Kush është talenti shqiptar që po mahnit Italinë

6 Maj 2019, 18:15Sport TEMA

Trajneri i Kievos së rënë nga kategoria, Di Karlo, kundër Spal hodhi në fushën e lojës një tjetër talent të ri. Është mbrojtjësi shqiptar Anxhelo Ndrecka, i cili në shtatorin e ardhshëm bën 18 vjeç dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik italian. Së bashku me Semper, Vignato dhe Grubac, Ndrecka është një nga talentet tek të cilët Kievo shpreson në ringritjen e shpejtë në Serinë A.

Për ndeshjen kundër Spal, Anxhelo Ndrecka bëri debutimin e tij me Kievon, duke u bërë kështu shqiptari më i ri që luan në një moshë kaq të re në elitën e futbollit apenin. I lindur më 24 shtator 2001 në Desenzano del Garda, me origjinë të qartë shqiptare, ai luan në mbrojtje dhe është një nga lojtarët më interesante të akademisë së Kievos, e cila në pjesën e fundit të sezonit ka ndjekur politikën e promovimit të futbollistëve të saj të rinj.

Kur zbriti në fushën e lojës të dielën nuk impresionoi shumë, por trajneri i tij e justifikoi, duke thënë se emocionet në këtë ndeshje të parë ishin shumë herë më të forta se aftësitë që ai zotëron në këmbë. Ndrecka gjithmonë ka thënë se e ëndërronte ditën kur do të luante një ndeshje zyrtare në Serie A, një mundësi që mbërriti në kohën kur ai ndoshta nuk e kishte pritur, vetëm 17 vjeç. Por Ndrecka është rekordmen edhe për vetë Kievon, pasi ai është lojtari i katërt që ekipi veronez hedh në fushën e lojës i lindur pas vitit 2000. Pra brezi i mijëvjeçarit të ri është baza e projektit për ringritjen e Kievos së re, shkruajnë mediet në Itali.

Vetë Ndrecka është shprehur shumë i emocionuar për këtë debutim të tij me fanellën e Kievos. “E konsideroj veten një djalë shumë fat që kam përmbushur ëndrrën time vetëm në moshën 17-vjeçare. Jam krenar që e kam bërë këtë me këto ngjyra, por premtoj se kjo është  vetëm pika fillestare.”- ka thënë Ndrecka.

Ndrecka nuk është talenti i vetëm i perspektivës që Kievo ka propozuar në këto tre muajt e fundit. Bashkë me 17-vjeçarin shqiptar, Semper, Depaoli, Vignato, Mexhiorini dhe Grubac kanë treguar se mund ta marrin prej dore vitin e ardhshëm Kievon për ta ringjitur në elitë. Anxhelo Ndrecka ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të kombëtares shqiptare, ku në dy grumbullimet e fundit ishte thirrur nga kombëtarja U-19. Por nëse ai do të vazhdojë me performancat e mira, nuk do të ishte habi që shumë shpejt ta shikojmë të grumbullohet me ekipin e parë, pasi edhe Edi Reja njihet si një trajner që beson shumë te të rinjtë.

3 komente në “Kush është talenti shqiptar që po mahnit Italinë”

  1. Wth says:

    Nuk shikoj te jete mahnitur njeri ne Itali !
    Futet ne nje ndeshje qe per Kievon nuk ka interes, nuk luan mire, luan me U19 ne Shqiperi por nuk dime te kete rene ne sy dhe te kete bere dallimin.
    Nuk kuptohet se perse gazetaret tane perserisin te mburrin me superlative pa asnje baze. Shesin imazh, influence, apo e kane nga paftesia ?!
    Shkruani realisht, mos demtoni sportin dhe vete perpjekjet e te rinjve. Besoj se i dini cfare fiaskosh keni reklamuar me pare dhe biles beni dhe presion tek trajneret e kombetares.

  2. Aman more se na vdiqet me keto shkrime per te marre klikime. As vete ky futbollisti anonim nuk di c’shkruhet per te. Lereni more mos ja ngrini kot veshet perpjete!

  3. supertalenti says:

    Po si mund te shpresoje nje ekip tek nje mbrojtes or gazetaruc qe ,ai çmendi Italine e ti po na çmend neve me keto broçkulla!Maksimumi ai mund te behet nje Hysi si tek Napoli qe nuk di te vrapoje “nje supertalent qe çmendi Napolin “por qe Ançeloti nuk e aktivizon si te pa pershtateshem per ekipin qe drejton!Ndaj lerini shakate se sot jemi me te informuar se Ju,direkt e s’eshte nevoja telexojme perkthime gazetat e radhes qe shkruajne sensasione per shit blerje tirazhi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje