Nga Italia: Hysaj refuzoi ofertën e një klubi të madh gjerman

8 Maj 2019, 20:16Sport TEMA

Situata e Elseid Hysajt mund të kishte qenë krejtësisht ndryshe nëse mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare do të kishte pranuar një ofertë mjaft të mirë që i mbërriti në verën e kaluar.

Nga përtej Adriatikut bëjnë të ditur se një klub i madh gjerman kishte kërkuar futbollistin shqiptar, duke ofruar edhe një shifër të konsiderueshme për kartonin e tij, por ajo ishte kthyer mbrapsht.

Umberto Kiarelo, gazetar i njohur italian, ka deklaruar në një emision televiziv për “Canale 21” se Hysaj ishte shumë pranë lamtumirës. “Një klub shumë i rëndësishëm gjerman dëshironte të paguante 30 milionë euro për të pasur Hysajn në fundin e sezonit të kaluar. Ky është një informacion i sigurt i konfirmuar.

Por reagimi i futbollistit dhe ai i menaxherit të tij, Mario Xhiufredi, ishte që të qëndronte, aq sa i rregulluan kontratën me një përmirësim financiar. Kësisoj, shqiptari qëndroi aty ku ishte. Por sot, 30 milionë ndoshta nuk i vlen më”, tha Kiarelo, duke e cilësuar këtë një mundësi të humbur për Napolin që të fitonte financiarisht nga transferimi i futbollistit.

1 komente në “Nga Italia: Hysaj refuzoi ofertën e një klubi të madh gjerman”

  1. Çentrale says:

    Po mos shkruani budallallëqe. Prisni kur Hysaj të luajë në kategorinë e dytë ose të tretë.
    Lojtar kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje