Partizani eshte shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj pas 38 vitesh
Djemtë e drejtuar nga trajneri Ylli Tomori janë shpallur sot kampionë të Shqipërisë, pasi kanë mposhtur në fazën finale me rezultatin e përgjithshëm me ndeshje 3 – 0 rivalet e Vllaznisë.
Djemtë e kuq, pas fitimit të trofeut të Kupës së Shqipërisë arkivojnë edhe Titullin KAMPION, duke shënuar një dominim absolut në Volejbollin e meshkujve dhe vajzave për sezonin 2018 – 2019 .