VIDEO: Liverpul i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm! Kualifikohet në finale me një përmbysje të çmendur ndaj Barcelonës

7 Maj 2019, 22:54Sport TEMA

E jashtëzakonshme dhe e mrekullueshme, Liverpuli ka bërë atë që shumë pak e prisnin, përmbysjen e madhe kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e kthimit të zhvilluar në Anfield Road.

Një 90 minutësh magjik dhe spektakolar i zhvilluar nga të besuarit e Jurgen Kloop, të cilët zhvlersuan humbjen e pësuar në takimin e parë në Camp Nou me rezultatin 3-0.

The Reds triumfuan përballë tifozave të tyre me rezultatin e thellë 4-0 duke u bërë endrrën realitet duke u kualifikuar për në finalen e madhe të Madridit, që me këtë përmbysje sot janë padyshim favoritët kryesorë për të fituar Champions League.

Heronjtë e Liverpulit në këtë sfidë janë Orgi dhe Wijnaldum që të shëuan nga një dopietë për ekipin e tyre duke i siguruar kualifikimin për në finalen e madhe.

Ndërkohë, nga krahu tjetër Barcelona e Lionel Messit bëri një ndeshje jashtëzakonisht shumë të dobët duke mos dal dot në lojën e tyre, për të pësuar një eleminim tepër të hidhur.

Kjo përmbysje e Liverpulit rikthen në mermorie një tjetër mrekulli që The Reds bën në vitin 2005 kundër Milanit , që fituan dhe trofeun e Champions Leaguen, që të njëjtën gjë do ta synojnë ta bëjnë dhe këtë vit.

Më poshtë golat e shënuar nga këtë takim. (TemA)

Goli i parë i shënuar nga Origi

Goli i dytë i shënuar nga Wijnaldum

Goli i tretë i shënuar nga Wijnaldum

Goli i katërt i shënuar nga Origi

5 komente në “VIDEO: Liverpul i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm! Kualifikohet në finale me një përmbysje të çmendur ndaj Barcelonës”

  1. zoga e vodices says:

    Nje jave me pare nje gazetar tek tema shkuante barcelona e ka futur ne kasaforte finalen pas fitores 3-0 por sic duket haruan dhe ju dhane kodin ekasafortes ekipit te liverpulit qevodhen kasaforten dhe shenuan 4 gola.

  2. altin isufi says:

    Thjesht te magjishem

  3. 19 says:

    Lat nom komentator injorant ajo ishte film ashiqare haka barca 4 gola as tirona si ha ato gola o koqe kandari.

  4. STAR says:

    FENOMENALE! DHIS IS ANFILD!

  5. pirua says:

    Eshte Liverpuli i jashtezakonshem, apo diçka nen rrogoz leviz?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje