniformë. Ai u bëri thirrje ushtrisë dhe policisë që të bashkohen me popullin.

Ushtarët e presidentit Maduro, ndërkohë, duken të vendosur në pozicione luftimi, nëpër ura e me armë të rënda. Gazetarët në terren raportojnë se po dëgjohen të shtëna nga të gjitha anët.

Guaido deklaroi se qeveria e ka humbur mbështetjen ushtarake, por Maduro thotë se sapo ka folur me gjeneralët, dhe i kanë garantuar mbështetje të plotë.

4 komente në “FOTOT tronditëse nga grushti i shtetit në Venezuelë”

  1. Albani says:

    Gazetar analfabet,meso cdo te thote grusht shtet.

  2. olimpia says:

    Te gjithe komandantet e larte te ushtrise jane me Maduron .Nje toge ushtaresh dhe opozita nuk mund te bejne grusht shteti .Jane 2,5 milione shtepi qe u jane dhene te varferve nga shteti falas ,vec shendetesise ,shkollave dhe ndihmave sociale .Natyrisht politika ekonomike e Maduros ka difekte te medha ,por qindramijra njerez te armatosur jane ne mbrojtje te Maduros .Ne se do te shperthente nje lufte civile pasojat do te jene te tmerreshme jo vetem per Venezuelen por edhe per Ameriken Latine .Vetem kompromisi mund ta nxjerre Venezuelen nga kriza ,nderkohe qe te gjiithe te huajt synojne jo demokracine por pasurite gjigande te naftes qe vendi ka .Mjaft me me fakenews te neveriteshme –

    1. shqipo says:

      Bravo Maduro! USA duhet te mesoje te heqe dore nga futja e hundeve ne ceshtjet politike ne Ameriken Latine! Maduro ka mbeshtetjen e shumices se popullit!!!

  3. e verteta says:

    Eshte aksiome thenia e viteve 70-te.Qe ne SHBA,nuk behet grusht shteti pasi nuk ka ambasade amerikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje