Me një gjatësi 60 metra dhe gjerësi 45 metra, kjo është skulptura më e madhe e shpendëve në botë.
U deshën 6 vite që skulptura gjigante e betonit në zemër të Kerala në Indi, e quajtur Jatayu Earth Center, të ndërtohej.
Ideja ishte e regjisorit dhe skulptorit indian Rajiv Anchal, i cili gjithmonë ëndërronte të sjellë në jetë zogun mitik Jatayun. (TemA)