VIDEO/ Tiranë – Durrës, autostrada më e rrezikshme në vend: Ja ku ndodhet "vatra e vdekjes"

5 Maj 2019, 11:37Sociale TEMA

Nga Rashela Shehu 

Kjo është një autostradë e çfarëdoshme në një nga vendet e Europës. Ndërsa kjo është autostrada Tiranë – Durrës.

Kilometra larg gjeografikisht, por akoma më shumë larg standardeve të familjes europiane ku Shqipëria pretendon të hyjë. “Kjo që po shihni ndodh në autostradën Tiranë – Durrës, në mbikalimin e Fllakës.

Makina që vijnë nga një kalim i paligjshëm futen në autostradë duke i prerë rrugën automjeteve që kalojnë me të paktën 90km/orë, duke krijuar një rrezik të vazhdueshëm për jetën e gjithkujt që përdor autostradën”.

Është një kalesë e paligjshme, në mes të autostradës, e cila ka shkaktuar me dhjetëra aksidente. Si ky i ndodhur vetëm disa ditë më parë, i fiksuar në këto pamje filmike të siguruara nga Tv Klan.

Veç automjeteve private, kalon këtu edhe urbani i Fllakës. Edhe pse i dukshëm, askush nuk ndërhyn për ta mbyllur këtë kalim të rrezikshëm.

Dikur këtu u vendosen parmakë metalike, por ato janë hequr dhe janë hedhur tutje, siç e shihni në këto pamje.

Do të mjaftonte që policia të merrte kamerat e sigurisë të bizneseve këtu pranë për të zbuluar dhe ndëshkuar sipas ligjit ata që i dëmtuan, duke cënuar sigurinë rrugore.

E po ashtu do të mjaftonin disa blloqe betoni për ta izoluar njëherë e mirë këtë rrezik. Por kjo duket e tepër për standardin e Shqipërisë, që teksa kërkon me këmbëngulje t’i hapet dera e Europës, nuk arrin dot të mbylle një vrimë të rrezikshme në aksin kryesor rrugor të vendit dhe për të venë rregull në të përfundimisht.

Pasi siç duket jemi mësuar, qe masa i marrim vetëm pasi na ndodhin fatkeqësitë.

3 komente në “VIDEO/ Tiranë – Durrës, autostrada më e rrezikshme në vend: Ja ku ndodhet “vatra e vdekjes””

  1. Mesjete says:

    Autostrada ( i thencin) Tirane -Durres eshte jashte cdo standarti. Hyn e del nga kjo rruge ne cdo moment. Ne kete segment me se te duhur , nuk eshte vene dore pasi po behet lufte qe ta marre nje klient dmth nje oligark, mbas deshtimit te indianit Gjiknur

  2. Arifi says:

    Nuk esht autostrad o gazetare leshi… esht rruge me 2 kalime . Tyryryryyyyyyyy . Shume dakort qe eshte e rezikshme dhe duhet te nderhyj urgjentisht kush esht pergjegjes per sigurine ne rruge. Nuk ka autostrada ne albanistan mos flisni brockulla

  3. Detari says:

    Autostrad quhet ajo? Si rruge fshati me duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje