Mungojnë Firmino e Salah, Klopp i detyruar të kthejë sytë nga Shaqiri

6 Maj 2019, 13:01Sport TEMA

Në pritje të komfirmimit zyrtar për mungesën e Firminos, por edhe të Mohamed Salah në gjysmëfinalen e kthimit të Championsint me Barcelonën, tashmë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka nisur të mendojë për lojtarët qe do t’i zëvendësojnë.

Tekniku gjerman është i detyruar të improvizojë një formacion sulmues, për të tentuar një përmbysje të madhe pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.

Parimisht, Daniel Sturridge duhet të bëjë numrin 9, ndërsa për rolin e egjiptianit Salah do të vendoset mes Origit dhe Shaqirit.

Sulmues belg, me origjinë keniane, duket më i avantazhuar se futbollisti shqiptar. Ai shënoi golin e fitores ndaj Newcastle, që mban ende në lojë “The Reds” për fitimin e titullit në Premier League.

Liverpoolit i duhet të paktën 3 gola (dhe të fitojë me 11-metërsha) për të eliminuar Barcelonës e në këtë kontekst nuk ka shumë zgjedhje taktike, veçse të sulmojë me të gjithë artilerinë që ka në dispozicion. Edhe nëse nuk do të jetë titullar, duket i pashmangshëm aktivizimi i Xherdan Shaqirit të paktën gjatë lojës, duke parë mungesat e rëndësishme në fazën sulmuese.

1 komente në “Mungojnë Firmino e Salah, Klopp i detyruar të kthejë sytë nga Shaqiri”

  1. sportedashesi says:

    Kesaj i thone si thojmi na nga anet tona :Te kishte halla k…qe do te quhej xhaje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje