Skandali, sindikata jep me qira një pronë që më pas zhduket nga biznesi

1 Maj 2019, 22:15Sociale TEMA

Ky resort turistik, në zemër të Malit të Dajtit, është ish-Kampi i Punëtorëve, i organizuar në kabina.

Kampi sot nuk ekziston më. Kabinat e dikurshme janë zhdukur. E gjitha është kthyer në biznes privat dhe mban emrin “KING PARK”. Verifikimi i bërë nga komisioni qeveritar në vitin 2010 konstatoi se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë e ka dhënë objektin me qira për një periudhë 20-vjeçare.

Ajo që të bën përshtypje në këtë rast është fakti se objekti që sindikata ka dhënë me qira, nuk ekziston më. Këto godina janë të reja. Të ndërtuar në truallin ku kanë qenë dikur barakat e kampit.

“Që ta tjetërsosh godinën do të thotë që të jesh pronar. Të kesh 3 elementët e kodit civil që janë: Ta gëzosh, ta posedosh dhe ta disponosh. Në gjykimin tim deri më sot, ato vazhdojnë të mbeten prona shtetërore”, tha Dhurata Cupi, Ish-Agjencia e Pronave Publike.

Kontrata e qirasë dhe sasia e parave që merr sindikata nga kjo pronë nuk është bërë asnjëherë publike.

1 komente në “Skandali, sindikata jep me qira një pronë që më pas zhduket nga biznesi”

  1. artiles says:

    Perse nuk behet publike qeraja?
    Kush e ka firmosur ne emer te sindikatave?
    Çfare eshte berë me lekët e qerasë, dmth si i ka shpenzuar sindikata?
    Perse te mos shfuqizoget kontrata kur jane shkelur kushtet e kontrates (prishja e objektit), ose të hartohet nue kontrate e re qe merr ne konsiderate vleren aktuale dhe fitimin aktual?
    Personat qe kane shkelur ligjon tu shtetezohen pronat (shtepi, troje, biznese etj).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje