Në numrin e nesërm të “TemA Javore” do të lexoni kreun e dytë të kapriços në prozë të Leka Bungos “testament i një Mitomani”.
Me nota të thella ironie Bungo sjell një ngërthim të historisë dhe aktualitetin politik shqiptar, duke e lidhur me një tis absurdi por që duket që rrezaton tëpkë fenomenet e ambjentit publik shqiptar.
Viktor Emanueli III apo Sali Berisha, Fatos Nano e Avni Rusitemi, analistët e banaqeve televizive, por edhe atentatori që vrau kunatin e tij pasi burri i motrës ishte armik i partisë.
Polarizimi, mungesa e tolerancës dhe hipokrizia janë fenomenet që goditen fuqishëm me gjuhën artistike të Leka Bungos në Kreun e dytë të “Testamenti i një Mitomani”, ditari i të cilit është një përshkrim tragjikomik i historisë së mundimshme shqiptare…