Këtë të dielë do të luhet ndeshja që është më e bukura e futbollit shqiptar – derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana. Një duel që këtë rrallë ka një specifikë shumë të veccantë pasi të dyja ekipet luftojnë për objektiva krejt të kundërta.
Në rast të një fitore në derbi ditën e dielë skuadra e Partizani do të siguronte matematikisht titullin e kampion që mungon prej 26 vitesh në vitrinën e trofeve të klubit të kuq. Ndërsa, tek Tirana lufohen për të mbijetuar në Superiore ku edhe pse fitoi këtë fundjavë me Skënderbeun sërish mbijetesa nuk është siguruar plotësisht.
Ndërkohë, përmes një video të publikuar në faqen zyrtare në facebook, klubi i Partizanit ka sjellë në memorien e tifozave një duel derbi të sezonit 1970-1971 kur të kuqtë fitonin me rezultatin 2-1 fal dopietës së shënuar nga Panajot Pano, ndërsa për Tiranën shënonte Mema, vit kur fituan dhe titullin kampion.
Një video motivuese për lojtarët e sotëm të cilët janë duke bërë realitet endërrën e tifozave të Partizanit duke rikthyer titullin në shtëpinë e tyre. (TemA)