Politika ra në kurthin që i përgatiti popullit

2 Maj 2019, 12:45Blog TEMA

Nga Zamira Çavo

Tashmë mund të them me bindje se politika pasi gatoi në mënyrën më të keqe të mundshme aksionin e saj për të përfituar maksimalisht në interesat individuale dhe klanore, sot ajo është zënë keqas në kurthin që ngriti. Le ta analizojmë :

1- Opozita politike zyrtare, duke patur frikë nga përparimet e procesit të Vetingut përdori si instrument presioni jo ndaj Ramës , por ndaj këtij procesi, nxitjen e një revolte popullore që do të kishte në thelb pakënaqësinë ndaj kryetarit të qeverisë. Nuk kam qenë asnjëherë e bindur se “lufta” ndaj Ramës është luftë për parime apo luftë për marrjen e pushtetit në tavolinë. JO! Opozita me sulmin e saj, sikundër duket qartazi tani, ka patur një objektiv të parë: largimin e vëmëndjes nga procesi i Vetingut dhe mundësisht justifikimin në rast humbje të zgjedhjeve lokale. Mesiguri interesi ka dashur që të merreshin vesh bashkë për të stërzgjatur procesin në refomën e Drejtësisë dhe ndarjen e pushtetit lokal në mënyrë të pëlqyeshme për të gjithë.

2- Nga ana tjetër dhe Qeverisja e Rilindjes, e bashkuar me interesin primar të opozitës, zgjatjen e reformës deri në nxjerrjen e saj jashtë funksionit, dhe e “babëzitur” në fitoren e saj sa më të plotë, nuk i la shteg hapur opozitës për tu ulur në tryeze bisedimesh e mardhveshjesh politike.

3- Partia Demokratike , me një lider pa ide dhe vizion politik, ra në grackën e inatit feëmrëror të drejtueses së LSI-së e cila e shtyrë nga cinizmi ekstrem i kryeministrit në ofezat e tij ndaj saj, zgjodhi rrugën më të ashpër të aksionit politik: largimin nga marrveshja dhe përdorimin e kushteve pa kthim! Mendoj se PD, iu bashkua këtij inati femëror duke parë pas këtij inati, mbështetjen institucionale të Presidentit.

4- Rama si mjeshtër i demagogjisë por edhe i cinizmit dhe autoritarizmit, jo vetëm nuk i la shteg opozitës për bashkpunim, por edhe nxit më tepër inatet që maten me “forcën” e pushtetit dhe jo forcën e arsyes për të ardhmen e vendit.

5- Sot si opozita politike ashtu dhe pozita kanë rënë në kurth të jashtëzakonshëm. Të dy palët mesiguri do kërkojnë dorën e popullit për të dalë nga gropa që deshën ti hapin atij. Kjo do të jetë edhe më e rrezikshme. Arsyeja ?

a. -Sepse opozita politike ka mbyllur tashmë të gjitha shtigjet nga ku mund të dilte nga kurtht i ngritur nga vetë ajo. Sot opozita politike gjendet e pashpresë dhe mbi të gjitha pa asnjë instrument demokratik në dorë! Populli e ka hequr njëherë 97” por në atë kohë nuk u ngrit për një parti politike, por për xhepat e tij. Sot nuk besoj se thirrjet e politikës do t’ka heqin trurin popullit për tu vetvrarë për përbindshat e politikës.

b. Rilindja me Ramën në krye, sërish do i drejtohen popullit duke pretenduar ta trembin si gjithnjë me gogolin Berisha. Por moralisht Rilindja e ka humbur betejen me popullin dhe uroj që këtë ta ketë kuptuar edhe ky i fundit.

6- Ndërkombëtarët mbeten kështu faktori kyc në zgjidhjen e krizës. Deri më sot ata janë bërë bashkë kundër sjelljes politike të opozitës së ngujuar në vetvete. Mos do të thotë kjo se po mbështesin z Rama? Unë nuk e lexoj kështu. Unë e lexoj si një mbështetje të gjerë të reformës në drejtësi me shpresën se Shqipëria do të gjejë vetveten në luftën kundër krimit që e bën të papranueshme për Europën. Sa më shpejt kjo reformë të përmbyllë hapat e saj institucionalë aq

më e shpejtë do të jetë edhe kalimi i pshtetit nga duart e kësaj klase politike të kalbëzuar dhe armike e Shqipërisë e shqiptarëve, në duart e një brezi tjetër politikanësh, që paparagjykime mesiguri do të jenë ndryshe, qoftë edhe nga frika e Ligjit!

7- Zgjidhja? Sigurisht zgjidhje nuk është bllokimi i rrugëve, zgjidhja nuk ishte as dalja nga Parlamenti,zgjidhje nuk është as mosbidja civile. Zgjidhja janë zgjedhje te parakohshme, por pa kushte! Nuk mund te pretendojmë se para cdo zgjedhje ( parlamentare ose lokale) Shqipëria duhet të ketë qeveri provizore.Kjo është absurde dhe pasojë e një kapsllëku politik! Në demokraci nuk ka kurrë kushte të panegociueshme! Për rrjedhojë vetëm largimi nga ekstremitetet e qëndrimeve mund ta zgjidhë ngërcin. Por kjo kërkon largim nga interesat personale dhe largim pasionet llogoriane. Të parat vështirë se ndodhin, të paktën Ne të mos bëhemi pasionantë llogoresh!

17 komente në “Politika ra në kurthin që i përgatiti popullit”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Harxhova kohen kot duke lexuar “analizen” e kesaj Cavos. Po pse moj zonje, pozita duhet ti lere shteg per bashkepunim opozites kamikaze? Pse jeni kaq te sigurte qe mazhoranca nuk e do reformen, kur eshte pikerisht ajo qe asnjehere ne asnje stad te saj nuk e ka penguar, perkundrazi. Apo doni ti fusni te gjithe ne je thes? Dhe e treta, pse zgjidhja eshte zgjedhjet e parakohshme? Ne cfare bazash e nxjerr I ju kete? Kemi gje demostrata popullore? Kemi fundosjrn e vendit ne krim? Kemi mocion te parlamentit kunder qeverise Rama? Per cfare duhet qe te behen zgjedhjet e parakohshme!? Ju vete thoni, qe opozita po lufton per interesat e veta. Atehere, perse shumica qe ka votuar per kete qeveri duhet te ndenjeje veten te harruar, per ti bere qejfin, pakuces po Jo e jo, po disa horrave te bathores e vores. Me nder analiste jeni te gjithe. Kazan!!!

    1. Roberto says:

      O Iliria pse c’fare pret ti prej saj?? A e shikon qe jane ngritur pothuajse te gjithe anal-istet qe e kane hallin qe te shpetojne opoziten duke perdorur analet e tyre prandaj edhe Zamira me dashje apo pa dashje nuk i shpeton dot analit te saj. Opozita po shkarkon te gjitha baterite qe i mban dhe i ushqen me hormone por veshtire qe te sjellin ndonje gje te re pervec shkarkimit te inatit per humbjen e mandateve apo per justifilimin e humbjeve te zgjedhjeve kur prap me analet e tyre do na tregojne pa fund se si u manipuluan apo u blene zgjedhjet nga partia ne pushtet etj etj. Te gjitha keto forma qe opozita me analet e tyre neper portale po perdor nuk jane gje tjeter vec se ti sherbejne sa me shume fundit te politikes se vjeter destruktive me ne krye Sali kermen si dhe shpetimin e bytheve te Lulit,Mones,Metes & Co.

      1. Bureto says:

        Zgjedhjet e parakohshme nuk janë një blasfemi. I bëjnë gjithmonë në vendet demokratike kur ka çfardo lloj ngërçi që bllokon reforma, imazhe, sfida ekonomike me rëndësi jetike për shoqërinë. Me bindje të plotë them se ato nuk duhet të bëhen si rezultat i kërkesave absurde të opozitës. Po të jetë ky rasti zgjedhje të parakohshme nuk duhen bërë kurrë. Ato duhet të iniciohen vetëm nga maxhoranca me qëllim që ajo të verifikojë mbështetjen e elektoratit. Por dhe kështu maxhoranca është në të drejtën e saj që t’i zhvillojë ato kur ka nga sondazhet rezulton del së paku qenien si forcë e parë. Ndryshe pse duhet, kur ligjërisht, moralisht dhe nga mbështetja ndërkombëtare është e e mbështetur? Pra në zgjedhje mund të shkohet para afatit kushtetues 2021, por vetëm mbasi të përfundojë reforma në drejtësi, të ngrihen gjykata kushtetuese dhe e lartë dhe të fillojnë nga puna SPAK dhe BKH. Gjithashtu vetëm nëse opozita të ulet në tavolinë pa kushte dhe me konsensus gjithëpërfshirës të hartojnë e miratojnë reformën zgjedhore (numrat në parlament janë), dhe e fundit jo pa marrë një përgjigje në vjeshtë për hapjen e negociatave, pavarësisht nëse ajo do jetë një përgjighe pozitive apo jo. Pa u plotësuar këto, zgjedhjet e parakohshme nëse ato do të bëhen, e theksoj si vullnet i maxhorancës, do të jenë një kthim prapa dhe do t’i hapet kështu rruga precedentëve të rrezikshëm. Pra nuk duhet të bëhen.

  2. Shqipo says:

    Kjo Analistja po na i jep arrat e qerruara. Sa gallat….

  3. Cudia says:

    Mundohem te kuptoj kete autoritarizmin e Rames por une shikoj vecse pune per te bere shtet me ligje dhe me pune. Llangot lejohen te hedhin lloj lloj bojrash neper muret e kryeministrise dhe askush nuk qellohet me plumba. Shqiperia po kthehet ne nje lulishte qe ke qejf ta shikosh por dhe ku papunesia dalngadale po ulet. Si komb duhet te ulim bythen ta bejme sebashku Shqiperine dhe jo ca ndertojne dhe ca te tjere prishin.

  4. fshatari pafshat says:

    Perfundim idiot ose, jodemokratik ose, gjallembajtes i LSI. Analiza, le te themi, qendron, nderkaq, perfundimi qe del ne fund te shkrimit nuk eshte produkt i analizez!!!???.

  5. X says:

    ME PIKEN 7 KE HEDHU POSHTE DHE BILEZ KE QELBUR 6 PIKAT E PARA QE JANE TE SAKTA DHE TE MREKULLUESHME.
    Me kujtohet KOVA ME QUMESHT E LOPES.

  6. ppa says:

    Si gjithnje kjo profesorja (pjestare e gardes se vjeter te PS) ben analiza konfuze, ca gjera i thote mire, pastaj i katranos , sepse do qe te perfshij ne mekate edhe PS e Rames, sidodomos kur eshte fjale per reformen ne drejtesi -vetingun….kaq mjafton, nuk ia vlen ta lexosh deri ne fund.

  7. Nard Ndoka says:

    Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë nge të meren me tekat dhe ti lëshojnë pe një klani Kriminal që për të shpëtuar veten për krimet dhe vjedhjet që kanë bërë shantazhojnë shtetin dhe shoqërinë. Kjo anal-Istja le të pjerdhë me korin e anal-istëve Lubonja, Bushati, Mustafai-nuk mendoj mustafain-gomarin e Prenk Sherrit, Por Besnik Mustafain që përpiqet të bëjë kinse zërin kritik brenda kampit Berishist. Pastaj Çimi i mamit, Me të gjith babalet e të Pabolet.

  8. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Mendova ne fillim se mos e kishte shkruar Taku i Ngjelajve, por jo !!! Paska te tjere Ngjela Shqiperia jone. O zot, çfare gazetaresh mban kjo toke. A i pate sot duke degjuar marrezite e “kryeministrit” Basha, dhe asnjeri nuk beri as edhe nje pyetje te vetme, ndonese edhe me budallai qesh me keto veprime. A ishe brenda edhe ti Zamira ?!

  9. LG says:

    Shumë drejt.Analizë reale dhe e balancuar.

  10. Fredi FR says:

    Shkrim medioker!

  11. e verteta says:

    Si ka mundesi qe te gjithe keta shkruesit apo analistet gjeniale shqiptare bejne konstatime,shajne majtas e djathtas i fusin te gjithe politikanet ne nje thes dhe si perfundim e mbyllim me deshiren qe problemet e bushtrave tona politike te na i zgjidhin nderkombetaret apo perdorin thenien evazive Te shohim se cfare do te ndodhe,

  12. Jimi says:

    Po na cudit moj Mira !? Po a nuk na thua, nga dreqin erdhi kjo reforme ne drejtesi? Nga mbiu dhe kush e solli? kujt i shkoi ne mend per te!? Apo mos kete reforme e solli Askushi nga Askundi? Ashtu si Konstandin i vdekur, qe kish tre vjet pa tretur, hoqi rrasen e varrit, doli prej tij dhe vajti mori te motren e hipi ne kale Dorontinen dhe e coi ne deren e shtepise tek e ema!? Ti me demek thua qe rreforma ne drejtesi, duke ardhur nga Akushi, prej Askundit do ta pesoje njesoj si ema dhe e bija, qe nje ne prag e nje ne dere, plasen si pocja me vere? Jo moj moj Zamira, jo ! Kjo reforme ishte nje domosdoshmeri, ishte nje kerkese e brendeshme, qe prej kohesh vlonte, per te shendoshur demokracine ne kete vend dhe nuk lindi ne eter . Me ardhjen ne pushtet te PS-s , me nismen e saj dhe vecanerisht te Edit, u be e mundur qe te ideohej e te implementohej kjo reforme.Prandaj te them moj Zamira qe! Ti japim Cezarit,ate qe i takon Cezarit!

  13. olimpia says:

    Zamira ,je krejtesisht kontradiktore ,pa logjike ,vetem qe te thuash dicka dhe te dalesh si asnjeanese .Gazetaria serioze analizon mbi faktet dhe paralajmeron pasojat .Dhe cilat jane faktet…te gjithe treguesit makroekonomike ,financiare ,te sigurise ,te punesimit ,te te ardhurave jane pozitive ne raport me vitet para ardhese.NDERKOHE QE I GJITHE AKSIONI I OPOZITES BAZOHET MBI SHPIFJE TE NDYRA ,PERGJITHESIMIN E DUKURIVE NEGATIVE ,DUKE NGRITUR NJE HISTERI NAZISKINE KUNDER RAMES .Mjafton te shikoje nje program te Rakipit ,ku M.Nazarko perballe shpifesve LUBONJA,A.Bushati ,Rakipi Abilekaj DHE NAZIZKINIT TIPIK ALIBEJAJ arriti ti injoronte me logjike normale ,me fakte ,me argumenta .Nderkohe naziskini Alibejaj ulerinte si nje hitleruc i vogel RAMA…RAMA…RAMA…duhet te zhduket ,kur ne fakt Rama eshte thjesht nje liberal klasik ,qe po i mund te gjithe thjesht me pune dhe natyrisht aftesi te medha politike .Zamira ,reformen ne drejtesi po e ben Rama ,amerikanet dhe gjermanet po i japin mbeshtetje sepse me PD dhe LSI vendi do te kishte shkuar ne katastrofe pasi ata thjesht nuk duan shtet ,ligj dhe demokraci .Por perendimi duket me se fundi ,per aresye shume komplekse ka vendosur qe vendi te dale nga anarkia tribale dhe e vetmja force reale qe mund ta beje kete eshte populli i majte .Personalisht jam i bindur se ne se Rama do te zevendesohej nga nje socialist i tipit KORBYN APO SANDERS,opozita do te binte nga shiu ne bresher,shume prej tyre por edhe te tjere do te perfundonin prapa hekurave .Por si idiote te rrezikshem te lindur ,BERISHA ,META ,BASHA dhe banda e tyre nuk jane ne gjendje ta kuptojne se eshte pikerisht Rama qe ua ka garantuar akoma mbijetesen ,natyrisht nje mbijetese poshteruese ,gje qe RAMA E REALIZON ME MJESHTERI .
    Jam dakord me Bureton …

  14. Aixa says:

    Ja fut kot mender jush, edhe kjo. Shefat e PD & LSI kane frike pasojat e reformes ne drejtesi se i kane bere hak ca vite ne hapsane. Me te drejte mendojne se kur te jesh ke veni nuk ke se cfar ben dot me (edhe ajrimi nuk lejohet te behet jasht, por ke oborri), athere te bejne gjithcka qe munden para SPAK-ut se mos ishalla…ku i dihet. Fundja ka ardh puna dy dur per i koke. Digj mandatet, digj Kuvendin, digj KM, nderse ata qe te degjojne, ishalla po vritet ndonjeri, qe te bejne 97 etj etj. Kto per me teper ju vlejne atyre se edhe vendin e mbajne me larg nga reformat, negociatat etj.
    Ndoshta un gaboj me analizen time nga pertej oqeanit, por mua me duket se zonja ka qene e PS po aq sa ka qene Avokat Ngjela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje