VIDEO/Gjimshiti dhe Atalanta ‘përjashtojnë’ nga Champions-i Strakoshën

5 Maj 2019, 17:13Sport TEMA

Këtë javë Seria A rezervonte një përballje direkte mes shqiptarëve si ajo mes Lacios së Tomas Strakoshës dhe Atalantës së Berishës dhe Berat Gjimshitit. Por nëse portieri Berisha e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli, e kundërta ishte për dy shqiptarët e tjerë që ishin protagonistë.

Në fitoren 3-1 të bergamaskëve meritë kishte edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti i cili i ndihmuar edhe nga mbrojtësi i kryeqytetasve që kontribuoi në golin e tretë duke mposhtur Strakoshën, i cili nuk mund të bënte asgjë për të evituar golin.

Më parë për Atalantën kishte shënuar Zapata dhe Kastanjos. Një realizim që vulosi triumfin e bergamaskëve ndërsa Lacio, e cila kishte kaluar e para në avantazh, duket se i ka dhënë fund ëndrrave për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë dy takimet e tjera të Serisë A dhuruan dy barazime spektakolare.

Sampdoria barazoi në transfertë 3-3 ndaj Parmës, teksa vëmendjen e mori sulmuesi Kualjarela i cili shënoi një dygolësh për të shtuar edhe më shumë diferencën në krye te golashënuesve me ndjekësit. Ndërsa Sasuolo barazoi 2-2 në shtëpi me Frosinonen.

 

1 komente në “VIDEO/Gjimshiti dhe Atalanta ‘përjashtojnë’ nga Champions-i Strakoshën”

  1. Himarjoti says:

    Behuni gazete serioze me lajme injorante nga turqia pastaj kaloni ne lajme sportive nga italia fallco,ndeshja u shite nga Lacio informohuni dhe lexoni perpara se publikoni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje