Pendarovski: Kosova s’i prish raportet Shkup-Beograd

7 Maj 2019, 13:33Rajoni TEMA

Presidenti i porsazgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka përsëritur se do të jetë President i të gjithë qytetarëve, sepse “presidenti duhet t’i bashkojë qytetarët”, ndërsa tha se mbështet dialogun në shoqëri dhe njoftoi se do të punojë të arrihen synimet e shtetit, që janë anëtarësimi në NATO dhe BE.

Ai tha për të përditshmen serbe “Politika” se orientimi euro-atlantik i vendit të tij mbështetet nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, nga maqedonasit, nga shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët, e të tjerë, transmeton Koha.net.

Presidenti i ri beson se qëndrimi i Shkupit zyrtar në raport me Kosovën nuk i pengon marrëdhëniet me Serbinë, dhe tha se personalisht do të bëjë çdo përpjekje që këto marrëdhënie të shkojnë në drejtim pozitiv.

Këtu bie pa dyshim edhe takimi bilateral me Presidentin Aleksandar Vuçiq, të cilin takim shpresoj ta realizoj porsa të marrë detyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore”, deklaroi presidenti maqedonas Pendarovski.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje