Nga Astrit Patozi
(Një falenderim i pamjaftueshëm për themeluesit e BINDJES DEMOKRATIKE)
Mirënjohje dhe falenderime pafund për ju mijëra shqiptarë të lirë, që brenda 3 ditësh nënshkruat me shumë dëshirë për krijimin e BINDJES DEMOKRATIKE.
Duhet të ndjeheni gjithmonë krenarë se keni bërë gjënë e duhur për Shqipërinë për t’i dhënë jetë një projekti të bukur politik, i cili do ta ndryshojë shumë shpejt për mirë atë.
Përçmim dhe neveri për te gjithë ata, që u përpoqën pa sukses për të bërë pis vullnetin tuaj, duke shpikur një gjueti të pashembullt shtrigash me akuza të fabrikuara dhe me falsifikime në çdo cep të Shqipërisë. Edhe vrasësit apo trafikantët e drogës nuk janë përndjekur në këtë vend ashtu si ju këto ditë, dhe kjo e bën më të mjerë pozitën e atyre që e urdhëruan këtë poshtërsi morale, politike dhe njerëzore.
Koha po tregon dhe do të vijojë ta tregojë se ju ishin në krahun e duhur të historisë, kurse atyre që u përpoqën më kot të përdhosin dëshirën tuaj të dlirë për ndryshim do t’u ngelet vetëm turpi për atë akt të pashembullt dhe tinzar pabesie.
BINDJA DEMOKRATIKE do t’ju ngelet ju përherë në borxh, duke u zotuar solemnisht se nuk do të luajë kurrë me shpresën dhe besimin tuaj.
Do ju konsideruar si themeluesit e saj të parë, ne angazhohemi sot se do të bëjmë gjithçka që shumë shpejt të tregohet se mundimi dhe sakrifica juaj ia ka vlejtur.
Ne do të tregojmë, qysh në këto zgjedhje, se nuk ishte aspak rastësi, që ju u përgjigjët aq shpejt për t’i dhënë jetë një projekti të pastër politik për Shqipërinë, i cili i ka tronditur kaq fort gardianët e sistemit të kalbur, që ende janë duke kërkuar qenin e ngordhur tek fletët e firmave tuaja të hedhura me gjithë zemër nga e gjithë Shqipëria.
Falë jush, BINDJA DEMOKRATIKE ka arritur që brenda shumë pak ditësh të shndërrohet në referencën e vetme të shpresës dhe ndryshimit në Shqipëri. Ju faleminderit nga zemra të gjithëve! Bashkë e nisëm, bashkë do ta vazhdojmë dhe bashkë do ta përfundojmë këtë ëndërr fantastike.
Patos,
Mos biesh edhe ti ne preherin e Berishes, pas ca kohe, kuptohet.
Kjo, besoj,eshte frika e cdo shqiptari qe e do demokracine.
Dhe jo pa aresye, si ca particka me pare, vizualisht me histori te perafert.
Dhe aresyetimi?
“Gjaku s’behet uje”.
Ca firmoses e kane bere kere gje edhe me pare.
Pa merak or „vezhgues“ se ashtu do te ndodhe. Ky tipi nuk eshte gje tjeter vec jashqitje e antishqiptarit, antikombetarit dhe atij qe vodhi dhe vrau per te mbrojtur vjedhjet e tij dhe femijeve te tij (perfshi kete tipin) S.B. Keta marrin aq vota sa merr dhe Cari im po te dal te kerkoj voten popullore.
Urime Z Astrit patozit e iniciatorve qe kontribuan per Bindjen Demokratike,shqiptaret duke njohur Astrit patozin,si nji nder figurat e pastra te partise plakut,i pa perzier ne korrupsion e krime.Kjo parti meriton perkrahjen e popullit te ndershem shqiptare,per te larguar nji here e mire komunistat,spiunt e te pa aftit qe kane perfituar pa drejtesisht,ne saje te ktyre hajdutve te pa skrupullt.
Tito…do dua qe thirrja. jote te jete e vertete….jo.per qindra veta t’i quani..qindra mije..si Luli.. edhe ti thirrjen dergoja 3000 mije firmave qe te linden…dhe ne te tjeret do te mbeshtesim…pra mos me bej mua anetar te Bindjes..me deshiren tende…
me kembe ne toke…si fillim… ok
Do fitoni karin a Shkelzen kriminrli or ti Patoz, ti je shoeri i zenit or popull kot…
Akoma shkolla e hartimeve vazhdon krijmin e Partive Gelbaze e Sali Berishes ne lufte me Bajgat e Fatos Nanos shkurt mutacijon Enverjan
A do te botohet libri me kujtime: Kur lindi Partia, dhe a do te vendoset si lende mesimore ne shkollat e vendit?