Ramush Haradinaj: Dyshoj se Mogherini ideoi ndarjen e Kosovës dhe diskutoi me Thaçin, Vuçiçin e Ramën. Duhet të kërkojnë falje

8 Maj 2019, 17:00Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vijuar të akuzojë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai thotë se dyshon që ata kanë diskutuar për ndryshimin e kufijëve.

Haradinaj deklaroi se ata që kanë thënë se përmes lëvizjes së kufijve mund të arrihet paqe, e kanë ditur se në atë mënyrë arrihet luftë dhe e kanë bërë qëllimish.

Ai nuk ka lënë pa akuzuar as shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Ne nuk kemi interes me hap Kosovën e 17 shkurtit, se këtë Kosovë të 17 shkurtit e ka mbyll Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Nuk ka popull në Ballkan që nuk e ka edhe një hartë tjetër, ne shqiptarët i kemi do harta qysh kishim pas qejf me i pas kufijtë, serbët i kanë do harta qysh kishim pas qejf me pa Ballkanin, por nuk është një popull në Ballkan nuk është një shtet që nuk ka harta. Ju siguroj që kushdo që thotë që përmes lëvizjes së kufijve ose ri-korrigjimit të kufijve arrihet paqe e di që arrihet lufta, arrihen tragjeditë, ata që propozojnë marrëveshje me kufij me qëllim po e bëjnë, me shti Ballkanin në jo stabilitet edhe për minimum dy dekada, ata nuk janë të pavetëdijshëm, ata njerëz nuk janë aq të padijshëm sa mos me ditë që po duan jo stabilitet”, tha ai.

Sipas kryeministrit të Kosovës, ata duhet t’i kërkojnë falje popujve të tyre dhe taksa paguesve të Bashkimit Evropian, që e kanë humbur një vit me një ide të tillë.

“Ekziston një dyshim i bazuar që zoti Vuqiq, zoti Thaçi dhe zoti Rama kanë pasur diskutime lidhur me ndarjen e Kosovës, ekziston ky dyshim i bazuar nuk mund ta konfirmoj, por ekziston ky dyshim i bazuar se kjo është bërë nën udhëheqjen e zonjës Mogherini, shpresoj që tani ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për kohën që ia kanë humbur vetes dhe popujve të vet, edhe BE-së, taksa paguesve  të BE-së ja kanë humb mbi një vjet kohë dhe i kanë shkaktuar humbje investimit të BE-së për më shumë Evropë. Fatmirësisht që ndodhi marrëveshja Greqi – Maqedoni e Veriut, se ndryshe Evropa do të ishte shumë humbëse në investimin e vet, kjo ka mund të shkojë edhe më keq”, tha ai.

Haradinaj tha se nuk beson që procesi i Mogherinit do të zgjasë, duke përmendur këtu zgjedhjet në BE që pritet të mbahen në fund të muajit maj. Sipas tij, nuk duhet ndërhyrë në agjendën e atyre që do ta marrin pastaj përsipër këtë proces.

Ai sqaroi se nuk ka asgjë personale me ndërmjetësuesen e dialogut Kosovë-Serbi, veçse tha se e ka kundërshtuar në çështjen e kufijve pasi kjo temë lidhet me fatin e fëmijëve në Kosovë.

Për kufijtë në këtë tryezë ka folur edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, i cili tha se ndryshimi i tyre nuk është asnjëherë zgjidhje e problemeve.

“Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, nuk ka funksionuar asnjëherë, nuk kemi ndonjë shembull në histori kur i prekni kufijtë që të zgjidhet diçka. Kështu që jemi të lumtur të shohim këtë takim (takimin e Berlinit) që nuk e ka mbështetur këtë. Nëse lëvizni kufijtë nuk zgjidhen të gjitha arsyet e konfliktit, kështu që duhet të punojmë në çështjet të cilat nuk janë zgjidhur dhe këtu në Ballkan nëse filloni t’i prekni kufijtë hyni në telashe, kështu që nuk është një ide e mirë dhe kjo pothuajse është shmangur edhe në takimin e Berlinit dhe shpresojmë që do të largohet përgjithmonë”, tha ai.

Tryeza e KDI-së erdhi pas përfundimit të Samitit të Berlinit që u mbajt në fund të muajit të kaluar, ku morën pjesë kryeministrat dhe presidentët e Ballkanit Perëndimor me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

16 komente në “Ramush Haradinaj: Dyshoj se Mogherini ideoi ndarjen e Kosovës dhe diskutoi me Thaçin, Vuçiçin e Ramën. Duhet të kërkojnë falje”

  1. kujtimi says:

    Jepi ramut se po e mbron i vetem kosoven.

  2. Koba says:

    HAJDE DRU ME PRE !! LUMSI TI E LUMSI NE !!

  3. ¬ says:

    Inteligjenca e Haradinaj është e barabart me një nxënës të 9 vjeçares. (ndaj dhe martohen me moshat 11 vjeçare). Pedofil i sjellshëm

  4. Jep says:

    Dhe ne kemi degjuar qe ramushi esht kokrra idjotit. Me te degjuar e kam, Athere si I bie qe esht e vertet?
    Jep fakte o zotri, leji llogjet e kafeneve.
    Vazhdo ki shprese se bashic dhe berishovic do ta bejn dardanine qe ta njohi Serbia. Fol me fakte, po I ke ather te shtrengojm doren

  5. Beni USA says:

    Po ca kryeministri eshte ky mo, politika nuk eshte folklor o Ramush, mire qe vet nuk ke lexu nje liber ne jeten tende, po funksioni te jep shume keshilltar, shteti nuk eshte mehalle,ose ode burrash, imagjinoni sikur komunistat te vinin Myslim Pezen per te drejtu shtetin, meqenese ishte komandati i te pares cete partizane.

  6. Spinoza says:

    Duhet te jesh hajvan ti nuk je burre shteti,jeni bere qesharak ne sy te gjithe botes me keto qe thoni,anormal komplet

  7. Futja kot says:

    Ramushi operon me psikologjine e tradhetise. Se ai eshte patrioti dhe kush eshte kunder idese se tij eshte tradhetare. Me sa duket, Ramushi nuk pranon debate dhe as ide te kunderta. Po ku eshte e keqja te diskutosh idene e ndryshimit te kufirit? Askund, perderisa ideja hidhet ne tavoline, ballafaqohen argumentat dhe ne fund vendoset. Kjo eshte rruga e drejte e diskutimit dhe marries se vendimit, Jo vendimet e njeaneshme.

  8. Arben says:

    Lere propaganden Ramush,Haga te dha lirine,e shikon sa e pergjegjshme eshte si organ i BE. Ne BE edhe sikur nje te kete dashakeqesi, nuk te len te gabosh tjetri. Kishe simpatine e tere shqiptareve kur dole i pafajshem, dhe e di pse dole i tille, ,,sepse lufta e Kosoves, SHBA dhe BE kunder Milosheviqit ishte e drejte por jo pse ti je aq burre i mire. Flirtrove me komunistin erdogan ne rrembimin e 6 shtetasve turq, e ky veprim nuk njihet si vlere njerezore e demokratike ne familjen europiane. E shikon çpo ben erdogani ne stamboll, original si Berisha ne zgjedhjet vendore 2011, nuk e pranon verdiktin e popullit.

  9. Psikologjia e manipulimit te turmave says:

    Ca inteleigjence kerkohet qe te kuptosh nese ndeshja liverpool barcelone ishte apo nuk ishte e shitur duke marre parasysh dhe tere ata komentatore ne tere boten qe e supozuan si te patrukuar apo fiksuar?!!!

    Nese dikush thote se ishte e trukuar mos valle ka inteligjencen e nje nxenesi te fillores??????????????
    Qau mesi e do te thote qe ndeshja nuk u shit?
    po te qante basha, mero do te shkruante: “Ja e verteta e loteve te bashes””” dhe komentuesit qe do ta pergezonin per ate shkrim
    …..
    lere
    une te bej klikime e ti nuk me le postimin??!!

  10. gloria says:

    RAMUSH USH USH, TI JE TURPI I KOSOVES, LUM ATA QE TE KANE…..
    KANE NE KRYE NJE HAJVAN…

  11. ~~~~ says:

    Se marr vesh ça na duhet ne me kete çeshtje. Ketyre shendet tu thuash u duket si plaç. Vetem se Ramushi duhet ta dije qe vertet ishte lufta e kosovareve, por ishte dhe mbeshtetja e NATO-s ( SHBA dhe BE) qe e materializuan formimin e ketij shteti. Pastaj, ky kur e dinte se sa i mbanin nervat pse nuk e shmangu fare takimin e Berlinit, po la nam me sjelljen e tij prej halldupi.

  12. Kanina e ismailit says:

    DUHET te shtoje o ramush kapedani ,qe te treve eshte per tu qire te zonjat ,te parit edvinis ramas te dytit hashim BEOGRADIT , dhe te tretit atij qe i shkerdhehej e jema me shqiptarin. KETA dy dobicat hane buken e SHQIPTAREVE dhe bene duvan e serbo grekeve.

  13. Plaku says:

    Qe eshte nje vrases i ndyre e di gjithe Kosova,por po tregon qe eshte dhe shumë i lige e nuk ndalet para asgjeje edhe pse demton unitetin kombëtare duke fantazuar vetem per te fituar elektorat ne zgjedhjet e ardheshme per ti shpetuar ndeshkimit nga gjykata speciale,ashtu siç ka shpetuar deri tani…..ne burg do ta ngrysesh jeten o Ramush lopa…..??????????

  14. NNP says:

    Te thuash se ne rastin e ndryshimit te kufijve Ramush Haradinaj nuk ka te drejte do te thote se OSE JE IDIOT OSE JE TRADHETAR .ZGJIDHNI E MERRNI E MOS HANI MUT KOT. LEGENA E INJORANTE.,!

  15. xx says:

    O Kanina e ismailit ,o kapedan i Ramushit,o hajvan i lulushit.

  16. sapa says:

    Eshte fatkeqesi e madhe qe te gjykosh negativ nje njeri vetem kur i lexon dialektin dhe jo kuptimin e fjaleve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje