Skeda e pasurisë e kryetarit të bashkisë Pustec: Ja si janë rritur të ardhurat

8 Maj 2019, 14:38Kronika TEMA

Pasuria e deklaruar e kryetarit të bashkisë së Pustecit, Edmond Themelo ka regjistruar luhatje të vogla gjatë dekadës së fundit ndërkohë që të ardhura e tij kanë ardhur kryesisht nga funksioni, bujqësia dhe blegtoria dhe turizmi.

Edmond Themelko u zgjodh për herë kryetar i bashkisë së Pustecit në vitin 2015-të si kandidat i Aleancës Maqedonase për Integrim Europian me 80.9 % të votave.

Kjo parti e minoriteti maqedonas ishte pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane, e cila udhëhiqej nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Megjithatë, ‘suksesi’ i Themelkos në zgjedhje duket se i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Sipas deklaratës së tij te dekriminalizimit të dorëzuar në prill 2016, zoti Themelko ka pasur probleme me drejtësinë në Maqedoni  – ku akuzohet se ka ndihmuar ish-kryeministrin e djathtë Nikola Gruevski për manipulimin e zgjedhjeve në vendin fqinj. Ai ka listuar në formularin e dekriminalizimit dhe një dënim penal të vitit 1995, të cilit i referohet thjeshtë si “dënim me kusht për kundravajtje penale në bazë të ligjit për aksizë”.

Përpara krijimit të bashkisë minoritare të Pustecit, Themelko ka drejtuar që nga viti 2007 e deri në vitin 2015-të Komunën Liqenas.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e kryetarit të bashkisë Pustec në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku Themelko nga viti 2007 deri në 31 dhjetor të vitit 2017. [kliko për skedën në pdf]

Në vitin 2007, në deklaratën para fillimit të detyrës, Themelko ka deklaruar një pasuri prej 2.8 milionë lekë, Pasuria e tij e deklaruar një dekadë më vonë kap një vlerë vetëm 8 mijë lekë më të madhe, për një total të regjistruar në fund të dhjetorit 2017 prej 2.88 milionë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga një shtëpi banimi një katëshe me vlerë 1.5 milionë lekë dhe pasuri të luajtshme 1.38 milionë lekë – makinë Chevrolet Captiva. Themelko nuk ka deklaruar likuiditete në bankë dhe as likuidet cash në periudhën 2007-2017, çfarë ngre pikëpyetje se ku i depozitohet rroga nga bashkia e Pustecit.

Të ardhurat e subjektit gjatë periudhës së deklarimit kapin vlerën 12.7 milionë lekë, nga të cilat 9.3 milionë ose 73% vijnë nga paga për shkak të funksionit, 1.57 milionë lekë vijnë nga bujqësia dhe blegtoria dhe 1.1 milionë lekë nga turizmit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik-logjik i subjektit nw 11 rezultoi pa probleme.

Përveç kontrollit aritmetik-logjik, BIRN bërë dhe skanimin cilësor të deklaratave të subjektit. Nga ky kontroll rezulton se subjekti deklaron të ardhura nga bujqësia, blegtoria dhe turizmi në vlerën 2,7 milionë lekë gjatë periudhës që ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë (2007-2017), por nuk shpjegon nëse ka paguar tatimin mbi këto të ardhura.

Deklarata para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

1 komente në “Skeda e pasurisë e kryetarit të bashkisë Pustec: Ja si janë rritur të ardhurat”

  1. Pustec city says:

    Thuhet qe shume asete qe i jane grabitur shqiptareve, LSI-ja i ka fshehur ne Pustec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje