Shkodër-Prishtinë, tragjedia e familjes Bushati më 1944

5 Maj 2019, 12:44Dossier TEMA

Nga Artan Boriçi

Në tetor të vitit 1943 Shqipëria u shpall vend me “neutralitet të mbikqyrur’’, ndërkohë që forcat gjermane mbushën vakumin që lanë forcat italiane të kapitulluara në shtator 1943. Në vjeshtë të vitit 1944 forcat naziste pësuan humbje të konsiderueshme në trupa dhe teknikë luftarake prej brigadave partizane. Që në maj forcat gjermane nuk i quanin partizanët “terroristë’’ apo “banditë’’, pra i trajtonin si formacione luftarake në luftë. Në këtë mënyrë, të burgosurit e të dy palëve i nënshtroheshin Konventës së Gjenevës.

Në këtë sfond të përgjithshëm, në gusht të vitit 1944, me firmë të Llesh Marashit, komandant i xhandarmërisë së qarkut Shkodër, dorëzohen tek Gestapoja gjermane qindra të burgosur politikë për tu dërguar në kampin nazist të Prishtinës.

Familja Bushati është familja më e madhe në Shqipëri. Një pjesë e saj, familja e Xheladin Bej Bushatit, ishte lidhur me rezistencën antifashiste. Djali i madh i Xheladinit, Seiti ishte ndër 200 anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare dhe kreu i Rinisë Komuniste ne Shkodër. Ai qendronte i fshehur, prandaj kapja e tij prej Kuesturës fashiste dhe më vonë prej xhandarmërisë dhe Gestapos u tregua të ishte mision i pamundur.

Në mesin e 140 të burgosurve politikë ishin Shyqyriu, djali i Xheladinit dhe Xhemali, kushëri i tij i parë, të arrestuar nga xhandarmëria e Shkodrës në bazën ku ndodhej teknika e Partisë Komuniste. Ishte gjithashtu, Burhani, djali i Xhaladinit, 13 vjeç, i arrestuar në shtëpi në prani të babait Xheladinit dhe së ëmës Havasë. Myzejeni dhe Aliu, në moshën 6 dhe 4 vjeçare nuk arrestohen. Xheladini dhe Havaja qendrojnë 24 orë në xhandarmëri dhe më pas lirohen, ndërsa Shyqyriu dhe Burhani, Xhemali dhe kushëriri i tyre Abdulla Kastrati dërgohen në kampin nazist të Prishtinës.

Kampi i Prishtinës ishte në mbyllje si rezultat i tërheqjes së gjermanëve. Gjermanët vendosën të pushkatonin të burgosurit, vendim që ishte në kundërshtim me Konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës. Në Shkodër u hap fjala se të burgosurit e Prishtinës mund të liroheshin me një sasi të caktuar floriri për çdo të burgosur. Prandaj Xheladin Beu niset për Prishtinë për të liruar dy djemtë dhe nipat e tij.

Siç tregon Burhani, kryetar i shoqatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shkodrës, fjala “komm’’ do të thoshte të dilje nga qelia dhe të mos ktheheshe më. Kështu ndodhi me Shyqyriun dhe dy kushërinjtë e tij më 23 tetor 1944. Por ndërsa Burhani po linte qelinë një kapter gjerman i afrohet dhe e shtyn duke i bërtitur “weg weg-weg’’ dhe Burhani ndryhet përsëri në qeli. Disa ditë më vonë vjen urdhëri i lirimit. Një nazist kroat lexoi emrat e të
burgosurve që duhet të liroheshin: Shyqyriu, Burhani, Xhamali dhe Abdullai. Xheladini pagoi në flori për lirimin e katër të burgosurve, ndërkohë që vetëm Burhani ishte gjallë.

Pas lirimit Burhani kaloi një sëmundje të rëndë dhe mbaroi universitetin për ekonomi. Ai u punësua në ndërmarrjen ushqimore në Shkodër ku doli edhe në pension si shef plani.

Shyqyriu, Xhamali dhe Abdullai u shpallën dëshmorë të atdheut. Eshtrat e tyre u vendosën në Shkodër shumë vite më vonë. Emri i tyrë është në një pllakë mermeri në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.

Llesh Marashi, pasi drejtoi luftën e armatosur të  23 janarit 1945 kundër partizanëve, kapet prej tyre dhe ekzekutohet me varje në Shkodër në vitin 1946. Në vitin 2018 ai shpallet “Nderi i Qarkut Shkodër”.

12 komente në “Shkodër-Prishtinë, tragjedia e familjes Bushati më 1944”

  1. Jimi says:

    Paradokse shqiptare!?

  2. xxx says:

    Shkodra gjithmone pas clirimit ka qene e mbetet HALEJA E SHQIPTARISE.

  3. I INDINJUAR says:

    SKANDAL:Spiunet dhe Bashkekriminelet, qe VRASIN Shqipetaret Atdhetare..Shpallen “Qytetare Nderi”????
    Turpe..dhe vetem Turpe..Kjo Ndodhe Vetem ne Shqiperi…lol

  4. G.F. says:

    Ndersa i madhi Sulçe Beg Bushati pushkatohet nga shoket e Xheladinit, pasi ishte tradhetuar nga disa njerez te tijte, Sulçe begu ishte patriot i njohur, filantrop dhe mendjehapur.

  5. Moisi Golemi says:

    Llesh Marashi, si m#t në shi.

  6. astrit vetiu says:

    E gjithe Shqiperia eshte e mbushur me te tilla histori.Rendesi ka se cilat mendje zgjedhin popujt per te mbajtur frenat e udhetimit..Keto detaje me fate njerezish perbejne te vertetat.

  7. Messerschmitt says:

    bushatllit nuk jane familje me orgjine shqiptare por me prejardhje turke ..pra jane mbeturina aziatike ne shqiperi !

  8. Kolegu i Fakulteti says:

    Artan Borici per gjithe keta deshmire qe ke ne familjen e nenes, nuk te takon te beheshe ashtu si ke qene deri dje, kaq i dhene mbas llumit te PD, sot paske ndryshuar.
    Me duket se tani ke dal ne fis, origjina eshte origjine sado te updatohesh ne pikepamje, nuk mund te kthehesh 180 grade, e di pse se behesh i pabesueshem.

  9. ali peza says:

    Sulço Beg Bushati kur eshte vrare ka qene per darke tek Veziri i Shkodres prandaj te jeni me i sakte.Ndersa kolaboracionistet jane rraca me e flliqur qe nje komb mund te kete.”Per inat te sime’ shkoj e fle me mullixhiun”

  10. Qivachi says:

    Bushatqiret jan bythqima shkodraleca.

  11. Blendi says:

    Si ka mundesi gjysma e ketyre Bushatlinjeve te Shkodres jane komuniste dhe gjysma tjeter balliste. Athua mos kane spijunuar njeri tjetrin se ne Shkoder per çeshtje politike dhe teologjike nuk ke shanse te depertosh tek bindjet dhe besimndryshmet,ose me dhune siç bene komunistet . Me at gjendje politike mediatike,mungese informacioni nuk mund te gjykohen shqiptaret e periudhes 1943 -1944. Prandaj post komunizni duhet te ishte nje beselidhje e re per shqiptaret,nje pajtim dhe bashkim i ri, e jo ndasi, biles edhe me keq se ne punizem. Prandaj Z.Artan lere rehat Z.Llesh se koha I dha te drejte atij. Se komunizmi dhe metodat e tij nuk jane zhdukur e nuk kane gjase te zhduken edhe per nje kohe te gjate ne Shqiperi.

  12. naimi says:

    nuk I njoh komentuesit por me vjen ndot qe I lexova. shumicen e komenteve te pakten. edhe per tu bere pjese e komenteve hezitova.., por ishin kaq te ndyra sa nuk behet. sa per berjen nder I qarkut Shkoder te atij, mund te them qe njeriun e turperojne veprimet e veta, e dine vete se ca kane bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje