VIDEO / “Më gjobitni po deshët”, Klop i këput një të sharë gjatë intervistës pas ndeshjes

8 Maj 2019, 09:53Sport TEMA

Jurgen Klop ishte papërmbajtshëm pas fitores së shkëlqyer të skuadrës së tij përballë Barcelonës.

Trajneri i Liverpulit nuk e mbajti gëzimin as pas sfidës, kur u paraqit para kamerave për intervistat e zakonshme.

“Gjithçka ishte… e gjitha performanca ishte shumë e mirë”, tha ai për “BT Sport”.

“U thashë djemve para ndeshjes së ishte e pamundur, por meqë jeni ju, ne kemi një shans.

Unë kam parë gjatë gjithë jetës time kaq shumë ndeshje futbolli, por të luash ndaj më të mirëve në botë…

Të fitosh është e vështirë, por të fitosh me rrjetë të paprekur…

Është ora 22:10 në Angli dhe fëmijët me shumë mundësi janë në shtrat ndaj më falni për gjuhën”, tha Klop i cili i këputi më pas një të sharë në anglisht për të përshkuar talentin e lojtarëve të tij,.

“Më gjobitni po deshët, nuk më intereson”, tha duke qeshur trajneri gjerman i Liverpulit.

2 komente në “VIDEO / “Më gjobitni po deshët”, Klop i këput një të sharë gjatë intervistës pas ndeshjes”

  1. STAR says:

    Traineri me i mire ne bote!

  2. nacionalisti says:

    Njeriu qe personifikon frymen e grupit, motivimin, perkushtimin, deshiren per te arritur aty ku llogjika nuk te lejon.
    Respekt per thjeshtesine, modestine, pergjegjesine qe merr ne ditet e veshtira.
    Lojtaret japin shpirtin per ket njeri, sepse ky njeri ka nje veti te jashtezakonshme

    AI ESHTE GJITHMONE KRAH ATIJ QE KA NEVOJE

    RESPEKT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje