Ndeshja e kthimit mes Liverpulit dhe Barcelonës në Ligën e Kampioneve gjen skuadrën angleze në pozita shumë të vështira, pasi i mungojnë dy nga yjet e skuadrës për dëmtim. Si Salah, ashtu edhe Firmino nuk ia kanë dalë të bëhen gati për këtë duel, ndaj Klop është dashur të improvizojë me sulmin për duelin më të rëndësishëm të sezonit.
Trajneri gjerman ka vendosur t’i besojë Xherdan Shaqirit që nga minuta e parë, duke shpresuar që ai të bëjë diferencën me shpejtësinë dhe tekniken e tij. Në krah të tij në repartin e avancuar do të jenë Origi dhe Mane.
Nga ana tjetër, Barcelona paraqitet me formacionin titullar të ndeshjeve të fundit, me Kutinjon që luan përkah Mesit dhe Suarez. Katalanasit vijnë të qetë pas suksesit 3-0 në ndeshjen e parë dhe do të kërkojnë të administrojnë sa më mirë atë rezultat.
———————————————————————-
Mbyllet ndeshja Liverpul-Barcelona me rezultatin 4-0. Liverpuli kualifikohet per ne finale
GOL! I jashtezkonshem Liverpuli qe permbys gjithcka qe shenon golin e katert me Origin qe me kete rezultat i jep kualifikimin skuadres se tij
GOL! E jashtezakonshme cfare ndodh ne Anfield Road, Wijnaldum shenon serish duke permbysur gjithcka
GOL! Wijnaldum dyfishon shifrat duke mposhtur Ter Shtegen
Minuta 50′- I pafat Van Dijk qe i mohoet i dyfishte per ekipin e tij duke u ndalur nga Ter Shtegen
Nis pjesa e dyte e ndeshjes Liverpul-Barcelona
Mbyllet pjesa e pare me rezultatin 0-0
Minuta 46′- Jordi Alba humbet mundesine me te mire per te barazuar rezultatin duke gabuar perballe Alisson qe e ndal mrekullisht
Minuta 45′- Lionel Messi provon me nje goditje nga distanca, por topi i goditur prej tij perfundon ngjitur me shtyllen pingule
Minuta 43’- Provon Robertson nga shumë larg, por devijon Vidal, dhe topi shkon në goditje këndi
Minuta 35’- Mane rrëzohet nga Lengle jashtë zonës, teksa shkonte kërcënueshëm drejt portës, por për kryesorin nuk ka asgjë
Minuta 22′- Nje tjeter mundesi e arte per Liverpulin per te dyfishuar rezultatin me Robertson qe godet fuqishem brenda zones, por ndalet mrekullisht nga Ter Shtegen
Minuta 15′-Tjeter pritje e mrekullueshme nga Alisson qe i mohon nje gol te sigurte Kutinjos
Minuta 13′- Messi i afrohet golit te barazimit, por Alisson ben mrekulline duke e derguar ne kendore
GOL! Zhbllokohen menjere shifrat me Liverpulin qe kalon ne avantazhin me ane te Origit duke rindezuar shpresat per nje kualifikim te mundshem
Minuta 2′-E nis menjehere ne sulm Liverpuli qe rrezikon me Shaqirin, por topi i tij perfundon jashte duke fituar nje goditje kendi
Nis ndeshja me topin e pare te nisur nga qendra nga ana e skuadres se Barcelones
Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atmosfere te mrekullueshme ne Anfield Road
Skuadra zbresin ne fushen e lojes