Sekretari i Përgjithshëm i OSBE “shuplakë” Bashës e Kryemadhit, takon Ruçin e Ballën: Vijoni Reformën Zgjedhore me deputetët e rinj në Kuvend

7 Maj 2019, 13:54Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger ka dhene sot mesazhe te qarta per vijimin e Reformes Zgjedhore, me kontributin, sipas tij, te deputeteve te rinj ne Kuvendin e Shqiperise.

Zyra e shtypit e Kuvendit, ben me dije se deklarata eshte bere gjate takimit qe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Në takim ishin të pranishëm Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deputeti Fate Velaj dhe Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e OSBE-së Igli Hasani.

Kryetari Ruçi e falënderoi Sekretarin Greminger për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, për marrjen e kryesisë së OSBE-së në 2020 dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Sekretariatin dhe institucionet e OSBE-së, si ODHIR, Komisionerin Lartë për Minoritetet, Përfaqësuesin mbi Lirinë e Medias dhe në mënyrë të veçantë për gatishmërinë e ODIHR-it për të monitoruar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shqipëria është e nderuar që do marrë këtë detyrë të rëndësishme, do të vijojë të jetë e angazhuar në përmbushjen e objektivave të përbashkëta, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Greminger përshëndeti rifillimin e punës së komisionit të reformës zgjedhore, me pjesëmarrjen edhe të deputetëve të rinj të opozitës, të cilët po plotësojnë vendet ne Kuvend. Reforma zgjedhore dhe Reformat e tjera duhet të vazhdojnë me kontributin e deputetëve te rinj në parlament.

Sekretari i Përgjithshëm Greminger falenderoi Kryetarin e Kuvendit për bashkëpunimin e ngushtë dhe produktiv midis Shqipërisë dhe OSBE dhe nënvizoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet gjate presidencës shqiptare të OSBE në 2020.

Aktualisht, po bashkëpunohet për përcaktimin e prioriteteve të Presidencës shqiptare te OSBE për vitin 2020.

2 komente në “Sekretari i Përgjithshëm i OSBE “shuplakë” Bashës e Kryemadhit, takon Ruçin e Ballën: Vijoni Reformën Zgjedhore me deputetët e rinj në Kuvend”

  1. Vezhguesi says:

    Normal qe ashtu e kane qefin keta sepse sa me shume trazira te kete ketu aq me shume justifikojne qendrimin e tyre dmth me shume leke, pune e soguruar dhe dieta etj e ti edhe nodnje gop pse jo!? Sa me e qete dhe normale aq me pak i hyne ne pune dreqit keta muter

  2. Vjola says:

    Ju lumte OSBE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje