Interi nuk ia del në transfertë, ndërlikon rrugën për në Champions

4 Maj 2019, 22:50Sport TEMA

Interi ka hedhur një hap të gabuar në transfertë duke barazuar me rezultatin 0-0 përballë Udinezes që renditet në vendet e fundit të tabelës. Zikaltërit kanë pasur raste të shumta për të shënuar por pa arritur që të gjejnë golin e avantazhit.

Si në pjesën e parëm, ashtu edhe në të dytën zikaltërit kanë qenë kërkues të golit më shumë se vendasit, por portieri i Udinezes është treguar hero në disa momente duke mbajtur të paprekur portën e tij. Ky barazim, ndërlikon jo pak rrugën e Interit për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.

Aktualisht, zikaltërit renditen në vendin e tretë me vetëm 4 pikë më shumë se Atalanta e vendit të katërt dhe 5 më shumë se Roma që ka pozicionin për në Ligën e Europës por që kanë nga një ndeshje më pak se Interi. Javën e ardhshme, Interi ka një takim të lehtë në letër ndaj Kievos së vendit të fundit. sakaq, me këtë barazim Udineze i largohet me një pikë Empolit të vendit të 18 që është në zonën e rënies nga Kategoria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje