Në tre mujorin e parë të vitit, blerjet arit nga bankat qendrore të udhëhequra nga Rusia dhe Kina, kanë qenë më të lartat në gjashtë vjet, ndërkohë që vende të ndryshe kanë filluar të diversifikojnë pasuritë e tyre duke u larguar nga dollari amerikan.
Rezervat globale të arit u rritën në 145.5 ton në tremujorin e parë, duke shënuar një rritje prej 68% nga një vit më parë, tha Këshilli Botëror i Arit. Rusia mbetet blerësi më i madh në kuadër të një faze de-dollarizimi duke reduktuar zotërimet e thesarit të saj në SHBA.
Përveç blerësve të rregullt si Turqia dhe Kazakistani, gjatë këtij tre mujori u shtua dhe Ekuadori për herë të parë që prej vitit 2014 si dhe shtuan rezervat e tyre të arit dhe vende të tjera si Qatari dhe Kolumbia. Blerësit janë kryesisht vende që kërkojnë të reduktojnë varësinë e tyre ndaj dollarit amerikan, dhe zakonisht kanë rezerva ari më të ulëta se sa vendet e Europës Perëndimore.
Ari është rritur me rreth 8% që nga fundi i shtatorit të fundit dhe ishte tregtuar në rreth 1.282 dollarë një onc në Londër të mërkurën. Në anën e ofertës, Këshilli Botëror i Arit ka rishikuar vlerësimet e tij për kontributin e minatorëve artizanal pas një rivlerësimi të ofruesit të tij kryesor të të dhënave, Metals Focus Ltd. Sektori do të përbëjë 15-20% të prodhimit të minierave të arit në botë.
Në vende të tilla si Zimbabve, minatorët në shkallë të vogël përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të arit dhe janë një pjesë vitale e ekonomisë. Sipas udhëzimeve të reja të Bullion Market Association në Londër, këta minatorë mund të kenë më shumë vështirësi në shitjen e arit të tyre legjitimisht, pasi disa nga produktet e tyre mund të kategorizohen si “ari i gjakut”, pra produkte jashtë çdo rregulli ose mjedisi sigurie dhe ka të ngjarë të kontribuojë në krime të tilla si puna e fëmijëve dhe skllavëria.
Bloomberg
Ari s’futet në thasë për në Vjenë.
The Bureau of Engraving and Printing produces 38 million notes a day with a face value of approximately $541 million
(Shtypen printohen afersisht 541 million $ ne dite )
Keshtu thote Google dhe bankat askund ne bote nuk drejtohen nga tipa si Fullani po nga njerez qe pasurine e vendit te tyre nuk duan ta mbajne ne letra qe neser mund te mos kene asnje vlere po ne nje aset qe ka qe kur eshte krijuar njerezimi nuk i ndryshon vlera
Sa per usd vlera e tij ne krahasim me arin eshte rreth 30% e vleres qe kishte 10 vite me perpara
Ju lutem mos vini ne panik Shqiptaret. Fjalet Amerike apo dollar kane te njejtin kuptim per Shqiptarin. Perendia e qiellit ka vdekur dhe eshte zevendesuar me perandorine Amerikane. Ku do vemi te mbytemi ne nqs skemi Ameriken.