Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi në Facebook, tha se ka marrë vendim që të shpallen persona non-grata, të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata në mohim të krimeve të luftës në Kosovë. Ky reagim vjen pas një interviste të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç për “Vesti Rusia”, ku kishte mohuar masakrën e Reçakut, duke thënë se “ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejtë i bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe në Kosovë”.
“I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Recak nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Millosheviçit në vitet ’90. Zëdhënësi i Millosheviçit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar. Serbia kreu krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Evropë që nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve. Arsyeja pse Daçiç dhe fashistë të tjerë në Serbi mohojnë krimet e luftës është sepse drejtësia ndërkombëtare dështoi në sjelljen e atyre para drejtësisë që kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë.
Nuk kishte kurrë një de-nazifikim të Beogradit. Drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë nuk do të arrihet kurrë nëse drejtësia vazhdon ta fsheh gjithë ato krime nën qilim. Nëse nuk ka dënim për krimet e Beogradit të kryera në Kosovë nuk do të ketë kurrë pajtim dhe këta fashistë në Beograd do të vazhdojnë të mohojnë krimet që kanë kryer. Si Ministër i Punëve të Jashtme kam vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata në Kosovë dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre.”, thuhet në postim.
Zyrtarë serbë që veprojnë në Kosovë si dhe Beogradi zyrtar, kanë mohuar përmes deklaratave publike se janë kryer krime të luftës në Kosovë, si dhe intervenimi i NATO-s, sipas tyre, ishte agression kundër forcave serbe. Një ish-ministër dhe një ish-zëvendës ministre e Qeverisë së Kosovës, nga komuniteti serb, u shkarkuan nga kryeministri Ramush Haradinaj, pasi thanë se shumë krime të kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe në të vërtetë nuk kishin ndodhur kurrë. Pas këtyre shkarkimeve, Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka filluar me përgatitjet për hartimin e një ligji që të dënohet secili person që mohon krimet dhe masakrat që janë bërë gjatë luftës 1998-99. Më shumë se 13 mijë e 500 llogaritet të jetë numri i personave të vrarë e të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99 në Kosovë. Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.
bravo, non-grata beni dhe ramutin e erdoganit.
..edhe kurven e fshatit qe te lindi ty, nen kembet e fashistit Papadoupoulos!
Politika serbe nuk u denua per krimet ne Kosove.Kjo eshte nje loje e Evropes.Sot me shume flitet per clirimtaret eUck-se si kriminele sesa per krimet e aparatit shteteror sserbKush ka marre persiper pergjegjesine per te udhehequr ne Kosove e Shqiperi duhet te ngreje zerin.Nqs nuk e bejne me mire te ikin nga politika qe mos te veshtiresojne pozicionin e shqipetareve.
Shyqyr qe u kujtust ti ngrini me force te madhe krimet e serbeve…Mos ndaloni deri sa serbet te paguajne per cka kane bere
Oj shurre.Ramushi eshte ai qe vendose takse e ndalesa ti je veq nje shurre.
Tash kur i erdh fundi dhe Serbia eshte mbeshtetur per muri, del ky shurra qe takohej me Millosheviqin ne kohen kur shqiptaret masakroheshin e deboheshin nga shtepite e tyre .Ndalesat ndaj serbeve i bejna ata qe gjithmone kane qene ne balle te luftes ndaj serbise siq eshte Ramush Haradinaj e jo ata qe punojne per ndarjen e kombit shqiptare .Sigurisht qe duhet te shpallen non grata.