Liverpool realizoi përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Barcelonës, duke fituar me rezultatin 4-0, ndërsa në ndeshjen e parë u mundën 3-0 në Spanjë.
Ndeshja në “Anfield” nisi me ritëm të lartë për vendasit, që arritën të shënojnë që në minutën 7’, falë Divock Origi, i cili shtyu në rrjetë një top të larguar nga Ter Stegen.
Pas këtij momenti faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter publikoi një postim inkurajues për veten e tyre dhe tifozët.
“Ne do shënojmë, Liverpoolit i duhen PESË – dhe ne do e shënojmë një të paktën…dakord?”, shkruante klubi në faqen e vet dhe tifozët e miratonin një zëri me komentet e tyre.
Gjithsesi rezultati në fund përmbysi të gjithë këtë parashikim, madje duke u turpëruar edhe më keq, duke pësuar edhe tre gola të tjerë.
Për këtë, postimi është shpërndarë me mijëra herë në rrjetet sociale.