Mbyllet gjysmëfinalja Ajaks-Tottenham me rezultatin 2-3. Të gjithë golat e ndeshjes me VIDEO

8 Maj 2019, 22:55Sport TEMA

Ajaksi dhe Totenhemi luftojnë sot për biletën e dyst në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve, ku i pret Liverpuli që u kualifikua me një përmbysje spektakolare. Holandezët shkojnë më të avantazhuar në duelin e sotëm pasi kanë fituar 1-0 jashtë fushës së tyre, ndërsa te Totenhem, situata komplikohet edhe nga mungesat e shumta.

Ten Hag ka vendosur të ndryshojë pak rreshtimin e tij në krahasim me ndeshjen e një jave më parë në Londër, duke hedhur formacionin thuajse identik me atë të javës së kaluar që realizoi një tjetër triumf historik në transfertë. I vetmi ndryshim është ai i Veltman me Mazraui në prapavijë.

Ndërsa në radhët e anglezëve kthehet korani Son, arma kryesore në sulmin e skuadrës së Poçetinos i cili ka jashtë për dëmtim Herri Kejn. Njëkohësisht, përsëri në formacion është edhe Jan Vertongen, lojtari i cili u dëmtua një javë më parë në sfidën ndaj holandezëve.

—————————————————————————-

Mbyllet gjysmëfinalja Ajaks-Tottenham me rezultatin 2-3

GOL! Cmenduri cfare ndodh ne kete takim. Lucas Moura i jep kualifikimin skuadres se tij

Minuta 79’- Shtylla i mohon golin Zieh, teksa godet me të majtën një goditje rrafsh me tokën

GOL! I jashtezakonshem Lucas Moura qe barazon rezultatin duke rindezur shpresen e Tottenhamit per kualifikim

GOL! Tottenhami shkurton rezultatin me ane te Lucas Moura qe konkretizoi ne menyre perfekte nje kundersulm te skuadres se tij

Minuta 53′- Onan ben nje pritje te mrekullueshme duke i mohuar golin lojtarit te Tottenhamit Delle Alli

Nis pjesa e dyte e ndeshjes Ajaks-Tottenham

Mbyllet pjesa e pare me rezultatin 2-0

GOL! Ajaksi dyfishon rezultatin duke hipotekuar kualifikimin per ne finale pas nje super goli te shenuar nga ana e Zijeh

Minuta 30′- Tadic humbet nje rast te arte per Ajaksin per te dyfishuar rezultatin ku pas veprimeve te bukura ne zone topi i goditur prej tij kalon gjithe pasqyren e portes duke perfundur jashte

Minuta 23′- Tjeter mundesi e mire per angelzet me Lucas qe godet fort brenda zones, por topi shkon ne duart e Onana

Minuta 22′- Son humbet nje mundesi te arte per te barazuar shifrat ku i vetem perballe portierit Onana, ndalet nga ky i fundit

Minuta 17’- Karton i verdhë për Sisoko, për një faull ndaj Taljafikos.

GOL! Ajaksi kalon ne epersi me ane te De Ligt qe mposht Lloris pas gjuatjes me koke brena zones, ne feste tifozeria vendase

Minuta 3′- Tadic krijon rastin e pare duke iu afruar golit te avantazhit me ane te Tadic, i cili ndalet mrekullisht nga Lloris

Nis ndeshja me topin e pare te nisur nga qendra nga ana e skuadres se Tottenhamit

Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atmsofere te mrekullueshme te krijuar nga tifozeria vendase

Skuadrat zbresin ne fushen e lojes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje