Pasuria e deklaruar e presidentit të Maqedonisë së Veriut: Nga lëvizja me makinën e gruas, te kursimet modeste

6 Maj 2019, 17:50Rajoni TEMA

Presidenti i Maqedonisë së Veriut do të jetë Stevo Pendarovski.

Profesori dhe administratori i cili ka mbajtur poste të larta në kabinetet e presidentëve të kaluar rezulton se ka një pasuri të një qytetari të zakonshëm.

Mediat maqedonase filluan të gërmonin në pasurinë e tij dhe sipas të dhënave të publikuar në web faqen e Komisionit Antikorrupsion, Pendarovski rezulton se ka një makinë të vjetër të tipit Jugo dhe një llogari prej 12 mijë e 230 eurosh.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka një makinë Reno Megan dhe një llogari devizash.

Gjatë fushatës së tij Pendarovski ka treguar se makinën Jugo e mban për nostalgji dhe nuk është funksionale, e ndërsa për të lëvizur përdor makinën e gruas. Për një foto ku ai shihet me një makinë luksoze thotë se nuk është e tija por që e pati marrë me qira.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka jetuar me rrogë nëpunësi shtetëror, ndërsa gjatë viteve të fundit ka punuar si profesor, por edhe deputet në vitin 2016.

Para kësaj ka qenë këshilltar për siguri në kabinetet e ish-presidentëve Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski.

Stevo Pendarovski do të betohet në postin e ri më 12 maj, kur do ti përfundojë mandati presidentit aktual Gjorge Ivanov, i cili ushtroi detyrën e presidentit për dy mandate.

14 komente në “Pasuria e deklaruar e presidentit të Maqedonisë së Veriut: Nga lëvizja me makinën e gruas, te kursimet modeste”

  1. Joni says:

    Gjithe ky profesor e s’ka ditur te beje para’ mjaftueshem per te blere nje makine te mire. Likja jone nga shtangist, u be miliarder pa punuar nje dite te vetme ne profesionin qe u diplomua.

  2. Lloji says:

    Fix si Presidenti yne! Si floriri i Mona petllës

  3. Ceni says:

    Ish profesori mund te bente leke, mund te blinte dhe apartmente, si hajdutet tane. Por te jetosh ne shoqeri duhet te ruash fytyren.

    1. naim says:

      Mire e ke thene Ceno.

  4. prandaj maqedonia hyn ne BE para shqiperise says:

    Kurse pasurise se presidentit shqiptar, i ben marketing Klan tv me bundren Sonila meco
    Ne shqiperi duhet te hyj ne fuqi ligji : varje ne litar per politikanet hajdut

  5. biks says:

    NUK E KUPTOJ PERSE HABITENI PRESIDENTI YNE ILIR FLORIRI NUK KA AS MAKINE BHE ME E KEQJA AS BICIKLETE MEGJITH QE BICIKLETES NUK DI ME I DHENE…..

  6. EJ says:

    Epo likja i punon mirë metalet ?️,
    i ngjitin shumë.

  7. Ktu tek ne kaq pasuri i ka roja likefloririt dhe imagjino mark marku gjomarka e prof fuga te mos themi prof i madh i pedhit …..
    HAJDE NE SHQIPERI QE TE VJEDHESH MILIONA BRENDA VITIT SI KEYA HORRAT TANE dhe ky popull debil i shkon mbrapa dhe i duaryroket

  8. xy says:

    Cfar ndryshimi na duket e pa besushme ! Sa te pa fat qe jemi me keta politikan hajdut me ne krye Like floririn

  9. TOMORI SHBA says:

    Mos valle , kane ngateruar Pendarofskin me Ilir Floririn. Mbase Iliri esht i varfer, sepse e ka zgjedhur Edi Rama, ndersa Penndarofskin e zgjodhen qytetaret.
    Zoti Meta, esht cilesuar politikani me i pasur i ballkanit, Nuk e dim nese birn apo prokuroria e kan mare ne konsiderat kete denancim. Po qe, se u duhet materjal, per te hetuar te kerkojn e shohin Pamfletin se ai ua tregon pasurin e Presidentit Ilir Meta.

  10. Brahoo says:

    Te gjitha postimet kane Like floririn si referim,edhe Maqedonia eshte shume here me shtet se ne.

  11. Shqiptari nga Kosova says:

    Sepse nuk eshte shqiptar. Shikoni, kudo qe ndodhemi ne jemi ose behemi te pasur. ..!

  12. rexha 10 says:

    PO PSE JA VINI FAJIN LIKES.PSE NUKE THONI GJE SE KUSHE E ZGJODHI PRESIDENTE ,DHE E DINTE SHUME MIRE HISTORINE E VIDIOS PRIFTI QE NDERROI JETE PASTAJ.KETA MIRE QE TE RRJEPIN DUKE VJEDHUR ,PORE TE JAPIN EDHE MENDE SE SI FUKSIONON DEMOKRACIA EDHE SE JANE TE GJITHE PA SHKOLLE. U BENE TE GJITHE DOKTORRA ME UNIVERSITETIN E MAQEDONISE KU PRONARI ESHTE MIKU I LIKES.ME E BUKURA ESHTE SE NUKE NDALEN KURRE DUKE KANDIDUAR PER NE PRESIDENCE,APO PER KRYEMINISTER.
    JANE EDHE HAJDUTE QE EDHE TE VRASIN ,PORE JANE EDHE PA MORAL.KETA DUHET TE KALOJNE NGA DERA E PRESIDENCES ,APO E PARLAMENTIT NE DEREN E BURGUT 326. ASNJE NGA POLITIKANET E TRANZICIONIT 30 VJECARE ,NUKE E JUSTIFIKON PASURINE QE KANE .PERFSHI KETU EDHE VILEN NE SURREL TE KRYEMINISTRIT.

  13. Vatra says:

    Qenka burrë i mirë ky edhe në politikë edhe i ndershëm të pakët janë sot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje