Rrëfimi i teknikut kroat: Faleminderit Edi Reja që më bëre trajner, do të merresha me turizëm

7 Maj 2019, 16:34Sport TEMA

Pak javë më parë, Edi Reja u emërua trajneri i ri i Kombëtares dhe padyshim që eksperienca e tij do ta ndihmojë Shqipërinë duke qenë se është një nga trajnerët më me eksperiencë që kanë drejtuar ndonjëherë kuqezinjtë. Përveç karrierës së tij të gjatë, Reja duket se ka qenë një ndihmë e madh edhe për të tjerët.

Këtë e ka pranuar trajneri kroat i Udinezes, Igor Tudor i cili shprehet se u detyrua të linte futbollin në moshë të re për shkak të dëmtimeve, duke shtuar se Edi Reja e lidhin me botën e trajnimit. Ai ka falënderuar trajnerin e Shqipërisë, duke shtuar se pa të, sot do të merrej me turizëm.

“Ndalova së luajturi futboll për shkak të problemeve të shumta fizike. Më pas, Edi Reja më mori te Hajduk Spliti si asistent i tij. Ishin 6 muaj të ngarkuar kur nisa të kuptoja bukurinë që ka kjo punë. Nëse sot jam trajner, duhet të falënderoj Rejan. Nëse nuk do të merrja këtë rrugë, besoj se me shumë mundësi do të isha supermarrës turistik në Hvar, vendin ku ka lindur babai im”, tha mes të tjerash trajneri i Udinezes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje