Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” që transmetohet në Top Channel, ka qenë i ftuar një person me emrin Çelnik, i cili iu drejtua emisionit për të kërkuar rikthimin e bashkëshortes së tij, Klodjanës.
Çifti ka dy fëmijë bashkë, një vajzë të martuar e të bërë nënë tani, e një djalë që jeton me Klodjanën që kur ajo u largua nga shtëpia.
Çelniku dhe Klodjana kishin mosmarrëveshje të shumta, të papajtueshme dhe prandaj u ndanë.
Por vajza e tyre iu drejtua Anabel për të treguar anën tjetër të historisë.
Sipas saj, në emision është njollosur emri i nënës së saj dhe është ofenduar nga njerëz që nuk e njohin.
Në vijim gjeni letrën e saj:
“Përshëndetje o njerëz shqiptarë që nuk lini rast pa ofenduar dhe poshtëruar të tjerët për jetën e tyre. S’kam shkruar për jetë time ndonjëherë, as në ndonjë temë, as në ndonjë status.
Por, kur babai im doli në ekran mbrëmë për të poshtëruar mamin tim që ka qenë më e duruara, më e qeta në atë shtëpi, këtë nuk munda ta përtyp.
Unë dhe vëllai im s’e kemi konsideruar veten kurrë me baba. Asnjëherë nuk kemi marrë dashuri të pastër nga ai baba.
Gjithmonë na ka ngrënë me grindje për çdo gjë, edhe kafshatat e bukës na ka mallkuar. Na ka ulur në sytë e botës.
Për të kemi qenë fëmijë të këqinj dhe pse? Sepse unë një burrë desha, një mora dhe vëllain sepse ishte i urtë dhe nuk kthente gjysmë fjale.
Sa për dijeni të atyre njerëzve që mamin tim e bëjnë gjarpër, turishpifru dhe turikalë, më mirë të kthejnë sytë nga vetja se mund të kenë ndonjë hall më të madh se ne. mami im dhe atë kafshatën e saj e ka ndarë me atë burrë që i ka falur vetëm sëmundje.
E dini ju ç’bënte mami im një në tre ditë në atë shtëpi? Ajo grua që sot i ka mbetur vetëm dy lekë fytyrë, villte vrer migrene nga ai njeri i fëlliqyr, i ngjirej zëri nga tiroidet dhe i janë mbushur këmbët me variçe duke mbajtur në këmbë shtëpinë, fëmijët dhe atë burrë që s’e ka merituar kurrë kujdesin e saj.
Mami im është një gjyshe që mendon për një mbesë që ka (edhe kur dy çokollata i fal i duket mrekulli) dhe jo si ai që engjëllin tim e ka mallkuar që kur e kisha në bark.
Ndaj do ju lutesha të mos gjykoni e të mos qeshni njeri pa e njohur. Asnjë nënë nuk do të quhet kurvë pa arsye dhe asnjë fëmijë nuk do që nënën që i ka rritur me forcën e shpirtit t’ia poshtërojnë në këtë lloj mënyre.”
ca emisione moj qe nxjerrin zorret e barkut ! nje cope burri gomar del si trap aty dhe lendon femijet ! ore keni aty njerez te pergjegjshem apo jo ! e keni lene ne dore te asaj katunares arbana osmani ! ajo ska respekt per femijen e vet ! emision leshi !
Cdo fjale qe thote kjo vajze kunder te jatit asht e besueshme. Nje baba qe kombetarizon problemet familjare personale, ai nuk i duhet gja kuj, dhe pa dyshim qe vajza ka te drejte. Fatkeqesisht ne kete rast, as qendrimi i vajzes nuk asht ma i mire, mbasi edhe ajo po ban te njejten gja.
perderisa kjo vajze ka vetem fjale te keqija per kete baba duhet besuar ! ky burre mund te duket LLOSh por kur te iken gruaja nga shtepija mendohuni dy here ! del aty dhe do te bashkohet se ngeli pa sherbetore ! turp per emisionin dhe nivelin qe jep ne publik !
NDERROJA EMRIN EMISIONIT .BEJE :SI TI SHKATRROJME EDHE ATO PAKE FAMILJE SHQIPTARE QE KANE MBETUR.
KJO ZONJA QE DREJTON EMISIONIN ,DUHET TE NDIGJOJE TE DY VERSIONET ,SE CFARE THOTE BABI ,DHE CFARE THOTE MAMI.KETA JO VETEM QE JANE NGATRRUAR ,PORE U NGATRRUA EDHE ME FEMITE. SHKOI TE VINTE VETULLAT TEKE ALBANA ,DHE NA NXORI SYTE .
Kjo zonja nga Bulqiza qe drejton emisionin ka shkaterruar familien e vet duke ndare burrin. Prisni qe te bej te lumtur familjet e te tjereve?
Nuk arri ta shoh dot emisionin e kesa se ne cdo 3 raste, 2 i deshtojne dhe me e bukura eshte kur tenton me zor me i mbajte aty palen qe juk do vetem e vetem qe te kaloje pak orari.
Emision qe imiton ne cdo gje emisionin italian “CE POSTA PER TE” por sidomos drejtuesja imiton ne cdo gje Maria De Filipin.
Kur fillon e lexon letrat qe gjoja i kane shkruar te ftuarit te vjen per te vjelle se i/e ftuara zakonisht jane njerez qe mezi rrotullojne 2 fjale e jo me te shkruajne letra kuptimplote.
Dola pak nga tema per te shpjeguar se per cfare emisioni po flasim dhe se jush e ben ket emision qe nuk ka piken e fantazise po ka bere copy paste emisionin e te tjereve, dhe nuk ka menduar se mentaliteti eshte i ndryshem. Nejse, meshkujt shqipetare te nje fare moshe jane zakonisht per fat te keq si te dhunshem ashtu edhe injorante ne aspektin e sjelljes me gruan dhe femijet. Jo te gjithe por eshte shume e perhapur. Saqe konsiderohet burre i rralle ai qe eshte i respektueshem dhe i mire me familjen e tij.
Me keqardhje po e konstatojme perdite. Edhe kur gruaja merr guximin te kerkoje te ndahet, shprehja banale “nuk te gezon njeri tjeter pervec meje” eshte e para qe thuhet, a thua se ajo eshte placke apo biciklete. Keq, shume keq…
Ne vend qe te beheshim me te bute e te njerezishem ne demokraci, jemi bere perversa, dhunues e debila.
Ajo vajza ka te drejte se vetem nje femi i dhunuar e di se cfare ka hequr bashke me nenen.
KY EMISION QE JEPET NE TELEVIZION ESHTE NE KUNDERSHTIM TE PLOTE PER ARRITJEDHE ZGJIDHJE TE PROBLEMEVE BASHKESHORTORE.KY TE NXJERRE BOJEN DHE NUK E DI SI MUNDE TE BASHKOHEN KUR JANE DESK RIDITUAR DHE MARRE ATE VULEN NE PASAPORTE PER TE HARRUAR TE KALUAREN.LE TE KETE AXHENSI PSIKOLOGJIKE QE TE MERREN ME KETO PROBLEME FAMILJARE KU SHKALLA E NJHJES SE MANGESIVE TE KARAKTERIT TE NJERIT APO TJETRIT MBETET NE NJE NUMER SHUME TE VOGEL NJERZISH DHE JO SI NE TELEVIZION.SHQIPTARI KA ATE SHPREHJEN E BUKUR QE “HESAPET E SHTEPIS NUK DALIN NE PAZAR,KUSHDO I LANE TE PALARAT NE SHTEPIN E TIJE DHE PO ASHTU I NDENE DHE I THA PO NE SHTEPIN E TIJE” BARDI.
Me vjen keq per ju. Nena juaj dukej nje grua shume e vuajtur dhe e qete. Ju besoj plotesisht.
Falini njerezit qe flasin si t ju vije.
Rrespekt për Ju Vajze, dhe Rrespekt për Nënën Tuaj, Jo gjithmonë Gjaku i bashkon Njerëzit, ka edhe nga Ata të Gjakut tënd që janë te Poshtër, kurrë los ja Fal, nëse është keshtu
brez me i dhire se ky brez i ri sot nuk ka ekzistuar! Nuk kan respekt per krijuesin>>> Nene e Babe) nuk punojn, drogohen, duan lux, duan te hajn ne kurriz te prinderve jan gjakpires dhe brez muti!
shumica e burrave shqiptar jane dembela, hajdut, genjeshtar, rrin gjithe diten ne per kafene dhe gruja i mban me buke.
Jo te gjithe, por shumica.
Bravo, nje vajze e guximshme me mend ne koke.
Mjer gra si nena e kesaj qe kane ngelur nen meshiren e monstrave siq ishte ky qe kur ngelen me gisht ne goje vazhdojne e shantazhojne.