Messi sulmohet në aeroport nga një grup tifozësh!

8 Maj 2019, 18:58Sport TEMA

Eliminimi i Barcelonës nga Champions League në mënyrë të turpshme për të dytin vit radhazi nuk është përtypur aspak mirë nga tifozët blaugrana të cilët këtë herë madje e kanë tepëruar pasi kanë sulmuar atë që konsiderohet edhe si futbollisti simbol dhe më i miri i të gjitha kohërave te Barcelona.

Në momentin që skuadra është kthyer nga Liverpooli dhe ka zbritur në aeroport, ka ndodhur një ngjarje vërtetë e shëmtuar pasi një grup tifozësh të irrituar kanë sulmuar Lionel Messin.

Ishte Pepe Costa, një pjesëtar i stafit të Barçës, i cili e largoi argjentinasin, duke evituar një incident që mund të kishte përmasa akoma më të mëdha.

Një gjë është e sigurt, në kampin blaugrana gjërat nuk janë aspak mirë…

2 komente në “Messi sulmohet në aeroport nga një grup tifozësh!”

  1. IVONI says:

    Nje takim qe duhet te hetohet ..!

  2. pirro says:

    Mendoj se nuk ishte i gjithe faji i Barcelones. Ka shume mundesi qe dlojtaret e Liverpoolit te kene marre doping. Per kete duhet kerkuar UAFA-s nje nje testim gjaku dhe urine per lojtaret e Liverpoolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje