Antonio Conte lë “me gisht në gojë” tifozët e Romës. Trajneri i famshëm italian, në një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport, ku ka folur me detaje për jetën e tij, për fëmijërinë dhe sukseset në futboll si lojtar dhe trajner, ka hedhur poshtë zërat se në fund të sezonit do të marrë drejtimin e verdhekuqve.
“Jam dashuruar me kryeqytetin (Roma) kur e vizitoja gjatë dy viteve si trajner i kombëtares. Në “Olimpico” ndjeva pasionin, por sot nuk janë kushtet për ta drejtuar Romën. Por herët a vonë…”
Trajneri nga Lecce është shumë i qartë: Roma nuk është në projektet e tij afatshkurtra, sepse nuk i plotëson kushtet e tij sportive. Ndoshta i plotëson Interi?
“Kushtet e mia duhet t’i plotësojë çdo skuadër që më kërkon. Unë duhet të kem perceptimit që mund të mposht këdo. Duhet ta ndiej që është e mundur të fitoj. Ndryshe, nuk e kam problem të qëndroj pushim.”
Por a është i mundur rikthimi tek Juventusi?
“Mendoj se Juventusi e ka nisur një rrugëtim dhe mendoj se me Allegrin janë të kënaqur, pasi po bën mirë. Të nesërmes nuk i duhet kurrë…